“Dinjiteti” dhe “DOM” shqyrtojnë pjesëmarrjen në qeveri Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se koalicioni qeveritar është stabil dhe ka 65 deputetë, njofton KlanM. Ai këto komente I bëri pas paralajmërimeve të disa partnerëve më të vegjël të qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre. “Normalisht se në kuadër të koalicionit ka parti politike me qëndrime të caktuara që ideologjikisht dhe operacionalisht dallojnë nga partitë tjera politike, por në kahjet kryesore politike të koialicionit qeveritar, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Dje nga partia “Dinjiteti” që drejtohet nga Stojanço…
Author: Jeta almakos
Në adresën elektronike për denoncimin e dhunës brenda një kohe të shkurtër kanë mbërritur dhjetëra porosi, disa prej të cilave janë raportime nga nxënës se kanë qenë viktima të dhunës të një forme të caktuar. Kështu njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të cilët adresën elektronike [email protected] ose paraqitdhunë@mon.gov.mk e hapën pas vrasjes në një shkollë në Serbinë fqinje. “Janë marrë rreth 20 mesazhe, disa prej tyre janë sugjerime të ish-pedagogëve se si të ndikohet në dhunën e bashkëmoshatarëve, dhe disa janë raportime nga nxënës se kanë qenë viktima të një forme të caktuar të dhunës së bashkëmoshatarëve për…
Kryetarët e komunave përsëritën thirrjen e tyre se regjistrimi i nxënësve në klasë të parë duhet të bëhet në shkollat brenda territorit të komunës që I takojnë dhe jo sipas përzgjedhjes së tyre. Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se kjo ka për qëllim barazimin e shkollave me nxënës dhe jo mbingarkimin e klasave me nxënës të komunave të tjera. Sipas Kostovskit, përjashtime do të bëhen në raste të caktuara. “Me disa ndryshime të vogla këtë vit sepse e përditsuam rregulloren për pranim të filloristëve. U shtua edhe një klauzulë që tashmë e kanë disa komuna, filloristët që…
Maqedonia e Veriut përmes zbatimit të praktikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), synon të krijojë një ombrellë për t’u mbrojtur nga manipulimi i dezinformatave. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë qëndrimit në SHBA brenda kësaj jave me përgjegjësin e Qendrës Globale të Angazhimit, James Rubin, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi që përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në luftën kundër manipulimit të informacionit. “Memorandumi për bashkëpunim parasheh intensifikimin e bashkëpunimit në aktivitetet që Qeveria ndërmerr në trajtimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Bashkëpunimi përfshin shkëmbimin e praktikave të mira dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të…
Procedurë për vepër penale “uzurpim i patundshmërive” dhe paraburgim, ka kërkuar Prokuroria Themelore në Shkup, për dy personat e ndaluar nga policia pas punimeve pa leje pranë Poliklinikës në Bit Pazarit, përcjell Klan Macedonia “Të dyshuarit e moshës 45 dhe 42 vjeçare, në mënyrë të pacipë, kanë shembur me ekskavator një pjesë të rrethojës së poliklinikës ‘Bit Pazar’ dhe kanë filluar të rrafshojnë dhe tamponojnë tokën afër objektit shëndetësor që nuk ishte në posedim të tyre, me qëllim që ta shndërrojnë në parking edhe pse për të nuk kanë pasur lejen e duhur nga komuna”, thonë nga prokuroria. Prokurori publik…
Dy të rinj nga Tetova kanë rënë nën prangat e policës, pasi tek ta është gjetur lëndë narkotike. Polcia ka njoftuar se është kryer edhe një bastisje tek shtëpia e njërit prej të arrestuarve, përcjell Klan Macedonia. “Me datë 13.05.2023 në ora 15:16 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 18 vjeçarin B.F dhe 23 vjeçarin B.H, të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit personit B.H iu gjet marihuanë, ndërsa me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku githashtu është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”, thonë nga MPB, përcjell KlanM. Të dy të arrestuarit janë shoqëruar në…
Incidente gjatë ndeshjes së Kupës së RMV-së në hendboll MPB-ja ka hapur procedurë kundër policit i cili goditi hendbollistin Filip Taleski, për të konstatuar përse ka bërë një veprim të këtillë dhe nëse do të ketë dënime, njofton KlanM. Ky akt ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kurse në MPB nuk është parashtruar kallëzim për këtë rast. “Pas përfundimit të ndeshjes sportive, për shkak rrëmujës së shkaktuar nga dy ekipet në terren, fillimisht reagoi sigurimi i ndeshjes, kurse më pas nga ana e një zyrtari policor nga Policia e Ohrit, janë ndërmarrë masa fizike. Sipas detyrës zyrtare, Departamenti për…
Sot rreth orës 00:50 në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë, A.O.(21) nga fshati Veleshtë, duke drejtuar veturën “Volkswagen Golf” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalur kështu nga rruga njofton MPB. Pas plagëve të marra, vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore e Strugës. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe ekipi SPB Strugë.
Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës është rritur për dy centimetra, kurse niveli i liqenit të Ohrit është më i lartë për një centimetër krahasuar me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Enti Hidrometeorologjik. Niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është 1.91 metra më i lartë se mesatarja në muajin maj, ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe Ohrit janë më të ulëta se mesatarja, për 1.97 metra në Prespë dhe 23 në Liqenin e Ohrit. Niveli i ujit pothuajse në të gjithë lumenjtë e vendit është më i…
Kishin prishur rrethojën e oborrit të Poliklinikës së Bit Pazarit dhe kishin filluar me punime për ndërtim… Por punimet e tyre i ndërpreu policia. Dy persona përfunduan nën pranga ndërsa u sekuestrua edhe makina ndërtimore me të cilën ishte rrënuar rrethoja. Për Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski ky rast është uzurpim i pronës. Ai tha se askush nuk lejohet të cenojë pronësinë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pronë private ose shtetërore. “Ka një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë pas orës 19. Do të thosha është një tentim për uzurpim dhe ndërtim. Askush nuk mund ta cenon pronësinë pavarësisht nëse…
Shoqata “Man and Mountain”, administrata e Komunës së Gostivarit, ndërmarrjet publike, shkollat e mesme komunale dhe Kryqi i Kuq i Gostivarit, organizuan së bashku aktivitetin ekologjik “Pastrim gjeneral në fundjavë”. Mbeturinat e grumbulluara gjatë aksionit do të menaxhohen nga ndërmarrjet komunale dhe të njëjtat do të selektohen dhe riciklohen në mënyrë adekuate. Ky aksion kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes mbi higjenën publike dhe mbeturinat të hidhen atje ku e kanë vendin e tyre. Gjithashtu në kuadër të aksionit, mbollëm edhe disa pemë dekorative. Komuna e Gostivarit është një nga komunat e cila në vazhdimësi kujdeset për ambient të pastër,…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot ka vizituar komunën e Krushevës, ku nga atj tha se Krusheva është një destinacion i njohur turistik për adhuruesit e adrenalinës dhe turizmit alternativ si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Bytyqi së bashku me kryetarin e komunës Tome Hristoski analizuan punën e bërë nga programi për mbështetjen e konkurrueshmërisë lokale dhe rajonale në turizëm, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. FATMIR BYTYQI,ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Me kënaqësi dëgjoj se projekti i realizuar për rindërtimin e sallës sportive me rreth 45 milionë denarë, i siguruar nga…

