Kryetarët e komunave përsëritën thirrjen e tyre se regjistrimi i nxënësve në klasë të parë duhet të bëhet në shkollat brenda territorit të komunës që I takojnë dhe jo sipas përzgjedhjes së tyre. Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se kjo ka për qëllim barazimin e shkollave me nxënës dhe jo mbingarkimin e klasave me nxënës të komunave të tjera. Sipas Kostovskit, përjashtime do të bëhen në raste të caktuara.
“Unë pohoj me përgjegjësi se është shumë më mirë që fëmija juaj të mësoj në një klasë me 18-24 fëmijë, në vend të një klasë me 34 nxënës. Prandaj, besoj se ky proces i ndarjes së zonave që po bëjmë është në interes të të gjithë nxënësve, sepse në fund të fundit synimi ynë është t’u ofrojmë kushte më të mira për arsimim. Njëkohësisht, kërkoj nga të gjithë ata që nuk janë banorë të komunës tonë gjithashtu t’u përmbahen rregullave të vendosura me ndarjen e zonave dhe të mos bëjnë presione shtesë, sepse vendimi i Këshillit të Komunës së Karposhit është marrë me konsensus të të gjithë këshilltarëve dhe të gjithë duhet ta respektojmë”, u shpreh Stevço Jakimovski, kryetar i Komunës së Karposhit.