Author: Jeta almakos

Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë është tërhequr nga përdorimi për shkak të gabimeve përmbajtësore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për formim të ekipit autorial për përpunimin e librit të ri dhe autorët e interesuar mund të paraqiten deri më 5 qershor. Për shkak të gabimeve në libër, të cilat ishin vërejtur në dhjetor, vetëm disa ditë pasi që e morën nxënësit, reagoi Shoqata e historianëve dhe opinioni, ndërsa MASH-i në fund të vitit të kaluar informoi se komisioni do ta rishqyrtojë tërë përmbajtjen dhe do të japë propozim për korrigjimet adekuate. Ministria e Arsimit…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja e drejtuar nga Hristijan Mickoski shprehet e habitur nga, siç thonë, “mbrojtja që i bën Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, ish udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”. Reagimi i VMRO-DPMNE-së erdhi pas komunikatës së sotme të kabinetit të zv.kryeministrit të parë Artan Grubi, ku pos përgënjeshtrimit të pretendimeve të partisë së Mickoskit për çmimin e atleteve të Grubit, thuhet edhe se, udhëheqësia aktuale e VMRO-së e ka sjellë partinë në nivelin më të ulët të mundshëm, ndërsa theksohet se ish kryetari Nikolla Gruevski ka rejting katër herë më të lartë se drejtuesi aktual i partisë, Hristijan Mickoski. “Është shumë interesante që Ali Ahmeti…

Lexo më Shumë

Kabineti i zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, ka kërkuar nga VMRO DPMNE-ja të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale që bën kjo parti në adresë të z.Grubi. Reagimi vjen pas pretendimeve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, se çmimi i atleteve të Grubit që mbante veshur një ditë më parë, ka qenë 450 euro. Nga kabineti i Grubit, thonë se shpifjet e VMRO-së janë bërë përditshmëri ndërsa propagandën e tyre e krahasojnë me atë të Hitlerit. “Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi…

Lexo më Shumë

SPP Shkup ka bërë kallëzim penal kundër shtetasve I.A.(36) dhe B.S.(35), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më datë 16.05.2023 në Shkup, zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën e pasagjerëve BMW, e cila drejtohej nga I.A. dhe B.S. ka qenë pasagjer, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar tre pistoleta tip “Crvena Zastava”, tre karikatorë dhe disa fishekë të kalibrit 7.62×25 mm.

Lexo më Shumë

Çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 13% nga 1 korriku. Kompanitë e energjisë kanë paraqitur oferta në Komisionin Rregullator të Energjetikës duke kërkuar çmim më të lartë të rrymës. Elektro-distribuimi kërkoi rritje prej 32 për qind, MEPSO për 53 për qind dhe MEMO për 83.3 për qind. “Nëse i pranojmë të gjitha këto kërkesa, atëherë kjo do të nënkuptonte rritje të çmimit përfundimtar të energjisë elektrike prej 12.7 për qind, diku në çmim prej 13 për qind. Sigurisht, në periudhën e ardhshme do të analizojmë të gjitha këto kërkesa dhe diku rreth 20 korrikut do të informojmë se…

Lexo më Shumë

Ushtarët rusë hodhën në erë një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk të Rusisë, sipas Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës. Andriy Demchenko, zëdhënës i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, tha për Ukrainska Pravda se trupat ruse ka të ngjarë ta bëjnë këtë nga frika e një sulmi ukrainas, por “Ukraina nuk është një agresor”. “Siç e kam theksuar tashmë, shteti ynë është ekskluzivisht mbrojtës dhe ne nuk kemi nevojë për Bryansk,” tha ai. Një video e postuar nga shërbimi kufitar, tregon një shpërthim në një kryqëzim në Senkivka, ku takohen kufijtë e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë, të shënuar…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar kancelarin gjerman Olaf Scholz për rolin e tij në ndihmën që Gjermania i ka dhënë Ukrainës. Në një bisedë telefonike, ai e falënderoi Scholz-in për sistemet e mbrojtjes ajrore të furnizuara nga Gjermania që ndihmuan në shpëtimin e jetëve të Ukrainës, tha Zelensky në videomesazhin e tij të mbrëmjes. Presidenti falënderoi më tej Scholz-in për “vendosmërinë e tij personale, e cila, në shumë mënyra, bëhet përcaktuese për të gjithë Europën”. Edhe shumë kohë pas fillimit të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, Gjermania është kritikuar për ndihmën e saj hezituese…

Lexo më Shumë

VMRO-Partia Popullore do të votojë për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe përfshirjen e pakicës bullgare në preambulë. Partia e ish-kryeministrit, Ljubço Georgievski dha mbështetje të qartë në lidhje me këtë proces që duhet të fillojë në Kuvend. “Besojmë se me këto ndryshime kushtetuese të propozuara, Maqedonia e Veriut më në fund do të marrë një Kushtetutë të balancuar që në asnjë mënyrë nuk kërcënon identitetin, që do të na çlirojë nga bagazhet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi prej vitesh, ndërsa në të njëjtën kohë do të hapë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e VMRO-Popullore.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski I ëhstë drejtuar Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë në temën “Rrugë të hapura; Ballkani kthehet në lojë”. Sipas Kryeministrit, mbështetja nga fondet evropiane është kyçe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, kurse anëtarësimi në BE rruga e vetme drejt progresit, njofton KlanM. Në vend që Ballkani të stigmatizohet, ndonjëherë është mirë të dëgjohen mendimet e vendeve të Evropës Juglindore, kur bëhet fjalë për çështje që janë në interes të BE-së dhe Evropës – ishte mesazhi I Kryeministrit Kovaçevski, sic njofton KlanM, në panelin e Forumit GLOBSEK 2023 në Bratislavë, në panelin me temë “Rrugë të hapura; Ballkani…

Lexo më Shumë

Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjatur pa nevojë. Maqedonia është dashur të jetë anëtare e Unionit shumë kohë më parë, prandaj i bëj thirrje Presidentit të Komisionit Evropian që të bëjë gjithçka në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në Union. Kështu deklaroi ish-presidenti kroat Stipe Mesiq. Sipas tij mesazhi më i thjeshtë për vendin është përmbushja e standardeve dhe kushteve të Bashkimit Evropian, për të përshpejtuar anëtarësimin në BE. “Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, ndërsa Maqedonia që moti duhet…

Lexo më Shumë

Ngjarjet në Veri të Kosovës kanë ngjallë revoltën e gjithë shqiptarëve, por edhe kanë shtuar atdhedashurinë mes tyr. “Shqiponja” po “valon” anembanë Ballkanit, kurse ky djalosh nga Kumanova nuk është friguar aspak ta bëjë edhe në kufirin e Serbisë, në vendkalimin Tabanoc (fytyrën ia kemi mbuluar shkaku i moshës, e jo nga shkaku i frikës së tij nga policia serbe). (Lideri.mk)

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Bratisllavа ka deklaruar se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, do të diskutohen dy gjëra – vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Është diçka për të cilën do të diskutojmë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së dhe ekipin e tij, sepse do të jetë një takim në të cilin do të marrin pjesë ekipet dhe do të duhet të gjejmë një mënyrë që ata në mënyrë praktike ta mbështesin këtë vendim, sepse ky vendim është praktikisht një votë për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon…

Lexo më Shumë