Author: Jeta almakos

Prokuroria Themelore Publike sot njoftoi për aksidentin e djeshëm tragjik në autostradën Shtip-Miladinovcë ku jetën e humbën tre persona. Vozitësi i automjetit Shevrolet në gjakun e të cilit është detektuar prania e alkoolit, ka humbur kontroll duke e ka tejkaluar automjetin Tojota kur ndodhi aksidenti tragjik, thuhet në raportin fillestar të prokurorisë publike pasi prokurori kujdestar publik nga Prokuroria publike në Shtip dhe ekipet e MPB-së kanë bërë kontroll në vendngjarjen në autostradën Shtip-Milladinovcë ku të premten jetën e humbën tre persona. Sipas informacioneve fillestare që i njoftoi Prokuroria, aksidenti ka ndodhur kur automjeti Shevrolet me targa të Shkupit ku…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se një makinë me targa të Serbisë ka marrë flakë në vendkalimin kufitar “Tabanoc”. “Me datë 02.06.2023 në ora 19:36 është raportuar se në zonën e ndërmjetme është përfshirë nga zjarri si pasojë e problemeve të instalimeve elektrike, një automjet pasagjerësh “Ford Focus” me targa serbe, i drejtuar nga S.M.(55) nga Serbia. të vendkalimit kufitar Tabanoc”, informon MPB e Maqedonisë.(INA)

Lexo më Shumë

I ballafaquar me rënie drastike të rejtingut dhe mosbesim të më shumë se një e treta e votuesve të VMRO-DPMNE ndaj tij si dhe katër herë rejting më të ulët se azilanti Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski përpiqet që me nacionalizëm patetik, të tejkaluar për më shumë se dy dekada, të mbijetojë në skenën politike duke e kopjuar ish-liderin e LSDM-së Zoran Zaev në përpjekjet për të çuar BDI-në në opozitë dhe duke u paraqitur si kuazipatriot. Të gjithë kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE ndjehen si Danella Arsovska por akoma nuk kanë guximin e Danellës që të sfidojnë bulizimin që ua…

Lexo më Shumë

MICKOSKI: NA DUHET QEVERI KU DO TË KETË UNITET KOMBËTAR MAQEDONAS Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon unitet të politikës maqedonase karshi kërkesave që po vijnë nga Bullgaria për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM. Sipas tij, në garniturën qeverisëse aktuale nuk ka aspak unitet maqedonas, e ai edhe një herë përsëriti se LSDM është peng i BDI-së ”Unë jam për Qeveri ku do të ketë një unitetit të gjerë maqedonas. Sepse tani jemi me Qeveri ku ka gjithçka përpos unitet maqedonas. Kemi një Kryeministër që nuk ka legjitimit nga populli, kemi një parti maqedonase që është peng i atyre që…

Lexo më Shumë

Ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit. Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Vdekja e 19 vjeçarit Memet Kamber nxori në sipërfaqe lëshimet e institucioneve për personat që nuk kanë asnjë dokument identifikimi. I ndjeri Memet Kamber nuk është viktima e parë e sistemit, por fatin e Memetit rrezikojnë ta përjetojnë edhe një mijë persona tjerë -thonë nga organizata joqeveritare “Romalitiko”. Reagimi, vjen pasi më 24 Maj të këtij viti, 19 vjeçari Memet Kamber, ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve serioze të shkaktuar nga diabeti i pazbuluar. Në spital shkoi me librezë të tjetër kujt pasi nuk kishte as sigurim shëndetësor e as shtetësi edhe pse i lindur në vend ku edhe punonte…

Lexo më Shumë

Një vajzë 11-vjeçare me emrin Hana, përmes një letre të shkruar me dorë i ka falënderuar ushtarët e KFOR-it për gatishmërinë e tyre për mbrojtjen e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Ajo në letrën e saj, i ka cilësuar si heronjë ushtarët e KFOR-it, ku edhe iu ka dëshiruar shërim të shpejtë 30 ushtarëve të cilët janë lënduar të hënën gjatë përballjes me protestues të dhunshëm në Zveçan. “Më vjen vërtetë keq të dëgjoj që disa prej jush jeni lënduar gjatë shërbimit në veri të Kosovës. Shërbimi dhe sakrifica juaj do të vlerësohet përgjithmonë. Ne jemi mirënjohës për rreziqet nëpër të…

Lexo më Shumë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka komentuar vizitën e sotme që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e bëri në Broje të Skënderajt, ku e takoi babain e ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe familjarët e tij. Rama ka postuar foton e Ali Ahmetit me babain e Hashim Thaçit, me mbishkrimin e shkurtër, por shumë domethënës. “Burra ”, ka shkruar kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ndryshe, sot kreu i integristëve, Ali Ahmeti, ishte për vizitë në konakun e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me ç’rast takoi edhe babain e Thaçit. Ahmeti deklaroi se këtë vizitë e bëri për t’iu dhënë zemër e…

Lexo më Shumë

Në rast se në vend të takimit të liderëve do të organizohej një takim ekipor në mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, i ftuar në “360 Gradë” në Alsat thotë se një takim i tillë do të duhej të organizohet pa prezencën e liderëve, derisa takimi i liderëve do të organizohej pas shqyrtimit të konkuzave eventuale të dala nga takimi ekipor, shkruan Alsat. “Në rast se ekziston insistim nga ana e bashkëfolësit, që në vend të takimit të liderëve, të ketë një takim ekipor, atëherë propozimi imë, të cilin ja e them publikisht në emisionin tuaj,…

Lexo më Shumë

Maqedoninë e presin vendime të vështira, por Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten miku juaj më i madh, tha ambasadorja amerikane Angela Ageler me rastin e përvjetorit të parë të fillimit të dialogut strategjik mes dy vendeve. Maqedonia është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nis një dialog të tillë me Shtetet e Bashkuara, i cili u zhvillua në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Departamentit të Shtetit, përcjell KlanM. “Përvjetori i dialogut tonë strategjik është një mundësi për të reflektuar mbi më shumë se tre dekada të partneritetit amerikano-maqedonas, atë që kemi arritur…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet ta kuptojë vendin e rëndësishëm që ka puna e Komisionit të Përzier në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Këtë e ka deklaruar për agjencinë bullgare “BGNES”, profesor Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të përzier bullgaro-maqedonas për çështje historike. Ai në deklaratë ka vlerësuar se në takimet e shumta të deritanishme nuk është arritur asnjë rezultat. Tema për të cilën ata qëndruan më gjatë ishte gjetja e një qëndrimi të përbashkët për përfaqësimin e Arqipeshkvisë së Ohrit, por siç tha Dimitrov, për fat të keq nuk u pajtuan.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët është kundër zgjedhjeve të parakohshme, pasi vlerësojmë se për 3 apo 4 muaj nuk mund të ndryshojë diçka, kështu është shprehur deputeti i kësaj partie në emisionin e pasdites “Pastel” në TV21, Elmi Aziri. “Proceset zgjedhore, koha e mbajtjes së zgjedhjeve është çështje e partive politike. Personalisht nuk e shoh të ngutshme për 2-3 muaj interesin e partive politike. Nuk e di çfarë do të ndryshonte për 3 muaj çështja e mbajtjes së mëhershme të zgjedhjeve”, tha Aziri.

Lexo më Shumë