Author: Jeta almakos

Derisa vendi ka nevojë alarmante për gjykatës, nuk ka kompani të akredituar që mund të testojë vlerat morale dhe mirëqenien psikike të kandidatëve për gjykatës në Maqedoninë e Veriut. Për shkak se kalimi i këtij testi me sukses është obligim ligjor për të kryer funksionin e gjykatësit, Këshilli Gjyqësor aktualisht e ka të pamundur që t’i përmbushë vendet e lira dhe të mundësojë funksionim normal të Gjyqësorit, duke shmangur vjetërsimin e lëndëve gjyqësore dhe zvarritjen e tyre. “Gjykatat janë në deficit, ndërsa nuk mund të emërohen të rinj për shkak të këtyre arsyeve. Më e lehta është që të nënshkruajmë…

Lexo më Shumë

MPB-ja njofton se dje në ora 19:30 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 15:15 në rr. “Luka Gerov” në Shkup, një automjet ka goditur një të mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ka pësuar lëndim të rëndë trupor, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer policia nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Hari Lokvenec ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit në NP Hekurudhat – Infrastrukturë Arsyet e dorëheqjes, siç raportohet, janë personale. Në seancën e sotme të qeverisë pritet që të pranohet dorëheqja dhe në vend të tij të emërohet një drejtor i ri në “Hekurudha – Infrastrukturë”. /KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Një i burgosur 50-vjeçar i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në Idrizovë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. “Me datë 06.06.2023 në ora 03.55 në SPB Shkup, nga burgu i Idrizovës është raportuar se V.L.(50) nga Shkupi, i cili ishte në vuajtje të dënimit me burgim prej 11 vitesh, është gjetur npa shenja jete në dhomën e tij në repartin gjysmë të hapur të burgut. Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Pas dy vitesh pushtet të paqëndrueshëm, një qeveri e rregullt u zgjodh me 131 vota në parlamentin bullgar. Ajo do të udhëhiqet nga akademiku Nikollaj Denkov, i cili ishte propozim i partisë “Ne vazhdojmë me ndryshimet” e ish-kryeministrit Kiril Petkov. Megjithëse ishin rivalë të zemëruar me Petkovin, partia GERB e Bojko Borisovit merr pjesë gjithashtu në Qeveri. Marrëveshja e koalicionit u arrit përmes një zgjidhjeje për kryeministër me rotacion. Në nëntë muajt e parë,  qeverinë do ta udhëheqë  Denkov, përparësitë e të cilit janë hyrja në zonën Shengen dhe reformat në Gjyqësor. Në nëntë muajt e dytë, kryeministër do të…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Më çudit fakti se si Aleanca për Shqiptarët dje gjatë gjithë ditës nuk e tha asnjë fjalë apo reagim pas shpalljes së dënimeve apo qortimeve sa për sy e faqe për të akuzuarit në rastin e djegies së Spitalit modular në Tetovë, ku u dogjën të gjallë 14 qytetarë. Sa për kurreshtje shfletova arkivën një vit më parë dhe sa e sa reagime të ashpra, ku më bëri përshtypje një fjali e ashpër kundër partnerëve aktual të koalicionit: “pushteti i regjimit hibrid është më i rëndësishëm sesa jeta e qytetarëve”! Të digjen gjallë 14 njerëz dhe askush të…

Lexo më Shumë

Djegie për së dyti, thonë familjarët e viktimave të djegura në zjarrin në Spitalin Modular të Tetovës. Mumin Ismaili, i cili humbi nënën e tij në natën e 8 shtatorit të vitit 2021 thotë se vendimi gjyqësor ua ngjalli sërish dhembjen për humbjen e të afërmve të tyre. Ismaili tha se avokatët kanë ankimuar vendimin dhe kërkohet rigjykim i rastit. “Ne nuk jemi të kënaqur aspak me këtë vendim dhe do bëjmë ankesë sot me avokatët tanë që të ketë rigjykim procesi. Në gjykim nuk ishin njerëzit e duhur që dihen kush janë. Sepse këta dy apo tre të akuzuar…

Lexo më Shumë

Pas shkarkimit të ish drejtorit të Spitalit Psikiatrik në Shkup, Blerim Halimi, Aleanca për Shqiptarët ka zëvendësuar atë me Muhsin Arifin, përcjell KlanM. Blerim Halimi, kuadër i të njejtës parti, ishte emëruar në pozitën e drejtorit më 27 mars, por u shkarkua brenda pak javësh. Ai kërkoi përgjigje nga Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari, për arsyet e shkarkimit. Muhsin Arifi është arkitekt me profesion, ndërsa në krye të Spitalit Psikiatrik vjen si kuadër i ASH-së, konkretisht kryetar i degës së kësaj partie në Saraj, përcjell KlanM. “Nuk është sekret që kushtet e spitalit…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në debatin “Fronti Evropian”, organizuar me rastin e përvjetorit të BDI-së në pushtet tha se shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo “Teza se nuk ka alternativë, për mendimin tim nuk funksionon. Shumë nga ata që mbështesin tezën e ndryshimeve kushtetuese duhet të kuptojnë edhe ata qytetarë që thonë jo. Ata janë kryesisht maqedonas, por ky numër nuk është për t’u nënvlerësuar. Shumica e njerëzve që janë kundër ndryshimeve kushtetuese nuk janë kundër BE-së. Nuk kemi nevojë t’i bindim se BE-ja është e rëndësishme,…

Lexo më Shumë

“Grupi i zjarrit” nuk do të formojë parti të re. Kështu është shprehur Saranda Imeri, sekretare për barazi gjinore në BDI, e cila tha se pjesëtarët e këtij grupacioni nuk janë vetëlarguar nga partia dhe se ky term është i shpikur nga rivalët politikë. Ajo tha se do të vijojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së. “Ne do të vazhdojmë ende luftën tonë brenda partisë, me mjete demokratike. Deri sot nuk jam hasur në terminologji “vetëpërjashtim” apo “vetëlargim”, kjo është diçka e shpikur dhe mendoj se ata që e kanë deklaruar duhet seriozisht ti qasen kësaj. Ne nuk jemi vetëlarguar,…

Lexo më Shumë

Në shkollën shtetërore të kulturës fizike “Metodi Mitevski- Brico” në Shkup sot ka shpërthyer zjarr, i cili siç informojnë për MIA-n nga Brigada zjarrëfikëse të Shkupit, është shuar me sukses dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. “Kishte tym në hapësirë. Në terren u dërguan 11 zjarrëfikës, respektivisht tre automjete zjarrfikëse si masë parandaluese, por zjarri nuk ka qenë i madh dhe shumë shpejtë u lokalizua” deklaroi komandanti i Brigadës zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit, Xvonko Tomeski. Shkaku për zjarrin do të përcaktohet më tutje.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një takim me lidershipin e partisë dhe bashkëpunëtorët e tij. Siç raporton gazeta “Dnevni Avaz”, Vuçiq tha se “është gati të vdesë, më mirë se ta lë Serbinë në dorë të llumit”. “Unë do t’i shpall të gjitha zgjedhjet, jam ngopur me të gjitha mashtrimet, jam gati të vdes, nuk kam fare frikë. Ja, po pres që ata frikacakët të vijnë të më vrasin, por nuk do t’ua dorëzoj kurrë pushtetin pa zgjidhje”, tha ai.

Lexo më Shumë