Nga Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” për MIA-n konfirmuan se sot ka ndërruar jetë pacienti i tyre Kristian Kocev, për të cilin janë mbledhur mjete financiare për mjekim në Turqi. Kocev ishte pranuar në Spitalin Klinik “Axhibadem Sistina” më 18 qershor në gjendje të dobët, humbje peshe, frymëmarrje të rëndë, puls të shpejtë…
Author: Jeta almakos
Një furgon i tipit “ford” me targa të Tetovës ka marrë flakë teksa lëvizte në autostradën Radovish-Shtip, në afërsi të udhëkryqit në minierën “Buçim”. Sipas informacioneve të zëdhënëses së SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova djegia e veturës është lajmëruar në Stacionin policor në Radovish në orën 19:30. “Zjarrin e kanë shuar zjarrfikës nga Radovishi, ndërsa një ekip policor është duke kryer mbikëqyrje në vendin e fatkeqësisë. Në zjarrin nuk ka të lënduar apo viktima”, deklaroi Trajanova për MIA-n. Për shkak të zjarrit janë krijuar kolona të gjata automjetesh në të dyja anët e rrugës, ndërsa pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është normalizuar…
Radosh Petroviç, i cili u arrestua më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës, gjatë përleshjes ndërmjet serbëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it, është liruar për t’u mbrojtur në liri. Këtë e kanë konfirmuar për REL familjarët e tij, duke thënë se është paguar garancia. Petroviç akuzohet nga Prokuroria e Kosovës se ka kryer veprat penale “bashkim për veprime kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit mbi rendin kushtetues të Kosovës, rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare” dhe për “sulm ndaj zyrtarëve”. Në ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka konfirmuar se Petroviç është liruar nga…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi më herët se sot u identifikua një veturë me targa të Beogradit në afëri të Zveçanit, në të cilën kishte armë, shok-bomba, uniforma, çanta suhtarake, municion e mjete eksplozive. “Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë” tha mes të tjerash Sveçla. Sveçla bën të ditur se ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë se…
Deklarimi i detyrueshëm i shtetësisë në certifikatën e lindjes ngjalli fashizmin e disa subjekteve politike maqedonase. Thonë se vendimi do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Nga partia e Majtë thonë se janë duke përgatitur peticionin. Ka reaguar edhe Lidhja Demokratik. Kryetari i saj Pavle Trajanov i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga që ta tërheqë udhëzimin sepse siç thotë ai do të ketë pasoja dhe keqpërdorime nga ana e Bullgarisë. “Do të ketë pasoja të mëdha dhe abuzimi i mëtejshëm i këtyre të dhënave nga Bullgaria, shoqatat bullgare do të lehtësojnë rrugën drejt pasaportës bullgare. Mendoj se Qeveria duhet…
Sot në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë, lokalisht në formë stuhie me erë të fortë dhe kushte për paraqitje breshëri. Nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme dhe të lagësht, gjatë fundjavës do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të energjisë dhe lagështisë së lartë në atmosferë në nivel lokal, proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie të përcjellë me shira të rrëmbyeshëm të…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli ka adresuar kritika ndaj sistemit të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se, prokuroria publike po i mbanë në sirtarë lëndët për korrupsion, ku janë përfshirë politikanë dhe funksionarë partishë. “MERKO NON GRATA NGA DASH! Kush janë prokurorët publik që i mbajtën lëndët kundër Merkos në sirtarët e prokurorisë. Opinioni publik ka të drejtë të dije emrat e tyre. Këta prokurorë janë bashkëpjesmarrës në keqpërdorimet e Merkos dhe rrënues të sistemit të drejtësisë“, ka shkruar Zendeli.
Kur flitet për verifikimin e prejardhjes së pasurisë për persona fizikë, Anti-korrupsioni ngre duart, raporton Alsat. Nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmetit nuk është person i zgjedhur apo i emëruar prandaj Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka kompetencë të veprojë për këtë rast, thotë kryetarja e këtij organi, Biljana Ivanovska. Nipi i Ahmetit prej ditësh është në fokus të kritikave në opinion për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia që gjendet në zemër kryeqytetit ndonëse shumë i ri. Ivanovska përsëriti apelin se duhet një ligj për prejardhjen e pronës, ku çdo qytetar do të duhet dëshmojë si është pasuruar.…
Ardit Muharremi me prejardhje nga një fshat i Gostivarit ka arritur të korr sukses në fushën e ndertimtarisë në shtetin e Zvicrës. Ai njihet prej miqve me nofkën Berlusconi shqiptar, gjithsej posedon mbi 10 vetura. Më shumë shihni videon:
Kabineti i zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska ka demantuar deklaratën e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, ku thonë se “Qeveria nuk ka vepruar ndaj rastit të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko” dhe të “njëjtat i vlerësojnë si paushallë dhe të pabaza”, përcjell TV21. “Për fat të keq, KSHPK-ja e udhëhequr nga kryetarja Ivanovska, në përpjekje që të arsyetojë veprimet apo mosveprimet e KSHPK-së, përpiqet përgjegjësinë dhe kompetencën ta gjuajë në institucione të tjera, duke mos marrë parasysh se nëse ata janë kompetente apo jo për rastet konkrete, kurse në këtë kontekst ata disponojnë edhe me…
“Kjo tregon se sa i prishur është sistemi”. Kështu e ka komentuar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane. Në TV21 ai tha se në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë. “Kjo tregon se SHBA ka më shumë ndikim dhe provokon një reagim më të madh publik se çdo organizatë apo institucion gjyqësor. Në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë, prandaj ky është një lajm i madh në Maqedoni. Por korrupsioni as fillon dhe as mbaron me Merkon. Është në një nivel më të lartë, tek liderët e qeverisë dhe BDI-së”, tha Nikoloski.…
Perceptimet e rreth 20% të studentëve në arsimin e lartë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, dhe Serbi sipas rezultatit të një sondazhi të kryer nga Instituti për Kërkime Strategjike janë se korrupsioni në universitetet e këtyre vendeve është shumë ose jashtëzakonisht i pranishëm. Një në 10 studentë të anketuar kanë deklaruar se profesorët ju kanë kërkuar ryshfet, ndërsa 6% janë deklaruar se kanë ofruar ryshfet për notë më të lartë, e më shumë se 90% e tyre nuk dinë as se kujt t’i drejtohen në lidhje me korrupsionin në fakultete. Për menaxherin e këtij projekti Misho Dokmanoviq këto të dhëna…

