Mërgimtarët si zakonisht japin ndihmesë të madhe për vendlindjen, duke kontribuar në forma të ndryshme. I tillë është edhe Kastriot Iseni i cili edhe këtë vit ndau bursa për nxënësit dhe studentët kërçovarë, për tiu dhënë vullnet që të mësojnë dhe studiojnë sa më shumë, që të vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindje dhe të mos largohen në mërgim. I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës Fatmir Dehari i cili tha se edhe komuna do të ndajë bursa për nxënësit dhe studentët e Kërçovës. “Duhet marrë shembull këtë që e bën Kastrioti dhe me këtë rast dua të uroj prindërit, prindër…
Author: Jeta almakos
Përditësimi i listës së zezë amerikane me emrin e Ramiz Merkos ishte një shuplakë për BDI-në, thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Në tribunën partiake për krimin dhe korrupsionin, deputetja Eli Panova tha se Nëse merret parasysh se sa hetime ka pasur gjatë periudhës së kaluar për kreun e Strugës ai tashmë duhet të ishte duke dhënë llogari, megjithatë, personat e afërt me partinë e tij në organet hetuese, sipas VMRO-DPMNE-së e pengojnë këtë. “Jam e bindur se nëse Merko do të ishte anëtar i cilësdo partie tjetër politike ose i VMRO-DPMNE-së deri sot do të ishte në paraburgim, me siguri për shkak…
Vranësira jostabile me karakter stacionar gjatë ditës janë shënuar në rajonin e Maleshevisë dhe malet e Osogovës që përcillen me zbrazje elektrike dhe rreshje të rrëmbyeshme shiut – thonë nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton KlanM. Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, thonë se, gjatë ditës së djeshme sasi më të mëdha shiu janë shënuar në Berovë – 62 litra në metër katrorë, në Kumanovë – 39 litra, kurse në Ohër 33 litra në metër katrorë. Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat – Kumanovë, sic percjell KlanM, ka njoftuar se pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu Kumanovën dhe për shkak të…
Partitë politike në pushtet në Maqedoninë e Veriut thonë se përmes deputetëve të tyre në Kuvend, por edhe formave tjera të komunikimit, po bëjnë përpjekje për të bindur deputetët e opozitës që të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy shteteve për identitetin maqedonas, gjuhën dhe dallimet historike. Pas refuzimit të vazhdueshëm të VMRO-DPMNE-së opozitare për t’i dhënë mbështetje ndryshimeve, partitë në pushtet kanë nisur kontaktet…
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur. Mëngjesin e sotëm u bë e ditur se viktimat e kësaj tragjedie janë Dion dhe Mirsada Ademaj. Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e dy viktimave, ndërsa të lënduarve i…
VAZHDOJNË AKUZAT PËR FAMILJARËT E ALI AHMETIT VMRO – DPMNE ka publikuar sot të dhëna të tjera në lidhje me marrëveshjet kontestuese të biznesit të nipit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Drin Ahmeti. Partia opozitare, sic percjell KlanaM, pretendon se, përpos blerjen së qendrës tregtare, Soravia, Ahmeti ka fituar edhe një koncesion për nxjerrjen e gurit gëlqeror. “Këtu me mua kam një marrëveshje me EMV-në, do të thotë personi Drin Ahmeti është pronar i kompanisë Everst XHD, e cila ka koncesion për nxjerrjen e gurit gëlqeror dhe ai koncesion është diku 16,17 vite dhe është marrë që në kohën…
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me rastin e humbjes së jetës së dy qytetarëve në Pejë, si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme, duke shpresuar që ngjarja e tillë të jenë të fundit që ndodhin jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore, por edhe si papërgjegjësi institucionale. Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se institucionet lokale atje dhe mekanizmat tjerë shtetëror, po veprojnë që kjo krizë të tejkalohet sa më parë, raporton Zeri.info. Postimi i plotë: Mbrëmja e djeshme në Pejë shkaktoi shqetësim tek qytetarët atje dhe në të gjithë Kosovën në përgjithësi. Mëngjesi i sotëm…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shprehet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do Asociacion të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për televizionin serb TV Pink, ai tha se sot do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe. Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës, se kërkon të shtojë tensionet dhe se sipas tij ai kërkon luftë. “Kurti nuk e do Asociacionin, ai e di që ky komunitet duhet të jetë në përputhje me parimet e vitit 2015, të cilat unë dhe Isa Mustafa i kemi inicializuar. Nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë me…
Korrupsioni “lulëzon” në institucionet lokale. Mungesa e transparencës në pushtetin vendor është në nivel shqetësues. Kështu vlerëson Omer Ajdini nga Instituti për Demokraci dhe Analiza ekonomike IDEA. Në bazë të sondazheve niveli i transparencës për shfrytëzimin e parave publike është vetëm 27%. “P.sh. le të marrim Ndërmarrjen për transport në nivel të qytetit të Shkupit. Ajo ndërmarrje bën diku 24 milion euro të hyra, ndërsa humbja vjetore është diku tek 4 milionë euro, ndërsa ka jo mjaftueshëm të dhëna pse kjo qeverisje kaq e keqe ose pse ky rezultat i dobët financiar. Pra niveli lokal i qeverisjes vuan nga transparenca…
Maqedonia është në gjysmën e mandatit të saj një vjeçar si kryesuese e OSBE-së, por a po i shfrytëzon përfitimet nga kjo? Një pjesë e opozitës akuzoi se kreu i diplomacisë Bujar Osmani nuk e ka shfrytëzuar me sukses pozitën për të promovuar interesat kombëtare të Maqedonisë. Sipas ish ambasadorit Tihomir Ilievski, në qoftë se vendi imponon tema kyçe, ai mund të përdorë me sukses kryesimin. Ilievski thotë se është dashur të dërgohen mesazhe dhe qëndrime të qarta lidhur me tema të tilla si gjyqësori, liria e medias, lufta kundër krimit… “Të shohim disa mundësi që do të avanconin pozitën…
Një shtetas i Norvegjisë është arrestuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në Bllacë pasi ishte i kërkuar nga Interpoli me fletëarrest, përcjellë Klan M. ”Më datë 24.06.2023 në ora 12:35 në pikën kufitare të Bllacës nga zyrtarë policorë, B.M.(43) nga Norvegjia është arrestiar, pasi pas kontrolleve është konstatuar se në procesverbalet zyrtare i është shqiptuar masa e fletëarrestit nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme” – thonë nga MPB. /KlanMacedonia
Asamblistja e Kuvendit Komunal të Pejës nga radhët e LDK’së, Dafina Draga ka treguar se si i shpëtoi djali i saj nga vërshimet që ndodhën të shtunën në këtë qytet. Draga tha se djali i saj ishte i bllokuar në qytet dhe se dëgjoi në telefon disa persona duke e ndihmuar të mos shkel në zona të rrezikshme. Tutje, asamblistja falënderoi ata që e ndihmuan, derisa shprehu ngushëllime për dy personat që humbë jetën. “Derisa djali im ishte i bllokuar nëper rruget e qytetit dhe në çdo menyrë ne mundoheshim ta marrim ne shtëpi , në telefonin e hapur dëgjoja…

