Me ndryshimet e rregullores, gratë e burgosura nga burgu i Idrizovës filluan të shfrytëzojnë të drejtën për dalje gjatë fundjavës. Ne mesin e tyre është e burgosura Gordana Jankollovska, e cila pas tre viteve pas grilave, fundjavën do ta shfrytëzojë jashtë burgut. Drejtori i burgut, Zoran Jovanovski shprehet se ka pasur 5 kërkesa për shfrytëzimin e këtyre privilegjeve dhe që të pestat janë aprovuar. Ndryshe, këto privilegje vinë pasi që Komisioni Anti-diskriminim vërtetoi se të burgosurat janë të diskriminuara me Rregulloren në burgun e Idrizovës, ndërsa Rregullorja u ndryshua nga Drejtoria për Zbatimin e Snaksioneve.
Author: Jeta almakos
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani sot ka përjashtuar mundësinë që partia e tyre të kërkojë dorëheqjen e Ramiz Merkos nga posti i kryetarit të komunës së Strugës. Sipas Osmanit, krerët e komunave zgjedhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe se sipas tyre kjo çështje është personale. “Mendoj se Merko duhet të marrë vendimin e tij në bazë të marrëdhënieve me qytetarët që e kanë zgjedhur. Po të isha votues në Strugë, nëse do të ishte kryetar komune nga Çairi, do të thoja mendimin tim. Por, unë nuk e kam votuar as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se bëhet fjalë për raportin…
Ecim drejtë zgjidhjes, ndërsa është kyçe që të jetë sistemore dhe të definohet dinamika e pagave, vlerësoi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi, pasi në mbledhjen e pardjeshme të Këshillit Ekonomik Social ishte dakorduar që Qeveria të hënën të bëjë lëvizje të reja për përllogaritje në sektorin publik, sipas propozimeve të ofruara nga ana e sindikatave. “Jemi në komunikim intensiv, do të takohemi të hënën, ndoshta edhe një herë gjatë javës. Po shkojmë drejt zgjidhjes. Ne kemi një platformë ku flasim. Në parim, ne jemi dakord në parim, do të shkojmë se si të hartojmë pakon dhe është thelbësore që…
Në rajonin e Shkupit, moti i lig nisi nga Komuna e Sarajit. Zbrazje elektrike, shira të rrëmbyeshëm, erëra të fuqishme – këto ishin pamjet që mbretëruan pasditen e së shtunës. Në Shkup edhe pse zgjati shumë pak, pas vetes la dëme të mëdha… Drunj të rrëzuar, vetura të dëmtuar, rrugë të përmbytura e të bllokuara ishte bilanci i motit të lig. Mot i lig ka mbretëruar edhe në Rajonin e Tetovës. Pamjet nga rrjetet sociale flasin për rrugë të përmbytura dhe stuhi në Komunën e Tearcës… Drejtoria për Punë Hidrometereologjike paralajmëroi se pasdite dhe në orët e mbrëmjes, vende –…
Nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova në një intervistë për një media bullgare tha se shpreson se qeveria e re bullgare do të vazhdojë ta mbrojë qëndrimin bullgar për Maqedoninë e Veriut. “Shpresoj se Qeveria e re nuk do të heq dorë nga qëndrimi bullgar që disa herë është vërtetuar në institucione të ndryshme”, u shpreh Jotova. Ajo theksoi se nuk shprehet optimiste për shkak se ka parë disa mëdyshje te partnerët evropiane dhe se tema për Maqedoninë është e vjetërsuar. “Për ne kjo është temë e interesit nacional”, u shpreh Jotova duke i bërë thirrje Maqedonisë që ta përmbushë kushtin…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka publikuar në rrjetet sociale certifikatën e tij personale nga Libri Amëz i të Lindurve, ku përveçse është në dy gjuhë, shënon edhe grafën etnike – Kombësia Shqiptare. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë këtë ndryshim javën tjetër, më datë 5 korrik.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vetëm edhe të premten do të mund të blejnë bukë, vezë, vaj, sheqer dhe miell me çmim të ngrirë (kufizuar) pasi nga 1 korriku tregtarët mund të vendosin vetë çmimet e produkteve. Ministria maqedonase e Ekonomisë mori vendim të ngrijë çmimet e produkteve bazë në mars, pasi rritja e çmimeve të produkteve ushqimore bëri që Maqedonia e Veriut të shënojë shkallën më të lartë të inflacionit krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se pas stabilizimit të bursës botërore, nuk presin të ketë rritje të çmimeve pas 30 qershorit,…
Drin Ahmeti, nipi biznesmen i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Deputetët e VMRO-DPMNE-së në disa raste janë marrë me emrin e tij, duke kërkuar sqarime nga kryeministri Dimitar Kovaçevski se nga i ka paratë dhe kompanitë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki kërkoi përgjigje nga kryeministri se nipi i Ali Ahmeti nga i ka marrë kompanitë dhe paratë për blerjen e qendrës tregtare “Soravia” dhe përpos kësaj, ai tha se a do të kërkohet dorëheqja e kreut të BDI-së. “A do të kërkoni dorëheqje nga…
Sot, zëvëndësministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi ishte në komunën e Dibrës për inspektimin e punimeve të projektit për rikonstruimin e rrjetit të rrugëve në lagjen Venec 1. Angazhimi ynë si Qeveri respektivisht si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve për të ofruar kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tani më është evident dhe dua të ju siguroj se do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për ne të gjithë qytetarët dhe të gjitha komunat janë njësoj të rëndësishëm, tha Rexhepi. “Sot, së bashku me kryetarin e komunës z. Hekuran Duka dhe deputeten Arbana Pasholli ishim në inspektimin…
Selajdin Aziri i njohur si komandant Bokseri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Haraçina sot ka ndërruar jetë. Lajmi është komunikuar nga familjarë dhe shokë të tij. Selajdin Aziri jetoi në Haraçinë, ndërsa ishte i njohur si një nga komandantët e betejave të UÇK-së në vitin 2001 në Karadakun e SHkupit dhe Kumanovës. “Te All-llahut jemi dhe te ai do te kthehemi qofsh i xhehnetit. Lamtumire komandant ,humbja yte na preku shum… do te kujtoj me mall deri sa te jet jeta. U takofshmi ne xhehnet”, ka shkruar një nga miqtë e tij, Xhezmi Sulejmani. (INA)
Visar Ademi Bashkë me Merkon në listë të zezë duhet te jemi edhe ne shumica e qytetarëve të këtij vendi. 30 vite me radhë u ngrihemi në këmbë kudo që hyjnë, i duartrokasim, i zgjedhim në pozicione vendimarrëse dhe u themi se vetëm ato dijnë të na udhëheqin, i idealizojmë dhe i marim si shembuj suksesi për atë që kanë arritur. Dua të them që edhe ne jemi (shumë) përgjegjës për të gjithë Merkot e shoqërise tonë gjithë këto vite tranzicioni. *postim në facebook
VMRO-DPMNE akuzon liderin e BDI-së Ali Ahmeti se është i përfshirë në skandale për pasurimin e familjes duke emëruar nipërit e tij nëpër pozita . Deputeti Dragi Kovaçki në konferencë për mediat thotë se Besian Ahmeti, nipi i dytë i kreut të BDI-së, është punësuar në Ministrinë e Ekonomisë për monitorimin e koncesioneve për minerale, nga ku ka mundur të ndikojë në konkurrencën e vëllait të tij Drinit, i cili tashmë është pronar i kompanisë Everest JD dhe e cila ka tender për gur gëlqeror. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, para se Besiani të punësohet në Ministrinë e Ekonomisë ka qen…

