Author: Jeta almakos

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në ora 21:25 në rrugën “Svetozar Peposki” në Gostivar, një automjet ka goditur një të mitur dhe më pas është arratisur nga vendngjarja. Sipas policisë, e mitura është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Cilësia e programeve të studimit e vlerësimet e universiteteve janë ndër shkaqet për të cilat 21% e të rinjve kanë vendosur që studimet t’i kryejnë jashtë vendit. Sipas një hulumtimi të Fakultetit Juridik në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, vendet më atraktive për studime janë Bullgaria dhe Sllovenia. Profesori universitar Strashko Stojanovski në një intervistë për MIA-n u shpreh se hulumtimi është pjesë e një projekti më të madh në të cilin bashkë me disa profesor punojnë edhe studentë. Hulumtimi titullohet “Migrimi i të rinjve, arsimimi”, i cili është bërë edhe para 5 vjetëve e që mundëson krahasimin e rezultateve.…

Lexo më Shumë

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do ta vizitojë për herë të parë Shqipërinë, të hënën dhe të martën (3 dhe 4 korrik). Clintoni dhe delegacioni që e shoqëron, sipas njoftimit, do të mbërrijë në Tiranë gjatë pasdites të së hënës. Në orën 19:00, Clintoni do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Clintoni do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.…

Lexo më Shumë

Prezantohet plani 9 pikësh për de-eskalim Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë temë e takimit që Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së realizoi sot në Shkup, me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, ambasadorët Jan Bratu, Majkëll Davenport dhe Kilian Vall. Osmani ka prezantuar para ambasadorëve të OSBE-së, planin 9-pikësh, i cili duhet të ndihmojë në deeskalimin e situatës dhe të kontribuojë, siç thuhet, në arritjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike. “Është inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre…

Lexo më Shumë

Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti vijon përpjekejt për sigurimin e shtetësive për personat që me vite nuk arrijnë të marrin atë. “Edhe 10 përgjigje të reja pozitive për shtetësi. Edhe10 qytetarë të tjerë që me vite janë zvarritur nëpër institucione, përfundimisht fituan shtetësinë. Dhjetëra të tjerë që na janë drejtuar për ndihmë, pritet që periudhën në vazhdim të fitojnë këtë të drejtë të shumë pritur. Urime të gjithëve, ndërsa beteja vazhdon deri në qytetarin e fundit që i bëhet padrejtësi”, ka theksuar deputetja Dauti duke lexuar edhe emrat e personave që tashmë kanë zgjidhur këtë çështje.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar dege i BDI-së në Çair, Bekim Neziri, pas votimit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për TV21. Ai tha se këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi sipas tij, të gjithë anëtarët e këtij subjekti kanë mundur të regjistrohen në formë të shkruar ose elektronike dhe të garojnë për kryetarë dege apo anëtarë të këtij subjekti politik. Neziri tha se ky është një shembull që duhet të merret shembull edhe nga forcat e tjera politike në vend. “Këto zgjedhje për BDI-në tregojnë një unifikim të përgjithshëm, pasi para se të votoheshe ditën e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. I pandehuri 42 vjeçar nga Shkupi, më 1 korrik në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup, ka drejtuar ekskavatori pa respektuar rregullat e komunikacionit rrugor dhe ka rrezikuar jetën e personave. Në vendkalim për këmbësorë ka qëlluar trupin e një këmbësore e cila ka humbur jetën. Prokurori Publik ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë dhënë disa urdhra me qëllim që të dihen rrethanat…

Lexo më Shumë

VMRO-ja ka ngritur sot pretendimin se djali i Ali Ahmetit, Shkumbin Ahmeti, së bashku me nipërit e Aliut, Drinin dhe Besianin, po hyjnë në një biznes 35 milionë euro për ndërtimin e një centrali fotovoltaik 60 MW në zonën e Kërçovës. Deputeti nga radhët e VMRO-së, Dragan Kovaçki ka deklaruar se familjarët e Aliut tashmë kanë krijuar kompaninë “Helios”, në të cilën secili prej tyre ka 1/3 e pronësisë. “Sipas dokumenteve që na kanë arritur nga sinjalizuesit, të cilat janë analiza e bankës në të cilën kanë llogari kompanitë e Ahmetit, mësojmë për ndërhyrjen e madhe të politikës në biznes…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti, ka votuar sot në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Ai tha se këto zgjedhje janë standardi i parë që vendoset në vendin tonë. I pyetur nga TV21 nëse mund të ketë eksese nga Grupi i zjarrit apo brenda partisë, ai u përgjigj se nuk ka asnjë arsye, sepse gara është e hapur dhe gjithsecili ka mundur të kandidojë në këto zgjedhje. “Jo nuk ka asnjë arsye, gara është e hapur, gjithsecili ka mundur të kandidojë, regjistrimet kanë qenë edhe me fletanëtarësie edhe online, s’ka pasur asnjë pengesë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në lidhje me shpalljen e kryetarit Merko për persona non-grata, bëri thirrje që të hetohet veprimtaria e Merkos. “Zoti Merko duhet të hetohet dhe absolutisht Merko nuk e kundërshton një veprim të tillë sepse vet zoti Merko është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e BDI-së që të hapet hetim për veprimtarinë e BDI-së që nga fillimi dhe deri sot”, u shpreh Ahmeti. Ahmeti u shpreh se BDI kërkon të hapen hetime për të gjithë funksionarët. “Zoti Merko nuk i shmanget përballjes me hetimin dhe ne kërkojmë sa më herët të zbardhet e…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë që ta pranojnë planin e BE-së për depëshkallëzim të situatës në veri. Ai në një intervistë për RTK-në ka thënë se ka potencial serioz për eskalim të situatës me pasoja të shumëfishta për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin. “Mendoj se është në interes të Kosovës dhe Serbisë që të fillojë menjëherë procesi i implementimit të zbatimit të planit të deskalimit, sepse ka vlerësim të përgjithshëm se ka një potencial serioz për një eskalim atje me pasoja të shumëfishta për…

Lexo më Shumë

Ndonëse Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, tha në një konferencë për media që ai mbajti javën e kaluar se suksesi i tij në biznes nuk varet aspak nga pozita e xhaxhait të tij. Mirëpo, gjithnjë e më shpesh në media bëhet e ditur se kompanitë e tij janë të varura drejtpërdrejt nga vendimet e disa institucioneve shtetërore – koncesionet për gurin gëlqeror dhe hidrocentralin dhe më të fundit – për risitë nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, shkruan portali Faktor.mk. Në konkursin publik “për dorëzimin e projekt propozimeve për financim në kuadër të instrumentit për mbështetjen…

Lexo më Shumë