Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policia ka realizuar bastisje anti-drogë në Kumanovë ku si pasojë janë arrestuar 3 persona, transmeton TV21. Në aksionin që u realizua sot (08.07.2023) nga nëpunësit policorë nga Departamenti për polici kriminalistike në kuadër të SPB Kumanovë, janë arrestuar B.P.(29), G.M.(42) dhe M.K.(24) nga Kumanova. “Gjatë bastisjes në më shumë vende, në shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzojnë të arrestuarit, të kryera me urdhëresë gjyqësore, është gjetur heroinë, amfetaminë, kapsula ekstazeje, para në vlerë prej 28.000 euro në valuta të ndryshme, marrëveshje noterie dhe mjete të tjera që ndërlidhen me…
Author: Jeta almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, deklaroi se partia që ai drejton i ndërpret komunikimet zyrtare me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas Mickoskit, ky vendim është marrë në Komitetit Ekzekutiv partiak. I pari i opozitës maqedonase tha se të gjitha ofertat që ishin në tavolinë për ndryshimet kushtetuese tashmë i takojnë të kaluarës, ndërsa rruga e vetme që është e hapur, sipas tij, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE “Pas një viti, mund t`u them Kovaçevskit, Osmanit, Mariçiqit dhe të tjerëve – tashmë s`ka asgjë në tavolinë. Ka vetëm një gjë – të ulemi dhe të dakordohemi…
Kreu i ASH-së Arben Taravari shpjegoi për Alsat idenë e tij për t’i pajtuar dy kryeministrat shqiptar Edi Ramën e Albin Kurtin. Ai thotë se është në interes të shqiptarëve që ata dy të ulen dhe të bëjnë një strategji të përbashkët.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sonte ka deklaruar se po bëhen përgatitjet e fundit të ndryshimeve kushtetuese dhe se pritjet e tij janë se ato shpejt do të dorëzohen në Kuvend. “Po bëhen përgatitjet e fundit. Unë pres që të jetë kjo shpejt. Është caktuar koha që të jetë e përshtatshme gjegjësisht ta ndihmojë debatin dhe diskutimin. Mendoj se do të jetë moment i rëndësishëm vetë parashtrimi sepse pres që atëherë do të kemi debat thelbësor lidhur me përmbajtjen e amendamenteve”, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për Kanal 5. Sipas tij, është shumë e…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e koktejit të organizuar për përzgjedhjen e përbërjes së re të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair tha se BDI-në e sulmojnë nga të gjitha anët sepse është çelësi i funksionimit të shtetit. Por, ai tha se BDI-ja, nuk rrëzohet aq lehtë sepse është strukturë që ka lindur nga UÇK-ja dhe gjaku i dëshmorëve. “Deri sa ishim në koalicion me VMRO-në, LSDM-ja bënte sulme të tmerrshme, na thoshim patericë e VMRO-së, çdo e zezë thuheshe për BDI-në. Përse e gjitha kjo? Sepse ne ishim çelësi, përmes nesh rrëzoheshin institucionet, përmes nesh…
Presidenti serb është raportuar gjerësisht se kontrollon mediat e vendit të tij dhe se për këtë është kritikuar shumë shpesh. Së fundi, lëvizja “Kryengritja Ekologjike” ka publikuar një audio-incizim të vitit 2017, në të cilin Aleksandar Vuçiq dëgjohet qartë duke folur me gazetaren Branka Gjukiq, ish-drejtoreshë e agjencisë së lajmeve Tanjug dhe këshilltare aktuale e presidentit serb. Audio-incizimi është publikuar sot në kanalin YouTube, “Kryengritja Ekologjike”, dhe daton nga viti 2017, kur Vuçiq mori presidencën e Serbisë pas bashkëpartiakut, Tomislav Nikoliq. Përkatësisht, në audio regjistrim lideri serb dëgjohet duke i thënë drejtpërdrejt gazetares që t’i bëjë një pyetje në të…
Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se nuk e ka ftuar fare kreun e Besës, Bilall Kasami në takim. “Deklarimi i KM të shqiptarëve (me kushtetutë) Edi Rama se .. as nuk e ka ftuar në takim liderin e L. Besa Billal Kasami, tregon shpërfilljen totale të faktorit shqiptar këtu në M. e Veriut, sikurse ka bërë gjithmonë. Ky njeri nuk lë asnjë rast të paraqitjes së tij në publik pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit”, ka shkruar Qoku në…
Një 15-vjeçar kosovar ka postuar përmbajtje të vetëvrasjes në Tik Tok. Në njoftimin e Policisë thuhet se menjëherë zyrtarë të Tik-Tokut nga Irlanda kanë telefonuar autoritetet kosovare, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, ndërsa ka gjetur se i dyshuari ka qenë nga një qytet i Kosovës, me ç’rast është parandaluar më e keqja. “Policia ka kërkuar nga kompania TikTok të dhëna plotësuese të cilat janë pranuar përmes e-mailit për një kohë shumë të shkurtër. Në materialet e pranuara ishte edhe postimi me përmbajtje të rëndë ku paralajmërohej vetëvrasja. Menjëherë janë marrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin…
Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) sot ka njoftuar se në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë – Shkup (KGJO) është konstatuar lëshim në pjesën e realizimit të kontrolleve konsullore të kërkuara në dy raste për lehonën, e cila para disa ditëve kishte tentativë për vetëvrasje. Në Klinikën universitare për psikiatri nuk janë konstatuar mungesa lidhur me organizimin e punës së funksionimit të klinikës në kushte të procedurës për rinovim. Këto konkluzione pas mbikëqyrjeve të kryera të jashtëzakonshme inspektuese në IPSH KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe IPSH IU për Psikiatri, janë publikuar sot në ueb faqen e Inspektoratit shtetëror…
Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma.K vajzën e cila një ditë më doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin. Për gazetarin Edison Vatnikaj ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh. Po ashtu në bisedën e zhvilluar me gazetarin Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e…
Eksperti gjerman, Martin Henze ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, vizitës së tij në Kosovë dhe deklaratës për mbylljen e “Ballkanit të Hapur” Henze u shpreh se mbyllja e “Ballkanit të Hapur” është propagandë e Ramës dhe se ne vend të anuloi marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij projekti, ai po viziton Kosovën. Sipas tij, Kurti veproi drejtë kur nuk pranoi të takohet me Ramën, pasi ky i fundit duhej të ishtë në Beograd duke anuluar traktatet antievropiane. “Situata është shumë e rëndë dhe do të bëhet edhe më e rëndë nëse shkoni në Prishtinë vetëm…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka refuzuar të flasë për mediat pas takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Rama refuzoi që të prononcohet për mediat duke u mjaftuar vetëm me fjalët; “S’kam homolog, nuk bëj dot konferencë” Ndërkaq, më herët në kuadër të turit ballkanik, Edi Rama u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, për të vijuar më pas me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Konjufca ka kërkuar që kryeministri Rama të mos e shohë si fajtore Kosovën lidhur me krizën në veri, por si një vend që kërkon rend dhe ligj. Ndërsa ka…

