Author: Jeta almakos

Pajtimi dhe përballja me të kaluarën jep shpresë për një të ardhme më të mirë dhe evropiane për rajonin. Edhe pas 28 vitesh nga gjenocidi në Srebrenicë, mesazhi është i qartë: Paqja si vlerë ia vlen të ruhet, pasi është bazë për stabilitet dhe një të ardhme të begatë, ka shkruar zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq me rastin e përkujtimit të gjenocidi që ndodhi 28 vjet më parë në Srebrenicë. “Sot tregojmë respekt dhe dinjitet për viktimat e Srebrenicës, me shpresën se kemi nxjerrë mësimet e së kaluarës që kërkojnë mbrojtjen e vlerave themelore civilizuese. Do të na ndihmojë…

Lexo më Shumë

Edhe përkundër vërejtjeve dhe shkresave  për parregullsitë e konstatuara në punën e Gjykatës Themelore të Kumanovës, Këshilli Gjyqësor është duke zvarritur dhe nuk vepron sipas Raportit, i cili është përgatitur nga ana e tyre dhe i cili është publikuar publikisht në ueb faqen e Këshillit, informojnë nga Ministria e Drejtësisë. Sipas ministrisë, Këshilli Gjyqësor më 1 shkurt të këtij viti ka bërë një vizitë pune në Gjykatën Themelore të Kumanovës dhe ka përgatitur Raport në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh të reputacionit të funksionit të gjykatësit, shkelje të rënda të parimit të mos diskriminimit  në  çdo bazë, përdorimi…

Lexo më Shumë

U anulua seanca gjyqesore për Jalldëz Veaposkës, lehonës nga Dibra të cilës ju hoqën organet pas lindjes në Strugë. Sapo filloi, seanca u mbyllë sepse në të nuk morri pjesë mjeku Dragi Daveski i cili ka bërë ekspertizën e të gjitha organeve. Për 5 seanca gjyqësore nga Janari i këtij viti janë ndërruar dy gjykatës të cilët kanë shkuar në pension. Pritet që seancën e radhës ta mbajë një gjykatës tjetër, gjë që ka bërë Veaposkën të humb shpresat drejtësi. “Mendoj së është blerje kohe, sepse gjykatësi i parë që e morri lëndën time, shkoi në pension, vendosën gjykatës të…

Lexo më Shumë

Sot, në Ministrinë e Financave, Grupi i punës pas takimeve dhe diskutimeve intensive, përcaktoi modelin për rritjen e pagave të të punësuarve në administratën publike. “Është arritur zgjidhje sistematike dhe e qëndrueshme për rritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Propozimi, të cilin e përcaktuam së bashku, me përfaqësuesit e sindikatave, do të dorëzohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, i cili duhet të konfirmohet në seancë që do të mbahet në ditët vijuese. Kjo është zgjidhje sistematike që siguron rritje të pagave prej 10% për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke filluar nga paga për muajin…

Lexo më Shumë

Sindikatat dhe Qeveria kanë arritur sot marrëveshje për rritjen e pagave dhe për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik. Pagat në sektorin publik nga 1 shtatori do të rriten për 10 për qind, ndërsa të punësuarit do të marrin edhe K-15. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe për të gjitha ato çështje kontestuese që janë diskutuar me përfaqësuesit e sindikatës me muaj të tërë. “Ramë dakord që metodologjia e re për llogaritjen e pagave për punonjësit në sektorin publik të fillojë nga marsi…

Lexo më Shumë

Në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar grafite me përmbajtje naziste dhe antishqiptare. Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët”, janë vizatuar edhe simbole nënçmuese e ofenduese nga më të ndryshmet. Grafite të tilla janë shkruar në objektet banesore drejt stacionit të autobusave, konkretisht tek banesat kolektive në rrugën “Mara Ugrinova”. Qytetarët për televizionin Globi theksuan se këto grafite përbëjnë kërcënim për to. Sipas tyre ato janë shkruar në orët e vona të natës së kaluar ose herët mëngjesin e sotëm. Rasti është denoncuar edhe në Polici nga ku kanë theksuar se ekipet policore do të dalin menjëherë në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, më 11 dhe 12 korrik të vitit 2023, do të merr pjesë dhe udhëheq delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Samitin e Aleancës së NATO-s, i cili po mbahet në Vilnius të Lituanisë. Në delegacionin qeveritar janë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Më 11 dhe 12 korrik, Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, do të merr pjesë në takimet e shefave të shteteve dhe anëtarëve të qeverive të Këshillit Veriatlantik, si dhe të shfave të ftuar të shteteve dhe qeverive…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë i përfshirë në veprën penale “kidnapim”. “Më 3 mars, i dyshuari së bashku me dy persona të tjerë kundër të cilëve tashmë po zhvillohen hetime, kanë marrë pjesë në kidnapimin e një personi në Kisella Vodë”, njoftojnë nga Prokuroria Publike. Nga atje shtojnë se po ndërmerren veprime për ndalimin e të dyshuarit.

Lexo më Shumë

Televizioni Tellma në kuadër të emisionit KOD ka zbuluar rrjetin e bizneseve që lidhen me familjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Kompani ndërtimi, kompani energjetike dhe aksione në kompani prodhimi. Pas blerjes së Qendrës Tregtare Soravia nga nipi i Ahmetit, Drin Ahmeti, KOD ka zbuluar rrjetin e kompanive me vlera milionëshe të dhëndrit të Ahmetit, Kushtrim Smajlaj përfshi edhe miqtë e djalit të Ahmetit, Shkumbin Ahmeti. Sipas KOD, kompania AS SENJAK është në pronësi të Selaudin Arifit, respektivisht babai i të fejuarës së Shkumbin Ahmetit. Në këtë kompani, para se Drin Ahmeti të blinte Soravian, kishte hedhur një shumë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e së hënës në rrugët e Shkupit sërish kishte kontejnerë të tejmbushur me mbeturina, nga të cilët po përhapet erë e keqe pasi të punësuarit e ndërmarrjes së qytetit “Higjiena Komunale” – Shkup, për disa ditë në shenjë proteste refuzuan t’i zbrazin kontejnerët.  Disa nga kryetarët e komunave të Shkupit kanë bërë të ditur se janë organizuar për pastrimin e mbeturinave. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, tha se vetë shërbimet komunale nga mëngjesi i sotëm do të fillojnë me grumbullimin e mbeturinave. Ai tha se e gjithë makineria e NP “POC” do të jetë në terren, si dhe…

Lexo më Shumë

Anketa më e re e zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon se VMRO DPMNE ka mbështetjen më të madhe te qytetarët, ndërsa Ali Ahmeti është lideri më i besueshëm. Të pyetur nëse këtë të diel do të mbaheshin zgjedhjet, përgjigjja e të anketuarve është si më poshtë: VMRO-DPMNE: 19% LSDM: 11% BDI: 8% ASH: 5% Besa: 4% E Majta: 4% PDT: 1% Alternativa: 1% Asnjërën: 15%. Ndërsa te politikanët, besim më të madh gëzon kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 6 për qind, para Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickovskit me…

Lexo më Shumë

Sot, zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ishte në komunën e Shuto Orizares për të inspektuar fillimin e punimeve për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Butelski Venec. Së bashku me ministrin Bllagoj Boçvarski ishim prezent në fillimin e punimeve të këtij projekti i cili është në vlerë prej 10.6 milion denarë dhe në gjatësi prej 1.1 km tha Rexhepi. Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë të qarta dhe konkrete. Projekti për rehabilitimin…

Lexo më Shumë