Ata kanë treguar përshtypjet e tyre duke thënë se kanë kaluar shumë mirë dhe ndjehen të kënaqur. Por disa nga ata kanë theksuar për TV21 se kanë kaluar me harxhime jo të vogla. Një haxhi i kthyer ka thënë se me bashkëshorten ka harxhuar rreth 25 mijë euro.
Author: Jeta almakos
Izet Mexhiti, lideri i “Grupit të Zjarrt” i cili ditë më parë edhe zyrtarisht u largua nga BDI dhe paralajmëroi formimin e një lëvizje të re politike, për TV24 ka deklaruar se arrestimi i Ismet Gurit është bërë për defokusim të opinionit dhe presion. “Nuk do të hyjë në lëndën, por tajmingu është zgjedhur për defokusim dhe presion. Nuk mund ta njoh më BDI-në. Është bërë simbiozë e asaj që ishte regjimi i Gruevskit dhe Thaçit. Me shkarkimet dhe diferencimet mendojnë se do të mbjellin frikë dhe askush nuk do ta shpreh mendimin e vet, por kjo do t’u kthehet…
Gjykatësi në procedurë paraprake sot e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe caktoi 30 ditë paraburgim për tre persona në mesin e të cilëve është edhe Ismet Guri, funksionar nga radhët e BDI-së. Paraburgimi vjen për shkak të rrezikut nga arratia, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe shkatërrim të provave. Guri është një nga të dyshuarit që sot u arrestua në aksionin e MPB-së dhe Prokurorisë, dhe është një nga të dyshuarit në hetimin kundër 15 personave të cilët dyshohen për fshehje tatimi, shoqërim kriminal dhe larje parash. Nga Prokuroria theksojnë me veprimet e këtyre është dëmtuar buxheti i shtetit për 840.000 euro…
Zv kryemnistrja e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grgovska, thekson se me padurim e pret listën e zezë, të zgjeruar të paralajmëruar për 19 persona, funksionarë të lartë, përfshirë edhe persona nga RMV. Ajo vlerësoi se çdo ndihmë në luftën kundër korrupsionit është e mirëseardhur. “Me padurim e pres listën e re të zgjeruar. Emrat që deri tash u shpalosën i shoh vetëm si hyrje në procesin e mëtutjeshëm, megjithatë përsëri do të them se detyra kryesore është e institucioneve tona, liderëve tanë, e të gjithë neve. Në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi,…
Seanca për nevojën për ndryshimet kushtetuese është caktuar për më 18 gusht. Kjo qëndron në kumtesën e dërguar nga kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, pasi dje Qeveria dorëzoi nismën në shtëpinë ligjvënëse. Ky praktikisht është filtri i parë për shumicën e nevojshme për shkak se për këtë duhen më së paku 80 vota. “Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren, kryetari tashmë ka caktuar seancën për më 18 gusht në orën 10. Para se të shqyrtohet Propozimi në seancë plenare, në përputhje me rregullat, Propozimin do e shqyrtojë Komisioni për çështje kushtetuese, kryetar i të cilit është kryeparlamentari Xhaferi”, thonë nga…
Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rrustemi sot informoi se ndaj “Behtel dhe Enka” deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro. Sipas Rrustemit, për momentin po bëhen hulumtimet gjeomekanike, ndërsa për projektim të traseve do të angazhohen të gjitha kapacitetet e disponueshme në shtet. Ai tha se po përgatiten edhe elaborate për shpronësim. “Vazhdojmë me pagesën ndaj ‘Behtel dhe Enka’, sipas Marrëveshjes që e kemi nënshkruar dhe sipas programit financiar të miratuar nga Qeveria. Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për hulumtime gjeomekanike në akset Prilep – Manastir, Tetovë – Gostivar dhe Gostivar – Kërçovë.…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke folur për aksionin policor ku u arrestuan 15 persona, mes tyre biznesmen dhe funksionarë të BDI-së, përfshirë edhe Ismet Gurin, i cili tani më është pjesë e “Grupit të Zjarrit”, tha se ky fakt nuk ka ndikuar që ai të arrestohet, “Nuk mund të flitet për përleshje politike, thjeshtë po udhëhiqemi nga lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo në asnjë moment nuk bazohet në përkatësi religjioze, etnike apo politike. Ne jemi këtë t’i sigurojmë mjetet qytetarëve, ndërsa shkelje më të madhe nuk mund të ketë sesa përfitimi i mjeteve buxhetore. Nuk ka…
Biznesmeni Orce Kamçev ka përfunduar në “listën e zezë” të SHBA-së, raporton SHENJA. “Zyra për kontroll të mjeteve të huaja në Ministrinë e Financave të SHBA-së (OFAC) theksoi një person, Jordan “Orce” Kamçev, në Maqedoninë e Veriut, në përputhje me Urdhrin ekzekutiv për promovimin e përgjegjësisë së individëve dhe etniteteve të cilët e kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet korrupsionit dhe sjelljeve tjera destabilizuese”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Kamçev e ka keqpërdorur pozitën e tij, duke u angazhuar në aktivitetet korruptive dhe duke zbatuar agjendë egoiste në llogari të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Maqedonisë së…
Departamenti Amerikan i Tregtisë sot vendosi në “Listën e Zezë” kompaninë maqedonase “Sytrox” nga Shkupi, e cila është pjesë e rrjetit të kompanive që kanë zhvilluar spyware. Përveç kompanisë së Shkupit, në listën e zezë tregtare amerikane janë futur edhe kompania hungareze e vëzhgimit “Sytrox” dhe kompania greke “Intellexa”, e cila operon edhe në Irlandë me degën e saj. Lajmin e ka publikuar Balkan Inside, përcjell INA. IRL shkroi se softueri për monitorimin e komunikimeve “Predator” i cili ishte në qendër të një skandali ndërkombëtar spiunazhi ishte zhvilluar ilegalisht në Shkup nga kompania “Sytrox” dhe një rrjet kompleks i kompanive…
Projektligji për amnisti për krimet e lehta është gati dhe këto ditë pritet të shqyrtohet nga katër komisionet parlamentare, pas së cilës do të procedohet në Parlament, njoftoi Ministria e Drejtësisë. “Propozimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga është pranuar në parim nga të gjithë faktorët dhe grupet parlamentare në vend. Nga ky ligj do të përfitojnë shumë qytetarë, të cilëve do t’u jepet mundësi shtesë për risocializim. Propozimi vjen pas amnistisë së suksesshme të personave që kanë kryer vepra penale gjatë pandemisë me virusin korona. Qëllimi i ligjit është që të mos ketë mbipopullim në burgje dhe të lirojë…
Vetura e cila ka marrë flakë sot në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, paraprakisht është përplasur me një veturë tjetër, pas së cilës është përmbysur dhe ka marrë flakë zjarr, thonë nga MPB Maqedoni. “Sot (18.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se në ora 15:50 në bulevardin “Brigada Treta Maqedonase”, ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve “Opel”, i drejtuar nga D.T.(52) nga Shkupi dhe një automjeti i pasagjerëve “Volkswagen”, i drejtuar nga R.K.(53) nga Shkupi, të dy me targa të Shkupit, me ç’rast ka rënë zjarri në veturën “Opel”, njoftoi MPB për “Fokus”. Nga aksidenti të dy…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, nënshkruan Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive për rritje të qëndrueshme të pagave në sektorin publik. Sipas Kontratës së Përgjithshme Kolektive, nga shtatori 130 mijë të punësuar në sektorin publik do të kenë rritje të pagave prej 10 për qind, pagesë K-15 deri në fund të vitit në vlerë prej 10 mijë denarë. Në kontratën e përgjithshme kolektive parashikohet që pagesa e K-15 nga viti 2024 të jetë së paku 30 për qind e pagës mesatare. Ndërsa është rënë dakord që metodologjia…

