Author: Jeta almakos

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ndodhet për një vizitë pune njëditore në Shqipëri, përkatësisht në bashkitë Pustec dhe Pogradec. Gjatë një deklaratë për shtyp nga Pusteci ai deklaroi se deri në fund të shtatorit pret të ndodhin ndryshimet kushtetuese në Kuvend. “Qëndrimet e dy grupeve në parlament për ndryshimet kushtetuese janë të qarta. Nuk ka ndryshuar deri tani. Procedura në Kuvend fillon nga e marta. Pres që në muajt e ardhshëm, theksoj qëllimisht disa muaj, të ketë bisedime intensive mes këtyre dy blloqeve, qeverisë dhe opozitës. Diplomatët e huaj janë një segment i veçantë, natyrisht, në të cilin më në…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një kumtese thonë që janë rritur dukshëm rrogat dhe pensionet ndërsa janë ulur kamatat dhe kreditet, përcjellë Klan M. ”Masat dhe politikat ekonomike të LSDM-së siguruan paga dhe pensione më të larta. Paga minimale është rritur në 20.175 denarë, nga 8.800 denarë në vitin 2017. Paga mesatare për gjashtë vite nga viti 2017 deri në vitin 2023 është rritur për 59 për qind nga 22.889 në 36.465 denarë, përkatësisht për 13.576 denarë. LSDM siguroi rritje rekord të pensioneve, e cila me rritjen që pason në shtator do të arrijë në 25 për qind. Pas 15 vitesh është nënshkruar…

Lexo më Shumë

Numri rekord nga libri i posaçëm amzë i të lindurve të Zulfia Amzës dhe shtatëqind personave të tjerë pa dokumente personale do të bëhet së shpejti numër amë, shkruan MIA. Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjendjen Civile, të gjithë personat pa dokumente në vend, të cilët luftuan me sistemin për të vërtetuar identitetin e tyre juridik, për të siguruar dokumente personale, dhe me këtë qasje në të drejtat themelore, duhet të bëhen qytetarë të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për pesëdhjetë e pesë vjeçaren Zulfia Amza, një grua e papunë që nuk ka vizituar kurrë një…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Strugë në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë i moshës 35 vjeçare, për të cilin prej 31 majit është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë. Më 22 korrik shtetasit të huaj i është hequr liria në pikën kufitare Qaf Thanë. Autoritetet belge kërkojnë që ai të vuajë një dënim me burg prej 3 vjet e 4 muaj, sepse sipas legjislacionit belg. Personi në fjalë ishte dënuar për krimet e falsifikimit, pastrimit të parave, tregtisë ilegale të armëve, organizimit kriminal dhe falsifikimit të…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, ndodhet për një vizitë pune njëditore në Shqipëri, në bashkitë Pustec dhe Pogradec. Pendarovskin në Pustec e pritën kolegu i tij shqiptar Bajram Begaj dhe kryetari i komunës Pali Kolefski. Në një prononcim për media, ai ka folur për nismën “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se mangësi është se deri më tani në të janë vetëm tre shtete. Sipas tij, Open Balkan, që nga fillimi e deri më sot, synohet të jetë një nga iniciativat e shumta rajonale për zonën e Ballkanit Perëndimor. “Janë mbi 50 nisma…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev i ka blerë një makinë të re bashkëshortes së tij Veselka dhe “Range Roveri” i ri ka kushtuar hiç më pak se 250 mijë euro, përcjell INA. Kryetari i kësaj komune të vogël në Maqedoninë e Veriut thotë për “Fokus” se çdo femër meriton dashuri dhe respekt nga bashkëshorti, dhe se gruaja sidomos është shtylla e familjes. Ai me veturën e re ka befasuar gruan e tij, e cila i ka mbërritur papritmas në shtëpi. Jançev thotë se lidhja e tyre është 25 vite dhe se pikërisht ka qenë bashkëshortja që gjithmonë i…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se pas 20 vitesh është koha që BDI të shkojë në opozitë. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për TV Alsat. “Ne e kemi deklaruar shumë herë qëndrimin tonë dhe nuk ka ndryshuar, që është se presim ndryshim në përbërjen e qeverisë, pra 20 vjet prania e BDI-së në qeveri është një periudhë shumë e gjatë. Të tjerëve duhet t’u jepet mundësia”, deklaroi Mickoski. “Të paktën analizat tona janë të tilla. Mendoj se ata pak në kryesinë e BDI-së pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të befasohen papëlqyeshëm nga rezultati dhe vlerësoj…

Lexo më Shumë

Fatmir Limani, nipi i Ali Ahmeti, ka adresuar akuza të rënda ndaj kreut të BDI-së për pasurim të shpejtë dhe përfshirje në afera korruptuese. Në emisionin “Pro ose kundër” në TV ALFA Limani ka thënë se nëse vite më parë qytetarët mendonin se vetëm ministrat e BDI-së janë të korruptuar, tani ata e dinë se edhe vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti është përfshirë në korrupsion pasi ai dhe familjarët e tij kanë pasuri milionëshe në prona të patundshme dhe vetura luksoze. “Korrupsioni dhe kriminaliteti në masë nuk ishte shpërfaqur si sot. Para pesë viteve nuk dihej se Ali Ahmeti…

Lexo më Shumë

Rusia ka miratuar një listë të kombeve që i konsideron “armiqësore”, ku mes tyre është edhe Shqipëria. Ky urdhër vjen pas sanksioneve masive që vendet perëndimore kanë aktivizuar kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të këtij vendi kundër Ukrainës. Në listë janë shtuar territore të tjera të huaja që, sipas Moskës, kryejnë veprime armiqësore kundër saj, kompanive dhe qytetarëve rusë. Urdhri me listën është nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin dhe është pjesë e Dekretit të Presidentit të Federatës Ruse të lëshuar më 5 mars 2022 “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Lista e shteteve:…

Lexo më Shumë

“Nëse nuk ndodhin ndryshime kushtetuese, ka mundësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndahen në rrugëtimin e tyre në planin e integrimeve evropiane”. Ky paralajmërim është bërë nga sekretarja shtetërore franceze përgjegjëse për Evropë, Laurence Bun në një intervistë për MIA. “Tani e ardhmja e hapjes së negociatave për anëtarësim është në duart e Kuvendit dhe Maqedonia ka të drejtë sovrane të vendosë se çfarë dëshiron. Por ne shpresojmë që kjo të ndodhë, që vendi të anëtarësohet në familjen e BE-së dhe shpresojmë që Maqedonia dhe Shqipëria të vazhdojnë të jenë liderë, ashtu siç kanë qenë në vitet e…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesin  është djegur vetura private “Audi” e zëvendëskryeministrit të parë,  Artan Grubi. Por, sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme,  vetura është në emër të një personi tjetër, me inicialet B.L. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sot në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 03:30 në rugën ‘Strumica’ është shkaktuar zjarr në automjetin ‘Audi’ me regjistrim të Shkupit, pronësi dhe e parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë”. Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të…

Lexo më Shumë

Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të publikara, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut. Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), mori vëmendje të shtuar ditët e fundit në Shqipëri, pas lajmit për anulimin e fondeve IPARD II . Shteti i dytë me numrin më të lartë të hetimeve të nisura në rajon është Serbia, ndaj të…

Lexo më Shumë