Author: Jeta almakos

Pas vendimit të Izet Mexhitit për të krijuar subjektin e tij politik, partia ku ai shërbeu së fundi si nënkryetar ka vendosur që ta zëvendësojë me Bujar Osmanin, zëdhënësin aktual të partisë. Vendet si anëtarë të Kryesisë Qendrore të BDI-së u janë zëvendësuar edhe  Visar Ganiut dhe Saranda Imerit. Në vend të tyre do të jenë Bekim Neziri, Ilir Hasani dhe Arta Bilalli-Zendeli. Ndryshimet në BDI vijnë pas një periudhe të gjatë kur mexhiti që përkrahej edhe nga Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nevzat Bejta, krijuan një fraksion brenda partisë, i cili kërkonte kryetarit Ali Ahmeti që të shkarkonte nga…

Lexo më Shumë

Transparenca e Qeverisë dalëngadalë po vdes, po zvogëlohet edhe qasja në informata, po vështirësohet puna e gazetarëve, e përveç kësaj kur afrohen zgjedhjet, rreziku i sulmeve dhe presioneve ndaj tyre po rritet. Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, Pavle Bellovski, në  intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Bellovski thotë se transparenca e Qeverisë si një nga elementët mbështetës kur u prezantua si program dhe ofroi një reformë nga një sistem partiak-politik deri më sot, sipas tij, ai term transparencë ka humbur.  PAVLLE BELLOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË GAZETARËVE “Kur kërkojmë akses në informacionin…

Lexo më Shumë

”Këtu nuk janë Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq. Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.” Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj rreth e rrotull Shqipërisë gazetarja e Dojçe Veles, Astrid Benolken. Ajo vë në dukje se për një kohë të gjatë Shqipëria nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Konsiderohej si një vend i varfër, i pazhvilluar dhe me kriminalitet. Por gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në këtë vend.…

Lexo më Shumë

Nga Komisioni për Anti Korrupsion thonë për Alsat se rregullorja ligjore nuk i mundëson hetim më të madh në rastin e Grubit për shkak se ai automjeti i djegur është në emër tjetër kujt. Biljana Ivanovska thotë ky rast dëshmon nevojën e sjelljes urgjente të Ligjit për rrjedhën e pasurisë, pasi vetë Qeveria dhe shumë ministra dje thanë se automjeti është i Artan Grubit, ndërsa të dhënat zyrtare e flasin të kundërtën. “Mendoj se është i domosdoshëm sjellja e Ligjit për rrjedhën e pasurisë, e cila qytetarëve do u japë obligim që patjetër ta paraqesin pronën, por jo vetëm pronën…

Lexo më Shumë

Edhe Qeveria sot ka reaguar për djegien e veturës që shfrytëzohej nga Artan Grubit dhe e ka cilësuar rastin si akt dhune ndaj zëvendëskryeministrit. Nga Qeveria thonë se siguria është prioritet kryesor në një shoqëri demokratike andaj institucionet po veprojnë me shpejtësi. “Qeveria dënon aktin e djegies së automjetit të përdorur nga nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi dhe e konsideron atë si një akt dhune plotësisht të papranueshëm dhe të palejueshëm në një shoqëri demokratike që angazhohet për vlerat evropiane. Të gjitha institucionet kompetente, organet hetimore dhe gjyqësore, në kuadër të kompetencave të tyre, veprojnë pa vonesë, me…

Lexo më Shumë

Mungesa e ujit ka bërë që një pjesë e banorëve të Vizbegut të kaloj në etje temperaturat ekstrem të nxehta. Ndërsa Alsat qëndroi në Vizbeg, çezmat, kopshtet dhe rrugët thuajse ishin të thara. Në oborret e shtëpisë ishin të radhitura shishet dhe bidonët të mbushur me ujë me të cilat familjarët duhet të kryejnë gjërat më elementare. “Kur kemi një orë ujë, zgjohen njerëzit dhe i mbushin kovat me ujë, kështu jetojmë. Për një person është vështirë e jo një familje, një person nuk mund t’ia dal. Ishin vitin e kaluar por asgjë nuk bën. Premtuan se do të bëhet,…

Lexo më Shumë

Policia maqedonase është në kërkim të më shumë se 400 personave, të cilët kanë arritur t’i ikin ballafaqimit me drejtësinë. Disa prej tyre janë arratisur nga burgu, përderisa të tjerë kanë qenë të pakapshëm për organet e drejtësisë që në fillimin të zhvillimit të proceseve gjyqësore ndaj tyre. Për 103 persona të arratisur, policia maqedonase ka lëshuar fletarrestime ndërkombëtare. Më shumë se gjysma e tyre, gjithsej 57, janë lëshuar gjatë pesë vjetëve të fundit. Gjykata Themelore Penale në Shkup bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se aktualisht aktive janë 368 urdhër-arreste, për personat që duhet të vuajnë burgun ose ata…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski duke folur për kërkesat e Sindikatës së Policëve të cilët kërkojnë rritje rroge, ka deklaruar për Alsat se nga muaji shtator, rrogat e policëve do të rriten për 10 për qind. Sipas Spasovskit nga ardhja e tij në krye të MPB-së rrogat e policëve janë rritur për 25 për qind. “Është nënshkruar marrëveshja e re kolektive në të cilin parashikohet rritje për 10 për qind në sektorin publik. Në të bie edhe policia. Nga shtatori do të ketë rritje të re prej 10 për qind të pagave”, deklaroi Spasovski në intervistë për Alsat.

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Themelore Publike kanë thënë për TV21, se menjëherë pas djegies së automjetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, prokurori publik ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Nga aty shtojnë se ndër veprimet e ndërmarra është lëshuar edhe urdhëri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të mjetit, pasi mjeti figuronte në pronësi të një personi tjetër dhe jo të zëvendëskryeministrit Grubi, edhe pse përdorej nga ky i fundit. “Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup menjëherë pas djegies së veturës ka dhënë urdhra dhe udhëzime për zbardhjen…

Lexo më Shumë

Arben Fetai Komisioni antikorrupsion obligohet me ligj që të nis procedurë për verifikimin e pronave të Artan Grubit. Sado që Grubi po gënjen që vetura nuk është e vetja, deklarata e bashkëpartiakut Bujar Osmani është inkriminuese dhe e tregon të vërtetën. Se çka ka Artani, më së miri e din Bujari. Pa paragjykuar për arsyet e dëmtimit të pronës, Grubi duhet të japë përgjigje në këto pyetje: 1. Si e ka financuar ai veturën Audi A6 5.0 TDI që kushton mbi 75.000 euro? 2. Pse nuk e ka raportuar atë në deklarimin e tij të pasurisë? 3. Pse e ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot gjatë vizitës së tij në Shqipëri ku u prit nga presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. ”Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij është që të jetë një bashkëpunim rajonal mes vendeve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim mes vendeve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej tyre dhe shpresoj që në një format të tillë të vazhdojë dhe më tej. Është e pakontestueshme se vendet që marrin pjesë në Ballkanin e Hapur…

Lexo më Shumë

Nga Lëvizja BESA kanë reaguar pas djegies së veturës së zv/kryeministrit Artan Grubit gjatë ditës së djeshme ku thonë se Grubi nuk duhet të derdhë lot krokordilli, por të dal dhe të jep llogari. ”Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve: A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë hesape me të? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në…

Lexo më Shumë