Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon reagim të menjëhershëm ndaj kërcënimeve eksplicite të drejtuara ndaj gazetares së ALSAT-M, Rita Behadini në postimin e saj lidhur me qëndrimin e një hoxhe nga Saraji në rrjetin social Facebook. Kolegia Behadini i është drejtuar sot SHGM-së me denoncim se gjatë ditëve të fundit është pre e kërcënimeve nga persona me profile në rrjetin social Facebook, por njëra bie më shumë në sy pasi ka kërcënim eksplicit. Në postimin e një profili të emëruar si Fisnik Hoxha shkruan kërcënimi në vijim: “O fshije postin qe ke shkru kunder hoxhës Omer se familjen np***…
Author: Jeta almakos
Izet Mexhiti, Bilall Kasami, e Afrim Gashi janë takuar në ambientet e kuvendit sot. Ky takim duket si përgatitje e asaj qe përflitet në opinion, frontit të përbashkët opozitar. Ky front pritet të forcohet në ditët në vijim, ndërkohë që Izet Mexhiti tani vepron në kuadër të një lëvizje të re politike pas shkëputjes nga BDI.
Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, njëherë edhe anëtare e Komitetit Qendror të kësaj partie, Maria Miteva ka shpërndarë fotografi nga vetura e saj, e cila është demoluar, përcjell TV21. Miteva thotë se këtë po e bëjnë kundërshtarët politikë. “Mëngjesi i së hënës për mua dhe familjen time filloi kështu, e gjeta automjetin tim të copëtuar dhe të demoluar. Ata padyshim janë në panik dhe të frikësuar, kështu që filluan të na trembin sepse e dinë se do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet”, ka shkruar mes tjerash Miteva.
Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se tre shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar me ambasadën tonë në Athinë, se ndodhen në ishullin grek të Rodosit dhe janë në vend të sigurt. MPJ-ja thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente greke dhe apelojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë që të evitojnë udhëtimet në zonat e përfshira nga zjarret. Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion edhe disa numra telefoni: SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat kujdestarë të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410. Njoftimi i plotë i Ministrisë së…
Vazhdon të komentohet vetura e djegur e zv/kryeministrit Artan Grubi, gjatë mëngjesit të së shtunës. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, thotë se i gjithë rasti duhet të hetohet në detaje, sipas tij, autorët të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë dhe se publiku ka të drejtë të dijë nëse ka apo jo pasuri të fshehur. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE “Por ajo që dihej edhe për oponionin është se automjeti nuk ishte në pronësi të zotërisë që përmendëm, por ishte në pronësi të ndonjë personi tjetër juridik që ishte i lidhur me disa aktivitete të tjera afariste në të…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e Konkursit për akomodimin e nxënësve në konvikte në vitin shkollor 2023/2024. Në ueb faqen e MASH janë publikuar listat e nxënësve të pranuar në nëntë konvikte: “Profesor Mijallkov” në Kumanovë, “Lazar Llazarevski” në Veles, “Vanço Pitoshevski” në Ohër, “Koço Racin” në Shën Nikollë, “Mirka Ginova” në Manastir. Katër nga nëntë konviktet janë në Shkup: “Dr. Pançe Karagjozov”, “Zdravko Cvetkovski”, “Partenija Zografski”, dhe konvikti “Dimitar Vllahov”
Diandra Krivanjeva është një nga mijëra shqiptarët që pas shumë viteve pritje e probleme byrokrarike, fitoi shtetësinë falë ligjit të inicuar nga Aleanca për Shqiptarët. Kjo fitore si duket i ka dhënë asaj motiv për tu aktivizuar edhe më shumë në të mirë të shoqërisë dhe vendlindjes. E reja nga Tetova, Diandra Krivanjeva është aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët dhe së fundmi ka shprehur ambicje për të qenë edhe në krye të proceseve, duke paraqitur edhe kandidaturën e saj për kryetare e Forumit Rinor të ASh-së në Tetovë, shkruan Top24 Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, e dashura rini! Sapo…
Një stuhi e madhe me reshje të dendura shiu dhe erë ka goditur sot pasdite Shkupin. Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik, Shkupi dhe disa rajone të tjera të vendit janë përfshirë nga një masë e paqëndrueshme që është zhvendosur nga Kosova në orët e pasdites. Stuhia ishte jetëshkurtër, por jashtëzakonisht e fortë. Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Në viset verilindore të vendit, pasditja e sotme është e paqëndrueshme me paraqitje lokale të stuhisë e shoqëruar me shkarkime elektrike, reshje të forta të rrëmbyeshme, breshër dhe erë të fortë. Me procese më intensive u përfshinë zonat e Kratovës, Probishtipit,…
Autobusi i kompanisë transportuese “Arditi Tours”, është përfshirë nga flakët, këtë të diel. Rasti ka ndodhur rrugës Prishtinë- Podujevë. Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se nga ky inident nuk ka persona të lënduar. “Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti. Tutje theksoi se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë…
Pas ditëve me mot të nxehtë dhe temperatura të larta në Maqedoninë e Veriut, sot pasdite ka pasur rreshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Ku në disa vende të Çairit ka shkaktuar edhe dëme, duke rrëzuar disa drunjë dhe dalje të kanalizimeve.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën. Udhëheqësi maqedonas u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri. Të dy presidentët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur. Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën…
Çështja e djegies së makinës së zëvendëskryeministrit Artan Grubi është folur edhe në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij, BDI, e cila u mblodh në Tetovë, ku u folën edhe çështje të tjera. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani, tha se kryetari Ali Ahmeti para Këshillit ka dhënë raport për ekzistimin e të ashtuquajturës “qendër hibride politiko-ekonomike”, e cila siç tha Osmani, është krijuar në vendin tonë nga qendra politike partiake, si dhe nga qendra ekonomike dhe të biznesit, të cilët vlerësojnë se barazia dhe humbja e monopoleve etnike është kërcënim për shtetin dhe me çdo kusht tentojnë të bëjnë…

