Vazhdimi i negociatave me BE-në është interes kombëtar, tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Me seancën e Komisionit për Çështje Kushtetuese po fillojmë debatin për procesin që do të jetë test i përkushtimit tonë real për reformat, transformimin e shoqërisë në Maqedoni dhe standardin jetësor evropian”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, votimi i amendamenteve kushtetuese nga njëra anë nënkupton vazhdimin e përshpejtuar të reformave dhe përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në pakon e re të zgjerimit të BE-së, dhe nga ana tjetër do të thotë fuqizim i karakterit multikulturor të shoqërisë në…
Author: Jeta almakos
Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi që nga shumë artdashës cilësohet edhe si ambasador i vërtetë i kulturës dhe traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 22, 23 dhe 24 Korrik, ishte pjesëmarrëse e Festivalit Folklorik “FOLKFEST”, ku u prezantua me pikat e saja më të fuqishme dhe me këtë prezantoi para publikut kulturën dhe traditat tona. Kryetari i ansamblit të këngëve dhe valles “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza pas përfundimit të këtij festivali ka thënë se për të dhe ekipin e tij ka qenë kënaqësi që të jenë pjesëmarrës në një festival ky promovohen…
Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e të akuzuarit Angelo Gjordjievski për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, kështu që ai do të duhet të vuajë dënimin me 18 vjet burg, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ankesat e Klementina Lefkovska dhe Andrej Kostovski janë respektuar vetëm pjesërisht në shumën e dhënë në emër të dëmit jomaterial. Ndryshe, Klementina do të vuajë 18 vjet. ndërsa Kostovski 16 vjet burg. Të tre të akuzuarit janë të obliguar bashkërisht t’i paguajnë 4.000.000 denarë nënës së të ndjerit Denis Tot, T.T. Një shumë identike do t’i paguhet I.T., babai i…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri javën e kaluar i ka marrë kompetencat e kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami lidhur me gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Por, burime brenda komunës, bëjnë të ditur se edhe përkundër kësaj, kryetari i Tetovës Bilall Kasami nuk do të respektojë vendimin e Jeton Shaqirit, por do ta shkarkojë drejtoreshën Teuta Llalla. Se çka do të ndodhë me tutje, pritet të shohim brenda kësaj jave.
Në vitin shkollor 2023/2024, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror, transmeton TV21. Bëhet e ditur gjithashtu se gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 29 dhjetor dhe se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar. “Në seancën e sotme Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023. Prej datës 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 22 janar. Në periudhën nga data…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe sot ka përsëritur qendrimin e partisë së tij, sa i përket votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mickoski është prerë se 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë të qartë dhe të saktë në qëndrimin e tyre, e kjo është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese me diktat bullgar. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së “I bëj thirrje menjëherë, pasi të ketë mbaruar Komisioni Kushtetues, të caktojnë nesër një seancë parlamentare dhe të shohim nëse kanë 80 deputetë apo jo. Nëse nuk e caktojnë, atëherë është e qartë se nuk e kanë, nëse nuk e kanë,…
Propozimi për ndryshime kushtetuese u miratua sot në Komisionin Parlamentar për Çështje Kushtetuese, me 10 vota “pro” dhe 7 “kundër”. Tashmë propozimi do të shkojë në seancë plenare, të planifikuar për 18 gusht, kur do të nevojiten dy të tretat e shumicës për të miratuar nevojën për ndryshime kushtetuese. Kryetari i Komisionit, Talat Xhaferi, tha se propozuesi për ndryshimet kushtetuese ka afat 15 ditë që të propozojë draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Në debatin e sotëm i cili ishte i pari për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, do të ndërpritet procesi i integrimit të…
Punëtorët e larguar nga Higjiena Komunale- Shkup do të kthehen në punë. Kështu njoftoi Sindikata e Maqedonisë. Sipas tyre, dhjetëra punëtorë të larguar nga puna në Higjienën Komunale – Shkup, janë kthyer në punë pasi Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë vendim në favor të tyre. Inspektorati i Punës ka bërë një inspektim pas raportimit të të shkarkuarve, i cili ka rezultuar se nuk ka bazë për përjashtimin e tyre. SINDIKATA E MAQEDONISË “Ju informojmë se Inspektorati Shtetëror i Punës, pas ankesës së dorëzuar nga punëtorët e Higjienës Komunale Shkup të larguar nga puna, me ndihmë juridike falas të ofruar…
Rreth 200 kompani do të duhej të përfshiheshin me tatimin e solidaritetit, informoi drejtoresha e Drejtorisë për të Аrdhura Publike, Sanja Lukarevska, ndërsa vlerësimet janë në bazë të analizave evidentues që i ka bërë DAP konform bilanceve tatimore që i kanë dorëzuar kompanitë në Drejtori. SANJA LLUKAREVSKA, DREJTORESHË E DAP “Flasim për të dhënave krahasuese, 2022, 2021 etj. Pritjet janë se rreth 76-77 milionë euro do të derdheshin në Buxhet përmes këtij tatimi të njëfishtë të solidaritetit”. Lidhur me veprimtaritë e kompanive, që do të përfshihen me tatimin e solidaritetit dhe nëse janë të ndërlidhura ato vetëm me energjetikën dhe…
Kisela Voda është komuna e parë e dixhitalizuar në Maqedoni dhe më gjerë Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski sot në një konferencë për media e promovoi projektin e digjitalizimit me titull “Me digjitalizim deri në administratë efikase”. Me zbatimin e tij, Kisela Voda është komuna e parë në Maqedoni dhe në Ballkan që ofron shërbime elektronike për qytetarët e saj. Nëse deri më tani qytetarët duhej të prisnin disa muaj për të marrë një ekstrakt nga një plan urbanistik, tani me platformën e re elektronike do ta kenë dokumentin në adresën e tyre elektronike për 72 orë, pa qenë nevoja…
Rrjeti i ri i ujësjellësit dhe asfaltimi i rrugëve “Kordzhevska”, “Mishevska” dhe “Domazetovska” Deri në fund të majit, banorët e rrugëve “Kordzhevska” dhe “Domazetovska” dhe “Mishevska” në fshatin Draçevë do të marrin ujë të pijshëm cilësor, me të cilin do të tejkalohet problemi me të cilin po përballen me dekada. Komuna e Kisella Vodës sot filloi rikonstruksionin e ujësjellësit ekzistues të vjetëruar në këtë zonë. Është një projekt ndërtimi me një gjatësi rreth 1400 metra Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski, i cili sot mori pjesë në fillimin e aktiviteteve ndërtimore, theksoi se kjo është një ndërmarrje e nevojshme dhe që…
Kisela Voda është komuna e parë që do të ofrojë një zgjidhje sistemore për përballimin e bullizmit. Në seancën e sotme të Këshillit Lokal për Parandalim, kryetari Gjorgjievski promovoi të parën nga grupi i masave që nga sot janë në dispozicion të viktimave të dhunës së bashkëmoshatarëve apo të afërmve të tyre. Përkatësisht, nga sot funksionon linja telefonike 078/358-639, ku mund të marrin mbështetje – Ballafaqimi me bullizmin kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, e cila përfshin familjen, bashkëmoshatarët dhe institucionet. Si pushtet vendor jemi të vetëdijshëm se jemi një pjesë e rëndësishme në gjetjen e zgjidhjes, sepse parandalimi është ndalesa e…

