Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi që nga shumë artdashës cilësohet edhe si ambasador i vërtetë i kulturës dhe traditës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga data 22, 23 dhe 24 Korrik, ishte pjesëmarrëse e Festivalit Folklorik “FOLKFEST”, ku u prezantua me pikat e saja më të fuqishme dhe me këtë prezantoi para publikut kulturën dhe traditat tona. Kryetari i ansamblit të këngëve dhe valles “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza pas përfundimit të këtij festivali ka thënë se për të dhe ekipin e tij ka qenë kënaqësi që të jenë pjesëmarrës në një festival ky promovohen vlera. “Vërtetë ishte një javë e përkryer, javë gjatë së cilës me plot përkushtim u angazhuam që të paraqitemi në skenë dhe të rrëmbejmë zemrat e gjithë atyre që kishin rastin të na shohin drejtpërdrejt por edhe atyre që na ndoqën përmes rrjeteve të ndryshme sociale. Pas pjesëmarrjeve në dy festivale gjatë javës që shkoi, neve si ansambël na pret një punë dhe angazhim edhe më i madh me qëllim që në çdo kohë dhe në çdo vend ku do të marrim pjesë, ekipi ynë të shkëlqej para publikut”, ka thënë kryetari i AKV “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza. Në edicionin e 5 të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “FOLKFEST” morën pjesë ansamble nga Polonia, Qipro Veriore, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania me 2 grupe “Borka” dhe “Desna”, Republika e Kosovës, Moldavia, Gjorgjia, Kili dhe Meksiko, kurse Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet nikoqir ishte jashtë konkurrencës por që u përfaqësuar nga AKV “Ibe Palikuqi” dhe “Studio Folklor”. Sipas jurisë profesionale e përbërë nga Bajram Tahiri, Kenan Jahja-Kajolli – kryetar dhe Lubço Manevski, vlerësuan si vijon radhitjen e më të mirëve: 1. Meksiko 2. Moldavia 3. Kosova Festivali Ndërkombëtar i Folklorit “FOLKFEST” zgjati tre ditë. Me datë 22 Korrik (e shtunë) me fillim në ora 20:30 u shënua fillimi i “FOLKFESTIT” në sheshin Maqedonia, kurse gjatë dy ditëve në vijim i njëjti u organizua në sheshin Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Sponsor të këtin manifestimi kulturor ishin: Ministria e Kulturës së RMV-së, Komuna e Çairit, NTP Shkup, MEPSO, Lotaria e RMV-së, Eftinia Impex, Hotel Doa, ATS Grup dhe Ndihma e Shpejtë.

Data 28.08.2026
Aktuale
- Protesta e 90-të para Kryeministrisë/ “Rama ka bërë gjenocid!”, Sazan Guri: Kjo lëvizje s’ka nevojë për komandantë, ka frymën shqiptare!
- Algjeria lufton me dhjetëra zjarre pyjore që kanë lënë 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
- Egli ‘ndez’ rrjetin, ekspozon asetet bombastike në bikini
- FOTOLAJM/ Pankartat nga protesta e 90-të, qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!
- VLEN: Dënojmë fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës
- Publikohen pamjet e momentit kur rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë
- Mbledhja me dyer të mbyllura/ Zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë: Skemë e personalizuar për çdo territor, “Pasqyra Shqipëri” të zbatohet nga të gjithë
- BDI: Partneri i VLEN-it glorifikon Ratko Mlladiqin, ky është poshtërimi që na e servuat si ndryshim




