Author: Jeta almakos

Ministri i Shoqërisë Informative, Azir Aliu tha se me vite shqiptarët provimet për në administratë i kanë dhënë në gjuhën maqedonase. Ai tha se nuk është dashur të ndryshohet asgjë por thjeshtë është bërë përkthimi i pyetjeve dhe rasteve të studimit në gjuhën shqipe. “Është edhe neglizhenca e institucioneve për arsye që janë vërtetë të çuditshme, me vite të mos bëhet përkthimi i pyetjeve, mos mundësohet që shqiptari t’i nënshtrohet provimit në gjuhën që ka mësuar është e çuditshme”, tha ministri Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se në analizë që janë bërë shumë shqiptarë nuk e kanë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk pret që ky dimër të jetë më i vështirë se i kaluari në fushën e energjisë, pavarësisht konfliktit të ri në Lindjen e Mesme që shkaktoi rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe vendosjen e tarifës prej 10 eurosh nga ana e Bullgarisë për transportin e një kilovat orë gaz natyror rus përmes tubacionit bullgar. Ai bëri të ditur se do të kërkohet dëmshpërblim nga Bullgaria dhe mbështetje shtesë nga Bashkimi Europian për vendosjen e taksës nëse nuk lirohen kapacitetet e gazsjellësit, përmes të cilit furnizohemi me gaz nga Bullgaria, sepse Bullgaria ka dorëzuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për numrin më të ri të të përjavshmes “Fokus” tregon se si është bashkëpunimi mes të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” dhe kryetares së Shkupit Danela Arsovska. Ai mohon se më ka bashkëpunim me Arsovskën. “Lidhja ka qenë Blerim Bexheti dhe tani nuk kemi më bashkëpunim, është vetëm me Bexhetin, Levicën, njerëzit e Gruevskit. Dy ndërmarrje publike janë të udhëhequr nga njerëz të Sarajit. Ka njoftime se do të emërojë një njeri të Gruevskit në “Higjienën Komunale”. Me Arsovskën kemi bashkëpunuar për shkak të interesit të qytetarëve, problemet lokale janë të zakonshme,…

Lexo më Shumë

“Ministria e Punëve të Brendshme është në fazën përfundimtare të rregullimit të pikës shtesë, e cila duhet të vihet në funksion për lëshimin e dokumenteve personale”. Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili theksoi se deri të shtunën duhet të përfundojnë të gjitha përgatitjet e hapësirës që të fillojnë me punë të punësuarit, ndërsa qytetarët të shërbehen”. “Pres tashmë nga e shtuna apo e hëna, në varësi si të do jenë të gati, të mund ta vëmë në funksion objektin, me çfarë po përgatitemi të bëjmë dy ndërrime në vetë objektin dhe në një…

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare “Mundësi për Qendrën” vetëm në Shkup ka piketuar mbi 100 objekte publike, spitale, kopshte, shkolla, kazerma, gjykata dhe objekte të tjera që përdorin naftë dhe mazut përkundër faktit se qyteti ka ngrohje qеndrore. Nga këtu thonë se nafta është lëndë djegëse jashtëzakonisht e ndotur, por nuk është për t’u nënvlerësuar as karburanti ekstra i lehtë, i cili përmban shumë më tepër sulfur sesa  karburanti më i ndotur i makinave – dizeli. Përveç kryeqytetit janë marrë të dhëna nga e gjithë Maqedonia е Veriut dhe janë përcaktuar gati 700 objekte të tilla. INICIATIVA QYTETARE “MUNDËSI PËR QENDRËN” “Nëse nuk…

Lexo më Shumë

Në gjendje më të rëndë shëndetësore është shoqëruesi i Rade Trajkovskit-Shtekli, persona këta që dje pasdite u plagosën në “East Gate Mall” në Shkup, shkruan TV21. Ai po trajtohet në Spitalin e Qytetit, prej ku për TV21 thonë se gjendja momentale është stabile, por vazhdon të jetë në rrezik për jetën. “Pacienti është në njësinë për kujdes intensiv, ende është në aparate, në gjendje relative stabile. Po ndërmerren masat e nevojshme për trajtim. Ende është në rrezik për jetën”, tha Luben Arsenkov, drejtor i spitalit “Shën Naumi i Ohrit”. -A nuk dihet sa plumba ishin? “Ishin më shumë në numër,…

Lexo më Shumë

Rade Trajkovski-Shtekli vazhdon të mbetet në kujdes intensiv, shkruan TV21. Drejtori i Qendrës Mjekësore Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, Dr. Nexhati Jakupi në një deklaratë për TV21 tha gjendja shëndetësore e të plagosurit Rade Trajkovskit-Shteklit është stabilizuar, por që nuk mund të thuhet se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Shteklit i është hequr një pjesë e mushkërisë.

Lexo më Shumë

Qendra tregtare “East Gate” një investim kapital prej 350 milionë eurove për të dytën herë është gjetur në listën e kronikës së zezë, për qërim hesapesh mes bandave. Një incident ndodhi në gusht të këtij viti, ku cak ishte një kriminel i shumëkërkuar me dosje të trashë që jorastësisht sillej vërdallë apo u gjet në këtë qendër tregtare. Bëhet fjalë për Rade Trajkovski-Shtekli, i cili po në të njejtin vend të krimit ishte sulmuar fillimisht në gusht me armë zjarri, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe të vdekur. Fatmirësisht gjithçka kaloi pa ndonjë pasojë apo dëm ndaj njerëzve, familjeve…

Lexo më Shumë

Spasovski: MPB-ja punon intenzivisht në zbardhjen e incidentit të djeshëm Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton (MPB) po punon intenzivisht në zbardhjen e incidentit të djeshëm që ndodhi në Qendrën tregtare East Gate. “Sigurisht që siguria nuk është cenuar, organet kompetente janë në terren dhe po punojnë. Fokusi është në kryeqendër, kjo për shkak të madhësisë dhe jo për tjetër. Sa i përket incidentit të djeshëm, po punohet intenzivisht. Krime ndodhin gjithkund, në secilën pjesë. Kështu që po ndërmerren aktivitet gjatë gjithë kohës. Në mënyrë permanente po punojmë, për zbardhjen e incidenteve të këtilla”,…

Lexo më Shumë

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) deri në fund të muajit do të marrë vendim për çmimin e ngrohjes qëndrore në Shkup që do të vlejë nga muaji i ardhshëm, konfirmoi për MIA-n kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski. “Kemi mbajtur takim me tri kompanitë shtetërore të EMV-së për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike, të cilët kanë raportuar se si po shkon fillimi i sezonit të ngrohjes dhe cilat janë sfidat me të cilat po përballen në këto 10 ditë. Edhe pse është fakt që temperaturat janë më të ngrohta se sa pritej, megjithatë në çdo sezon ngrohjeje ka pika…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti I mbështetur nga tërë bota e ‘civilizuar’, Izraeli vazhdon ‘mbrojtjen’ e vet duke bombarduar pa ndalë ‘burgun e hapur’ të të dënuarve me vdekje – Gazën, ku numri i të vrarëve ka arritur në 5791, nga të cilët – sipas zyrtarëve palestinezë – dy mijë janë fëmijë. Edhe pse drejtuesve të Izraelit dhe të mbështetësve të tyre nuk u bënë përshtypje pyetja se me çka i rrezikon izraelitët pafajësia e fëmijëve palestinezë, duhet atyre dikush t’ua rikujtojë se kurrë nuk mund ta fitojë luftën dhe nuk mund të jetojë në paqe me vetveten ai që vret fëmijë! Dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme ka marrë vendim për ndryshimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës. Vendimi parasheh rritjen e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë së RMV-së në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës duke dërguar shtesë 35 ushtarë. “Vendimi u mor në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO dhe konkluzioneve të arritura në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të nismës së…

Lexo më Shumë