Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për numrin më të ri të të përjavshmes “Fokus” tregon se si është bashkëpunimi mes të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” dhe kryetares së Shkupit Danela Arsovska.
Ai mohon se më ka bashkëpunim me Arsovskën.
“Lidhja ka qenë Blerim Bexheti dhe tani nuk kemi më bashkëpunim, është vetëm me Bexhetin, Levicën, njerëzit e Gruevskit. Dy ndërmarrje publike janë të udhëhequr nga njerëz të Sarajit. Ka njoftime se do të emërojë një njeri të Gruevskit në “Higjienën Komunale”. Me Arsovskën kemi bashkëpunuar për shkak të interesit të qytetarëve, problemet lokale janë të zakonshme, ka pushtete të ndërthurura”,theksoi Mexhiti.