“Deshi apo jo Kovaçevski, zgjedhje do të ketë. Deri më tani, në këto më shumë se 3 dekada, nuk ka ndodhur që të mos ketë takim të liderëve në të cilin do të pajtohen datat për ato zgjedhje”. Kjo u theksua sot nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai thotë se duhet një takim udhëheqës, por për të rënë dakord për procesin zgjedhor, për të përcaktuar datat e zgjedhjeve, për një qeveri teknike dhe për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Nëse Kovaçevski nuk pranon, përgjegjësia është e tij”, thotë lideri i opozitës. Sipas tij, është logjike që zgjedhjet presidenciale dhe…
Author: Jeta almakos
SPB Shkup – Sektori për dhunë në familje ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit N.M.(25) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “lëndim trupor” dhe “dhunë në familje”. Ai dyshohet se më datë 03.10.2023 në zonën e Kisella Vodës ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 23-vjeçare, me të cilën është në proces divorci. Pas masave të marra, i njëjti është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor në Kisella Vodë, ndërsa më datë 04.10 i është caktuar masëa e paraburgimit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe sekretarja shtetërore, Magdalena Nestorovska realizuan takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer, si dhe me zëvendës-shefin e ri të Delegacionit të BE-së në vend, Ben Nupnau. Minsitri Spasovski me këtë rast i shprehi falënderim ambasadorit Geer për përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të MPB-së dhe të Delegacionit të Bashkimit Evropian në një numër të madh të projekteve të përbashkëta si dhe për mundësinë e takimit të sotëm që të bisedojnë për më shumë çështje me interes të përbashkët. “Në takim, mes tjerash,…
Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”. Kështu tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në TV Telma. Ai shtoi se pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje. BUJAR OSMANI “Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje…
Shkruan: Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti Pse Bujar Osmani, ministër i PJ të MV dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, zuri në gojë bash në këto ditë Ballkanin e Hapur, në kohën kur Serbia po akuzohet për sponzorizim të terrorizmit mbi shqiptarët e Kosovës, në ditët kur ajo për këtë fakt është vënë nën presionin të fuqishëm ndërkombëtar? Çfarë e detyroi Bujarin, ministrin shqiptar, bashkë me qeverinë dhe partnerët shqiptar të saj BDI/ASH, t’i dalë zot shtetit serb, që po akuzohet nga qendra të rëndësishme politike për destabilizim të rajonit? A ka ndonjë koordinim me kryeministrin Edi…
Në Malaga të Spanjës qëndron Drejtori i Agjencisë për Sipërmarrësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Hajrullah Misini ,dhe bashkëpunëtori i tij z.Gafur Zharku.Aty janë duke i përcjellë punimet e Konferencës Ndërkombëtare Ditët e industrisë Europiane 2023, e cila mbahet nga data 04 deri më 6 tetor në Malaga të Spanjës nën udhëheqjen e Organizatave Europiane të Ndërmarrësisë.Konferenca u hap nga zëvëndës drejtoresha e Ndërmarrësise Europiane Zonja Maive Rute e cila ndër të tjerash edhe udhëheqi me panelin duke theksuar se masat e ndërmarra në zhvillimin e industrise europiane do të kontribuojnë në hapjen e konkurencës në mes Ndërmarrjeve të…
Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Edi Rama. Arsyeja e kësaj, Tahiri thotë se duhet të jetë deklarata e Ramës në Financial Times se Kosova është “tokë e askujt”. Këtë, Tahiri e quajti skandalore dhe antikombëtare dhe se duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës. “Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka shkruar Tahiri. Kryeministri i Shqipërisë…
Nuk mund t’i ikë përshtypjes se ambasadorja amerikan me këtë deklaratë që kërkon transparencë dhe llogaridhënie po i bën një nder pushtetarëve aktualë në kuadër të votimit të ndryshimeve kushtetuese. “Por, sado të ngathët që janë liderët tanë politikë, mund të keqpërdoret. Sjellja e ndryshimeve kushtetuese sigurisht që i përshtatet SHBA-së, por ai projekt duhet të ketë koston më të ulët të mundshme. Nëse nuk ka më konsensus kombëtar, nuk ka më loja me doreza”, thotë analisti politik Petar Arsovski në emisionin “24 analiza” në “Tv 24”. Më mirë do të ishte që dialogu për ndryshimet kushtetuese të bëhej në…
Tre imigrantë nga Siria janë gjetur të lënduar në dy vetura të braktisura të cilat janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bogdanci. “Në rrugën rajonale Gjevgjeli – Bogdanci, dje rreth orës 14:45, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për kalim kufitar dhe vëzhgim kufitar “Bogorodicë”, gjatë kryerjes së aktiviteteve policore, afër dy automjeteve të braktisura të pasagjerëve “Alfa Romeo” me targa të Velesit dhe “Ford” me targa të Shkupit, të cilat paraprakisht kanë qenë të përfshirë në një aksident trafiku, me lëndime nga aksidenti trafiku janë konstatuar tre persona, imigrantë ilegal nga Siria”, njoftojnë nga MPB. Personave iu…
Ivon Veliçkovski, kryetari i Lëvizjes për Republikën e Re, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur mbi atë që ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar, tha se ajo që ka ndodhur është si pasojë e procesit të pajtimit që është zbatuar pjesërisht edhe nga bashkësia ndërkombëtare me Vuçiqin dhe se ajo një pasojë e pritur nga presioni disproporcional që është bërë mbi Kosovën dhe kryeministrin Kurti, karshi një politike më toleruese ndaj Vuçiq dhe politikat e tij. “Është e dukshme se Vuçiq duhet të jep përgjigje në dy pyetje. A e ka kontrolluar dhe nëse jo kush e ka…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dorëzuar në Qeveri propozim-Ligjin për falje, zgjidhje e re ligjore e cila sipas tij do t’i merr të drejtën Presidentit të falë gjatë procedurës penale. Lloga ka njoftuar se propozimi ka ardhur nga grupi i ekspertëve të cilët mbi zgjidhjen e re ligjore kanë punuar për më shumë se një vit, ndërsa përveç të drejtës së kreut të shtetit për të falur personat gjatë ndjekjes penale, përforcohen dhe saktësohen edhe kushtet e faljes dhe shkurtimi i afateve për institucionet të cilat duhet të veprojnë në proces faljeje. Sipas Llogës, zgjidhja ligjore bazohet në sistemet…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për prestigjozen britanike “The Financial Times”, ka thënë se “veriu i Kosovës është një pikë e nxehtë, dhe me kalimin e viteve është bërë toka e askujt, ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”. Kjo deklaratë nxiti reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri. Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, shkroi në Facebook, se Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiq dhe Sergey Lavrov. “Të damkosur para shqiptarëve dhe…

