Përderisa në njërën anë qeveritarët në Maqedoninë e Veriut flasin për kinse “suksese dhe perspektivë” në lëmin e ekonomisë, në anën tjetër të rinjtë, sidomos ata shqiptarë, nuk shohin asçfarë perspektivë, ndaj në kërkim të një ardhmërie më të mirë ata marrin rrugën drejt perëndimit – thonë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit. Ikja e të rinjve, sipas LD-së, gjithnjë e më shumë po bëhet e dukshme në vend. Nga kjo parti thonë se largimi nga shtëpia, në traditën e shqiptarëve, është një segment i dhimbshëm, sepse, siç thuhet në reagim, është hapi i fundit pas përpjekjeve për të gjetur…
Author: Jeta almakos
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke komentuar vizitën e presidentes së KE-së në vend, Ursula von der Leyen tha se, pret zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht vendin dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas. “Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian. Vizita e saj nis me Shkupin, ku pritet të takohet me krerët e lartë shtetëror, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin Stevo Pendarovski, por edhe përfaqësuesit e partive kryesore në vend. Në fokusin e vizitës në Shkup do të jenë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë procesit të negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht do të diskutohet edhe ndihma…
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar sot vizitën e presidentes së KE-së në vend, Ursula von der Leyen tha se, pret zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht vendin dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas. “Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ka pasur takime me qytetarët e Zhitoshit dhe Manastirit, pbrcjell albazone.mk. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu nga rradhët e ASH-së, pasditen e kësaj të shtune mbajti një takim me strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Manastir, Zhitosh dhe Prilep, për të dëgjuar mendimet, shqetësimet e tyre, për të komunikuar me ata dhe për të ndjekur çështjet e rëndësishme që ata kanë.
Ministri i drejtësisë së Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja përmes një postimi ka shkruar se Krenari është krenaria jonë dhe modeli i brezit të ri të politikanëve shqiptare” dhe se ndjehet tejet i lumtur për aritjet e tij në postin e ministrit të Drejtësisë. “Koha ikën shpejt, dhe ndjenja e krenarisë është e pashlyeshme për arritjet e Krenarit në postin e ministrit të Drejtësisë. Ai është një model i brezit të ri të politikanëve shqiptarë ne MV. Një falënderim i veçantë për mikpritjen e ngrohtë dhe dashurinë që na ofron nga ana tjetër e kufirit!”, ka shkruar ministri Manja.
Më shumë se 300 mjekë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë në spitale jashtë vendit në pesë vitet e fundit. Vetëm këtë vit, ky numër është më shumë se 50, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë. Kryetari i shoqatës për Alsat thotë se jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen. “Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata,…
Saranda Imeri nga Lëvizja Demokratike ka akuzuar nënkryetarin e BDI-së, Arbër Ademin se ka detyruar gratë e punësuara në administratë për të marrë pjesë në një panel diskutim. Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e shkruar nga zonja Imeri në Facebook. Presioni politik, vegël funksionimi e BDI-së ARBËR ADEMI DETYRON GRATË E PUNËSUARA NË ADMINISTRATË TË MARRIN PJESË NË PANEL DISKUTIM Numri dy i BDI-së dhe koordinator i grupit parlamentar të kësaj partie Arbër Ademi promovon presion politik ndaj vetë anëtareve të partisë së tij. Ademi, publikisht përmes rrjeteve sociale detyron gratë e punësuara në administratën shtetërore detyrimisht…
Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ishte e vetmja në Kuvend iu bashkangjit fushatës, “Tetori muaji rozë”, e cila ka për qëllim senzibilizimin e opinionit për kontrolle të shëndetit për parandalim të kancerit në gji. Gjatë seancës për pyetje të deputetëve, deputetja Dauti u paraqit me simbolin e Tetorit rozë.
Në Zubin Potok ka nisur ndërtimi i një stacioni policor. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po kanë nisur punimet për ndërtimin e një stacioni policor, pasi deri tani policia ka qenë duke qëndruar në një shtëpi private”, tha ai. Ndryshe, situata në veri raportohet të jetë e qetë pas sulmit terrorist që ndodhi para një muaji në Zveçan. Policia ka arritur të sekuestrojë sasi të madhe të armatimit në veri.
Familjarët e të burgosurve në burgun e Idrizovës, kanë dërguar fotografi në redaksinë e Alsat, duke treguar se të afërmit e tyre janë rrahur brutalisht nga Njësia Speciale e Policisë së RMV-së. Në pamjet që ka redaksia e Alsat, shihen lëndime të rënda tek të burgosurit, gjak gjithandej dhe po ashtu shihet se të burgosurit kanë edhe fraktura. Këto lëndime, sipas familjarëve, janë shkaktuar kur Njësia Speciale ka hyrë në burgun e Idrizovës për një kontroll. Alsat, do ju mbajë të informuar për rastin./ Alsat.mk
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrila Kacarska, në emër të Gjykatës, nënshkroi Memorandum për mirëkuptim dhe formim të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese së bashku me kryetarët e gjykatave kushtetuese të Bullgarisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Turqisë. Forumi ballkanik i Gjykatave kushtetuese është formuar për të ndihmur në zhvillimin e dialogut të ndërsjellë, ndarjen e praktikës kushtetuese, ngritjen e kapaciteteve dhe zhvilliminn profesionat të gjyqtarëve dhe shërbimeve profesionale në fushën e së drejtës kushtetuese, ngritjen e nivelit të komunikimit të gjykatave kushtetuese me opinionin, qëndron në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese. Prej aty theksojnë se sipas…

