Një 22-vjeçar nga Maroku është ndaluar mbrëmë në Demir Kapi i cili akuzohet për sulm fizik ndaj një punonjësi policie të Frontex-it, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Policët nga DBK Negotinë rreth orës 20:00 kanë ndaluar O.K. nga Maroku. Policët nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar Mihajllovë në Qendrën Rajonale Jugore për Çështje Kufitare dhe policët nga Frontex kanë vërejtur gjashtë imigrantë në vendngjarje, ndërsa O.K. në tentativë për t’u arratisur ka sulmuar fizikisht një polic nga Frontex”, thuhet në njoftim. Nga atje theksojnë se personi është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij…
Author: Jeta almakos
Në takimin e sotëm të mbajtur në kuadër të fushatës “Ne jemi Evropa”, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, kanë vizituar Universitetin e Evropës Juglindore, ku janë takuar me studentët e universitetit. Në takim u trajtua rëndësia e programit “Erasmus Plus”, projektet e mobilitetit dhe rëndësia e tyre për progresin akademik. “Programi “Erasmus Plus” u mundëson studentëve të arsimohen, të fitojnë njohuri dhe përvojë, ashtu si studentët nga vendet e tjera anëtare të BE-së. “Erasmus Plus” është shfaqur si një nga programet më të njohura të Bashkimit Evropian për arsimin,…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se tekstet shkollore për klasën e gjashtë të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe kanë marrë publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e teksteve shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë edhe gjatë kësaj fundjave. Tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe të shkencave natyrore në gjuhën maqedonase për klasën e gjashtë, për të cilat pas miratimit nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore është marrë publikimi CIP më 27 shtator, gjegjësisht më…
Produktet ushqimore bazë, të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm të qytetarëve, do të vazhdojnë të tatimohen me normë më të ulët të TVSH-së, përkatësisht nuk ka ndryshim të saj dhe mbetet në 5%, siç parashikon Ligji i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe më detajisht e përcaktuar me Vendimin për përcaktimin e të mirave dhe shërbimeve që janë me normë preferenciale të TVSH-së, të cilin Qeveria e miratoi më 28 shtator dhe që hyn në fuqi sot. Vendimet e miratuara nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë. Lista mbetet e gjatë dhe…
Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit dhe transformimin digjital do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë së sistemeve informative dhe të rrjetit në vend dhe gjithashtu ndërtim dhe zgjerim të infrastrukturës së IT-së, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe më efektiv të Republikës sonë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp pas debatit publik të organizuar nga Ministria kompetente në të cilën u diskutua ky ligj. Ai shtoi se do të sigurohet shkallë e lartë e përgjegjësisë me qëllim që të sigurohet zhvillim për zgjidhjet softuerike inovative në sistem.…
Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, e cila të hënën e 2 tetorit intervistuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe një ditë pas me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për mediat serbe. Ajo ka treguar se si arriti ta ketë Vuçiqin në intervistë. Ajo ka folur edhe për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë me 24 shtator. Ajo ka thënë se ekziston rreziku i konflikteve të reja. “Mendoj se rreziku ekziston, por nuk është i pashmangshëm. Kjo është arsyeja pse kam dashur të nënvizoj situatën në programin tim gjatë dy mbrëmjeve, duke diskutuar çështjen e vullnetit politik…
Policia e Kosovës, më 29 shtator bastisi pronat e Milan Radoiçiqit në veri të vendit. Në mesin e tyre ishte edhe një vilë super-luksoze e ndërtuar buzë Ujmanit. Pamjet nga brendësia e saj që i publikoi Policia tregonin enterier luksoz. Por, edhe pamja nga jashtë e incizuar me dron shfaqte një hapësirë të madhe ku ishin ndërtuar një shtëpi e madhe dhe disa objekte tjera përcjellëse, raporton Klankosova. Bastisja erdhi pas sulmit terrorist që një grup prej rreth 30 personash sulmuan një patrullë policore duke lënë të vdekur policin Afrim Bunjaku. Këtë grup terrorist po e udhëhiqte hiç më pak…
Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të premten kundër vendimit të gjyqtarit i cili e hodhi poshtë kërkesën e saj për caktimin masës së paraburgimit ndaj Millan Radoiçiqit në fillim të kësaj jave, konfirmoi ajo për Radion Evropa e Lirë (REL). Prokuroria bëri ankesë për shkak të rrezikut të arratisjes së Radoiçiqit, pas sulmit të armatosur më 24 shtator në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, përgjegjësinë për të cilin e mori vetë Millan Radoiçiq. Prokuroria e Lartë Publike tha për REL-in se ankesa është parashtruar “për shkak të gjendjes së pasaktë dhe paplotë faktike”. “Apeli kërkon ndryshimin e vendimit…
-Pse për shembull ajvari është me 5%, ndërsa ajvari djegës 10%, ku është luksi për feferonat që të bëhet ajvari djegës? -Nuk e dini! -Si nuk e di? -Nuk e di. Kjo ishte përgjigja pa përgjigje e zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi kur u pyet se pse ajvari djegës ka rritje të TVSH-së nga 5 në10%. Meqë zëvendëskryeministri nuk e dinte, TV21 doli në terren për të pyetur qytetarët se çfarë konsiderojnë produkte luksoze dhe çfarë të nevojshme. Unë mendoj se produktet luksoze janë p.sh çipsat, çokollatat ndërsa të tjerat janë të nevojshme. A mendoni se djathi, kaçkavalli apo…
Tarifa e lirë e energjisë eletkrike fillon nga 1 dhjetori nga ora 13 deri në 15 ku shumica e amvisërive do të kenë qasje në të. Këtë e bëri të ditur kreu i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski. Sipas tij tarifa e lirë e energjisë elektrike është një lajm i mirë për gjithë qytetarët e veçanarisht për pensionistët. “Qëllimi i gjithë kësaj është që të merret sa më shumë energji termike nga CHP-ja për të ulur kostot e të gjithë sistemit. TE-TO është i rëndësishëm sepse na siguron energji termike, e cila është dy herë e gjysmë deri në…
Kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, Merko dhe Pecakov, hynë në luftë të hapur, pasi Merko publikisht akuzoi Komunën e Ohrit se është më së shumti fajtore për situatën në të cilën ndodhet rajoni i Ohrit, lidhur me statusin nën UNESCO. Merko shkoi aq larg sa fajësoi mediat për këtë situatë, të cilat sipas tij përhapin gënjeshtra për komunën e tij. “Pjesa më e madhe e problemeve dhe vështirësive që u shfaqën dhe ekzistojnë ende në rajonin e Ohrit burojnë nga Komuna e Ohrit dhe drejtuesit e saj, të cilët vazhdimisht, nën patericën e mediave, organizatave dhe lobistëve të…
Prokuroria themelore publike ka ngritur padi kundër një 60 vjeçar nga Shkupi, për te cilin dyshohet se ka kryer vepër penale të rrezikimit te sigurisë së kryetarit të komunës së Karposhit , Stevçe Jakimovski, familjes dhe fqinjëve të tij. Prokuroria Themelore Publike “Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit dhe familjes së tij dhe pa arsye fillimisht ka filluar të ofendojë me zë të lartë, e më pas e ka kërcënuar se do ta vras dhe do t’ia shkatërrojë jetën. Ai ka vazhduar kërcënimet edhe ndaj fqinjëve të tij që…

