Author: Jeta almakos

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka folur për rastin e fundit që ndodhi në Qendrën Tregtare “East Gate”, ku nga të shtëna me armësh u plagosën rëndë dy persona. Spasovski për MIA-në thot se janë duke biseduar me shumë persona, po sigurojnë prova dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e sulmuesit, por siç thotë ai, ende është herët për të dhënë më shumë informacione për opinionin. Sipas Spasovskit, rolin kryesor në hetim e ka Departamenti i Hetimeve të Mjekësisë Ligjore. Në lidhje me motivet, i pari i policisë thotë se është ballafaqim i bandave kriminale të krijuara…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot ka ndarë uniforma falas për nxënësit e SHF Naum Naumovski Borçe në Majari. Kryetari Stefkovski ka njoftuar për ngjarjen në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar: Nxënësit të SHF “Naum Naumovski Borçe” morën uniforma falas. Veçanërisht jam i lumtur që sot pata mundësinë që nxënësve të shkollës fillore Naum Naumovski Borçe t’ua shpërndaj uniformat shkollore falas. Kjo është hera e parë që komuna e Gazi Babës ofron uniforma shkollore falas për 6800 nxënës. Me realizimin e këtij projekti sigurojmë barazi sociale dhe në një mënyrë kapërcejmë dallimet ekonomike…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani në një intervist dhënë për Tv Globin, ka folur rreth aktualitetit politik në vend si dhe për ndryshimet e kodit penal. Sipas Limanit, ky veprim i qeverisë është një precedent shumë i rrezikshëm për të ardhmen. Më tej, ai ka folur edhe për frontin opozitar, duke thënë se ajo është shpresa e vetme tek shqiptarët. “Fronti opozitar është shpresa e vetme për shqiptarët dhe në zgjedhjet tjera ky front do të jetë fituese e zgjedhjeve. Në teren jemi të etabluar mirë dhe se jemi në komunikim me çdo vilotues dhe çdo qytetar“, u shprehë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës Evropiane të Ekselencës për Ballafaqim me Kërcënimet Hibride në Helsinki, nënshkruan Memorandumin për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë qendër, duke e bërë vendin e 35-të pjesëmarrës. Osmani theksoi se bashkimi po ndodh në një moment jashtëzakonisht domethënës kur e gjithë bota, përfshirë edhe vendi, po përballet me sulme hibride të intensifikuara. “Të mund ta vendos flamurin e RMV-së së bashku me këta 34 flamuj të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Mendoj se në këto kohëra, që shkaktohen nga koncepti i ri gjeopolitik, agresioni rus…

Lexo më Shumë

Milikije Halimi, ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së”. Halimi zë vendin e Trajçe Angelovski, tani ish drejtor. Vendimi është marrë në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë më 25 tetor. Kjo kompani menaxhon pronën e dy aeroporteve të vendit, në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV Maqedoni, përcjell KlanM. Halimi një vit më parë u punësua në Drejtorinë doganore si inspektore për hetime për luftimin e krimit ekonomik, ndonëse mediat reaguan se ajo nuk kishte shkollimin e duhur për të aplikuar për një punë të…

Lexo më Shumë

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar nga partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që sa më parë të thirrin një takim liderësh, në të cilin do të merreshin vesh për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, që duhet të mbahen në vitin 2024. Kërkesa e VMRO DPMNE-së dhe e Frontit Opozitar Shqiptar u bë pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili të enjten kërkoi nga partitë që sa më shpejt të merren vesh për zgjedhjet e ardhshme. Në të kundërtën, tha ai, deri në fund të vitit do…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të samitit europian të 27 liderëve, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është ndalur midis të tjerash edhe te diskutimet që janë zhvilluar gjatë ditës së dytë të samitit europian mbi çështjet e politikës së jashtme. Një prej tyre ka qenë edhe situata midis Kosovës dhe Serbisë dhe takimi që është zhvilluar midis ekipit të BE-së, të përfaqësuar nga kancelari gjerman Olaf Sholz, kryeministri francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell dhe përfaqêsuesi i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograg, Miroslav Lajçak. Presidenti Michel ështê shprehur se Bashkimi Europian kërkon zbatimin e marrëveshjeve: Charles…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në Ministerialin e organizuar në Shkup nën udhëheqjen e Spanjës, krahas përfaqësueseve të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të rajonit, me ç‘rast ka diskutuar në tre panele të rëndësishme. Sipas njoftimit për media të MD-së, ministrja Haxhiu ka prekur edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin e ka fajësuar direkt Serbinë. “Një sulm i tillë, pa dyshim është sulm ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës sonë, sulm ndaj paqes dhe sigurisë në rajon, e për të cilin akt, ne tashmë kemi prezantuar fakte…

Lexo më Shumë

“Mbretëria e Spanjës është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të rrugës evropiane të vendit tonë”, deklaroi ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga në takimin me kolegen e tij spanjolle Maria Pilar Lop Kuenka në kuadër të Forumit Ministror për Drejtësi BE – Ballkani Perëndimor, i cili këtë vit po mbahet në Shkup. “Kolegen time ministren e Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës, Maria Pilar Lop Kunenka e falenderova që e zgjodhën Shkupin dhe neve si partnerë për organizimin më të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Në vazhdimësi të përpjekjeve tona të përbashkëta për ta afruar vendin…

Lexo më Shumë

Disa qindra qytetarë janë tubuar sot në sheshin e qytetit në Tetovë që të shprehin mbështetje për popullin palestinez dhe të kërkojnë që të ndalohet me sulmet e armatosura në Rripin e Gazës. Qytetarët mbajtën parrulla me mbishkrime që të ndalohet vrasja e fëmijëve, të ndërpriten bombardimet dhe gjenocidi në Gaza, që të lirohet Palestina. “Këtu jemi që ta kundërshtojmë narrativin aktual ku viktimat palestineze kanë vlerë më të vogël nga viktimat izraelite. Këtu jemi që ta ndajmë me familjet e viktimave një pjesë nga vujatja që ata e ndjejnë. Jemi këtu për foshnjet, fëmijët, gratë dhe viktimat tjera, të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë e mbajti seancën e 87-të ku mori vendim për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Shkup, Gostivar dhe Strugë. Në rend dite ishte shqyrtimi dhe vlerësimi i Raportit vjetor për punën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit, ku prokurori themelor publik në PTHP NKOK Shkup, Islam Abazi, duke e prezantuar raportin vjetor për vitin 2022 para Këshillit, ka theksuar se prokurorët publikë kanë ndërmarrë veprime kundër 1.628 personave. Në seancën e sotme Këshilli ka marrë vendim për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Shkup, Gostivar dhe Strugë. Me nga nëntë vota “për”…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot sërish komentoi idenë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që çdo javë në shkolla fillore të intonohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut. Kasami thotë e në këtë rast, ose himni duhet të ndryshohet, që të ketë karakter multietnik, ose duhet që në vendbanimet me shumicë shqiptare, të intonohet edhe himni i Shqipërisë. “Himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik të shtetit dhe shoqërisë në Maqedoni të Veriut, për derisa është ky realitet atëherë ne kërkojmë, këtë qëndrim e kam dhënë si kryetar i komunës së…

Lexo më Shumë