Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot ka ndarë uniforma falas për nxënësit e SHF Naum Naumovski Borçe në Majari.
Kryetari Stefkovski ka njoftuar për ngjarjen në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar:
Nxënësit të SHF “Naum Naumovski Borçe” morën uniforma falas.
Veçanërisht jam i lumtur që sot pata mundësinë që nxënësve të shkollës fillore Naum Naumovski Borçe t’ua shpërndaj uniformat shkollore falas.
Kjo është hera e parë që komuna e Gazi Babës ofron uniforma shkollore falas për 6800 nxënës.
Me realizimin e këtij projekti sigurojmë barazi sociale dhe në një mënyrë kapërcejmë dallimet ekonomike dhe klasore që mund të ekzistojnë mes familjeve dhe mundësojmë që kjo të mos ketë ndikim tek nxënësit.
Aktiviteti prioritar i nxënësve mbetet rritja e njohurive.
Si kryetar i Komunës së Gazi Babës, jam i përkushtuar që të krijoj një ambient në të cilin nxënësit do të ndihen rehat, të barabartë dhe pa asnjë paragjykim gjatë qëndrimit të tyre në shkolla.
Projekti i uniformave shkollore falas ishte pjesë e programit tim elektoral me të cilin kërkova besimin e qytetarëve dhe nga sot bëhet realitet, që është dëshmi se premtimet po realizohen.– ka shkruar Stefkovski.