Author: Jeta almakos

Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times”, përkatësisht gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim, duke treguar se e kanë korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri. Gazeta britanike FT tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur Rama flet për “tokën e askujt”, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe jo për Kosovën. “Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i bën thirrje kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, që të thërras takimin e liderëve, ku, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor. “Fatkeqësisht, më duhet ta pranoj se kemi më pak se 6 muaj larg zgjedhjeve, por kjo që po ndodh sot nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ne as nuk kemi dialog me qeverinë, as nuk diskutojmë një datë, as për version përfundimtar të Kodit Zgjedhor, ndërsa rekomandimet e ODIHR-it janë shumë të qarta që 6 muaj para zgjedhjeve duhet të mbyllet Kodi Zgjedhor. Nuk ka as ftesë për misionin vëzhgues…

Lexo më Shumë

Lidhur me propozimin e Ligjit për falje, në përgatitjen e të cilit është i përfshirë edhe përfaqësuesi i Presidentit, më në fund po realizohet edhe përkushtimi i presidentit Pendarovski që abolimi të përjashtohet nga sistemi jonë juridik, gjegjësisht të pamundësohet e drejta e Presidentit të shtetit për faljen e personave për të cilët janë në hetim apo procedura gjyqësore, ndërsa nuk kanë aktgjykim të formës së prerë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Presidentit të RMV-së. Në këtë mënyrë, thonë nga atje, do të mundësohet që gjykatat penale ta përmbushin plotësisht funksionin e tyre themelore, që është përcaktimi i fajësisë…

Lexo më Shumë

Fronti opozitar, AlternAtivA – Lëvizja Besa dhe  Lëvizja Demokratike, akuzojnë drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe partitë shqiptare në pushtet , Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Aleancën për Shqiptarët, për, siç thonë ata, këta po  e shpëtojnë kryeprokurorin, Lubomir Joveski nga interpelanca. Deputetja e Alternativës,  Safije Sadiki Shaini , e cila foli në emër të frontit, tha se kryetari i Kuvendit është i detyruar që në afat prej 15 ditësh që nga dorëzimi i interpelancës, ta vendosë atë në rend dite në seancën e parë të ardhshme plenare. Megjithatë, Sadiki thotë se u bënë 15 ditë dhe kryetari i…

Lexo më Shumë

Pas Kodit Penal, Ligji për Amnisti, është përgatitur edhe Ligj për Falje. Madje, Ministria e Drejtësisë e ka dorëzuar Projektligjin për falje në procedurë qeveritare. Nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë me dije se ky ligj është përgatitur vitin e kaluar, nga ekspertë të fushës. Ministria e Drejtësisë “Arsyet për miratimin e Ligjit për Falje, para së gjithash, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtirat juridike në ligjin ekzistues që u konstatuan në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të disa çështjeve që propozohen  të rregullohen me ligjin e ri. Ligji ekzistues për falje është…

Lexo më Shumë

“Në shekullin 21 nxënësve shqiptar të Idrizovës akoma u mohohet e drejta e mësimit në gjuhën e tyre amtare. Ka 10 vite e më shumë që banorët shqiptar të komunës së Gazi Babës  kërkojnë me çdo kusht që fëmijët e tyre ti vijojnë mësimet në gjuhën shqipe. Ndërkaq sot prindërit maqedonas të komunës së Gazi Babës kanë paralajmëruar bllokim të autostradës, rrugëve rajonale dhe tenda përballë MASH, nëse hapet paralele shqipe në shkollë “Njegosh” në Idrizovë. Nga ministria e arsimit dhe shkencës kanë premtuar se për këtë rast po punohet dhe se do ti gjehet një zgjidhje së shpejti.  Inspektorati…

Lexo më Shumë

Të gjithë qytetarët e interesuar prej nesër deri më 7 nëntor të këtij viti, deri në orën 18:00, mund të paraqiten pa pagesë në lotarinë për kartë të gjelbër për vitin 2025. Kandidatët mund të paraqiten në ueb-faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit  https://dvprogram.state.gov/ , ku ka instruksione të plota. “U rekomandojmë kandidatëve të aplikojnë më herët dhe personalisht t’i prëgatisin dhe parashtrojnë paraqitjet e tyre. Kandidatët mund të kërkojnë ndihmë nga ana e personti të tretë, i cili do ta parashtrojë paraqitjen në emrin e tyre, por për një person mund të ketë vetëm një aplikim”, qëndron në kumtesë. Secili…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot në kuadër të seancës së 126-të është miratuar Propozim-vendimi për rishpërndarjen e mjeteve në Buxhet për vitin 2023 për të cilin 62 deputetë votuan “pro” dhe 10 abstenuan. Me Vendimin rishpërndahen 18.2 milionë për pagesën e pagave më të larta, pensionet e rritura, rekurs për pushimet vjetore për të gjithë punonjësit në sektorin publik, të drejtat sociale, subvencionet për fermerët, për kujdesin shëndetësor, gjegjësisht për medikamentin “Trikafta” dhe matëset për personat me diabet, si dhe mjete për pakon e re të masave antikrizë. “Me këtë vendim rialokojmë mjete në interes të aspektit social, përkatësisht rialokimet kryesore janë…

Lexo më Shumë

Procesi i ndryshimeve kushtetuese është vendimtar për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe nuk duhet të kushtëzohet, u shpreh Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas njoftimeve të bllokut opozitar shqiptar se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet formulimi “20 për qind” dhe nëse nuk pranohen amendamentet për luftë kundër korrupsionit. Sipas Kovçaevskit, heqja e “20 për qind” kërkon konsensus të gjerë dhe pëlqim të të gjitha palëve nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit, sepse marrëveshja është miratuar në kushte të vështira dhe me kompromis, garantues të së cilës janë SHBA-të dhe BE-ja. “Edhe unë kam një përvojë sa i…

Lexo më Shumë

Me 96 vota “pro” dhe asnjë “kundër” apo “abstenim”, deputetët miratuan sot vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Hetimor në lidhje me skandalin e abuzimit me ilaçe nga Klinika e Onkologjisë. Deputetët votuan për propozimin e përbërjes të përcaktuar më herët nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, sipas të cilit kryetare e Komisionit të votimit u zgjodh deputetja e opozitës OBRM-PDUKM, Rashela Mizrahi, ndërsa anëtare e partisë. Zëvendës i saj u zgjodh Aleksandar Veljanovski. Komisioni anketues ka 12 anëtarë dhe po aq deputetë. Anëtarë të Komisionit do të jenë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Antonio Milloshoski, Gordana…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Vuçiç dha një intervistë për CNN, të cilën e ka realizuar gazetarja legjendare Christiane Amanpour. E gjithë intervista u fokusua në situatën në Kosovë pas zhvillimeve të përgjakshme të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Amanpour i kërkoi Vuçiçit të komentojë raportin e Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se Serbia po grumbullon trupa në kufirin me Kosovën. Vuçiç u përgjigj se i respekton raportet nga SHBA, por se kjo nuk ishte plotësisht e saktë. “Në vitin 2001 ne nënshkruam një marrëveshje me NATO-n për hyrjen në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe u ra dakord që të përdorim ushtrinë…

Lexo më Shumë

Milan Radojiçiq është intervistuar sot për vepra që kanë të bëjnë me krime si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.Sipas mediumi “Kossev”, ish-nënkryetari i Listës Serbe që mori përgjegjësinë si organizues i sulmit terrorist në Kosovë, ka mohuar këto akuza. Zyra e Prokurorit në Beograd, raportohet se ka konfirmuar se Radojiçiq është marrë në pyetje sot.“Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e “shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale”,…

Lexo më Shumë