Ana Trajkovska, ish-bashkëshortja e Rade Trajkovskit, i plagosur sot në “East Gate Mall ” para katër viteve ishte rrahur para objektit ku jetonte në Miçurin të Shkupit. Ajo ishte sulmuar dhe rrahur nga një person me maskë në fytyre dhe shkop. U ktheva nga rruga pak para mesnatës dhe kur hyra në garazhin e shtëpisë sime, një burrë hyri pas meje me një maskë dhe një shkop dhe filloi të më sulmonte. Mendoj se më ka ndjekur edhe kur isha në udhëtim, ka sqaruar Ana.
Author: Jeta almakos
Në lidhje me përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe Gaza, MPJ Maqedoni njofton se deri në këtë moment pesë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Gaza kanë shprehur interes për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. MPJ kujton se përveç çiftit martesor, për të cilin më herët kishim informacione se ndodheshin në Gaza, në ndërkohë Ambasada e RMV-së në Kajro është kontaktuar edhe nga një familje – baba dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut. “Për fëmijët janë siguruar dokumente për kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga…
Sondazhi “EUROMETAR 2023” i realizuar nga “Eurothink” – Qendra për Kërkime Strategjike në Shkup zbulon të dhëna interesante se qytetarët në Maqedoninë e Veriut nga cilat media apo platforma po informohen për ngjarjet politike. Sondazhi më në fund konfirmon atë që përgjithësisht dihet edhe pa sondazhe se qytetarët në mënyrë dominuese informohen nga interneti për ngjarjet politike në vend. Nga ana tjetër, anketa e Eurostat-it për vitin 2021 tregoi se një shumicë prej 72 për qind e qytetarëve të moshës 16 deri në 74 vjeç e përdornin internetin për të lexuar mediat online ose për të marrë informacion përmes versioneve…
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postiminë profilin e tij në FB ka shkruar se Maqedonia e Veriut ka filluar me zbatimin e reformave të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni dhe grupi BLUEPRINT për reformë në gjyqësor, ku u diskutua se çfarë mund të bëhet për të rikthyer besimin e qytetarëve në Këshillin Gjyqësor. Sot mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni dhe grupi BLUEPRINT për reformë në gjyqësor, ku u diskutua se çfarë mund të…
“Në lidhje me të shtënat me armë zjarri të dy personave të raportuar sot (24.10.2023) në qendrën tregtare East Gate në Shkup, të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë në spital, MPB njofton opinionin se në foton e siguruar nga shërbimet policore është personi që ka kryer ngjarjen penalo-juridike. Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin që SVR Shkup i udhëheq në koordinim me Prokurorin Publik, të lajmërohen menjëherë në stacionin më të afërt…
Grupi e shteteve kundër korrupsionit të Këshillit Evropian ose shkurtimisht GREKO, njoftoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, në nivel të pakënaqur implementoi 13 nga 23 rekomandime të përfshirë në raportin për vlerësimin e rrethit të pestë. Nga rekomandimet e tjera, nëntë janë pjesërisht të implementuara dhe një nuk është e implementuar. Besa Arifi – Shefe e Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në GREKO të Këshillit të Evropës, deklaroi në emisionin “25 Minuta” që transmetohet në Televizionin SHENJA, se ky është raporti i dytë për pajtueshmërinë e GREKO, ndërsa në krahasim me raportin e parë të pajtueshmërisë ka…
Në redaksinë e portalit A1on ka mbërritur një video ku shihet se si u qëlluan Rade Shtekli dhe shoku i tij në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup. Siç u raportua dy të plagosurit ndodheshin në palestrën e East Gate, dhe se ata u qëlluan me armë gjatë daljes në dhomat e nëndheshme të qendrës tregtare. Një person me bluzë me shpejtësi kishte shtënë ndaj tyre, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. Policia po heton rastin dhe pistat e dyshimeve. https://www.youtube.com/watch?v=SKlxXr51cy8 Kush janë të plagosurit, krimineli i njohur si Shtekli Në sulmin e armatosur, sipas informacioneve fillestare,…
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, gjatë një interviste për javoren “Fokus” ka deklaruar se asnjëherë nuk ka pasur ambicje për t`u bërë lider partie në BDI. Sipas tij, në të kundërtën, do t`i shfaqte këto ambicje gjatë 20 viteve të kaluara. Ai ka deklaruar se me “Grupin e Zjarrit” kanë kritikuar veprimet e BDI-së. “Për shkak të kritikave unë pagova çmimin, nuk u shkarkuam por u dëbuam. Erdhëm deri atje, ose të shkojmë në shtëpi ose ta vazhdojmë betejën dhe këtu janë 99% të njerëzve në ato mitingje dhe paraqitje publike. Ata që u kthyen i falënderoj për kontributin”,…
Kim Mehmeti Gjatë historisë, në kohë si këto të sotmet që ndjellin konflikte të përmasave planetare, gjithmonë është përsëritur e njëjta: Serbia ka ndërtuar miqësi me shqiptarët duke u armatosur dhe duke i shndërruar në kazerma ushtarake edhe kishat ortodokse serbe. Ndërkaq, në kohë të tilla, Greqia e ka mbështetur Shqipërinë, por duke i zaptuar tokat e saj edhe nëpërmjet varrezave me eshtra të shqiptarëve, por me emra të ushtarëve të vrarë grekë. E ne shqiptarët jemi pyetur çka është duke ndodhur dhe kemi besuar se edhe në paqe edhe në luftë, ne s’kemi pse shqetësohemi, ngaqë do na mbajnë…
Sot (23.10.2023) në ora 16:00, nga një ekip patrullues nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar në Bogorodicë, në afërsi të pikë pagesës së Smokvicës është ndaluar M.S. (28) nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit “Ford Mondeo” me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte, janë gjetur shtatë imigrantë nga Siria. M.S. është ndaluar në stacionin policor, për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Sot, në ora 12:00 në udhëkryqin në fshatin Çallaklli të Vallandovës, policët e Vallandovës kanë arrestuar R.M.(42) nga fshati Vodoça dhe D.D. (27) nga fshati Riç i Strumicës, transmeton TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ” R.M. sot gjatë ditës, gjatë periudhës prej orës 07:00 – 19:00 ka qenë në punë si polic burgu në Burgun e Strumicës, duke tejkaluar autorizimin zyrtar i ka mundësuar të burgosur D.D., i cili për momentin mban dënimin me burg, që përkohësisht të lëshojë burgun edhe pse për këtë nuk ka pasur vendim. Më pas, që të dy, me veturë…
Policia sot ka kryer kontrolle në katër lokacione në zonën e Qytetit të Shkupit me çka janë privuar nga liria katër persona, ndërsa është gjetur edhe një laborator ilegal për prodhimin e marihuanës, llojeve të ndryshme të drogave dhe një pistoletë. Siç informon MPB-ja, në aksionin janë përfshirë nëpunës policorë nga SPB Shkup, Njësiti për tregti të paligjshme me drogë dhe armë në aksionin e përbashkët të koordinuar me Departamentin e policisë kriminale, Sektorin për trafikim të palejuar me drogë, Armë dhe materie të rrezikshme. Ata kanë vepruar sipas hetimeve të kryera më parë, masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe…

