Author: Jeta almakos

Pagat për punonjësit në sektorin e kulturës në Maqedoninë e Veriut janë rritur prej 43% brenda dy viteve të fundit. Kjo u mundësia me Marrëveshjen e Përgjithshme dhe Kolektive. Sipas Ministrisë së Kulturës, nisur nga fillimi i vitit 2021, ka filluar rritja graduale e pagave të të punësuarve në sferën e kulturës, dhe kjo ka vijuar deri në shtatorin e vitit 2023. Marrëveshja kolektive nënshkruar më 2019 ka bërë të mundur këtë rritje të pagave. Kjo marrëveshje ka kontribuar në drejtësinë e shpërndarjes së pagave, vlerësimin e punës së punonjësve, dhe sigurimin e të drejtave të punonjësve në këtë sektor.(INA)

Lexo më Shumë

“Një njeri me plot merita që me të krenohen jo vetem familja, rrethi, kolegët, studentët por dhe i gjithë kombi shqiptar. Një natyrë sa serioze dhe e veçantë në krijimtari aq komod dhe i thjeshtë jashtë saj. Një emër që duhet shkruar me germa të ndritshme dhe të lexohet me rrespekt: Prof. Dr. ARBEN TARAVARI.” Kështu shihet kryetari i ASH-së nga ana e studentëve të tij. Ky shkrim i para do kohshëm vjen nga ish studetja e tij, Nermin Shaqiri. Në vazhdim ua sjellim shkrimin e plotë: “Fjalët më elokuente janë ata të cilat burojnë nga thellësia e shpirtit e…

Lexo më Shumë

Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC), në bashkëpunim me glas.mk ka zhvilluar një anketë lidhur me zhvillimet dhe ecurinë e Maqedonisë së Veriut. VMRO-DPMNE dhe koalicioni 19.2% LSDM 13.4% BDI 4.9% BESA 3.2% Aleanca për Shqiptarët 3.0% Levica 3.1% Lëvizja Demokratike 1.35% Alternativa 1.15% Por sipas kësaj ankete, Opozita Shqiptare e përbërë nga Lëvizja Besa, LD dhe Alternativa janë fitues karshi BDI-së.

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi mes sektorit civil dhe autoriteteve qeveritare në Maqedoninë e Veriut ndodhet në këmbë të qelqta, me gjithë formimit të Këshillit për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile, theksojnë organizatat joqeveritare. Puna e Këshillit për Bashkëpunim Ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile është ka ngecur në masë të theksuar pas vendimit të Qeverisë që mjetet për vitin 2022 të dedikuara për organizatat joqeveritare, të kalojnë përmes Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe jo Sekretariatit të Qeverisë siç ishte rasti gjatë formimit të këtij trupi. Këshilli për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut, që u…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se atij nuk i është sekuestruar asgjë, pasi u bë e ditur se apartamentet në Vodno dhe Bihaçka të nxjerra në ankand kushtuan 1.9 milionë euro. Аi pretendon se Qeveria ka shantazhuar dëshmitarët për të dëshmuar kundër tij. NIKOLLA GRUEVSKI, ISH KRYEMINISTËR “Edhe pse në të kaluarën e kam thënë në disa raste dhe e kam shpjeguar në detaje, duke pasur parasysh që Qeveria dhe mediat e saj të afërta e kanë përditësuar këtë temë këto ditë, dua të përsëris se asgjë nuk është sekuestruar dhe nacoinalizuar nga…

Lexo më Shumë

Duhet të dakordohet datë për zgjedhje të rregullta. Ja një propozim për Kovaçevskin. Le të marrë një fletë të bardhë dhe të shkruajë cilën datë dëshiron mes dy festave më të mëdha fetare pranverën e ardhshme dhe të mbajmë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në një kosto, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai në fjalimin e tij në manifestimin me rastin e 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase dhe përvjetorit, porositi se “ripërtëritja po vjen, ndërsa ndryshimet do të jenë aq të fuqishme sa do të jetë e fuqishme edhe mbështetja”. Siç vlerësoi Mickoski, “kjo Qeveri, duke shmangur…

Lexo më Shumë

Politologu Ilir Kulla tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha u braktis në ditën më të vështirë nga mbështetësit e tij. Sipas tij, Berisha duhet ta priste që do të vinte kjo ditë në momentin që u detyruar të votonin me 140 vota reformën në drejtësi, por ai nuk e priste që do të braktisej në ditën më të vështirë të jetës kur po i sulmohen familjarët e tij. “Dje e pashë të vrarë Berishën në daljen publike se për herë të parë pa që në një ditë të vështirë, ku priste të mbushur selinë e PD…

Lexo më Shumë

Redi Shehu Ka kohë që e vërteta është kthyer thjesht në një opsion, por ama ka pak kohë, që nga ngjarjet në Palestinë, që e vërteta nuk është më sot fare si opsion. Në këmbim, një turbullirë gënjeshtrash e lënë të vërtetën memece, pa gjuhë. Sot, përmasa e gënjeshtrës në lidhje me popullin palestinez është aq e madhe, sa precipitate të banalitetit depozitohen në mendjet e secilit duke rritur trashësinë e llumit. Sot, e vërteta palestineze është e fragmentarizuar, e selektuar, e proçesuar, ajo është e manipuluar për t’i bërë striptizë audiencës me gjithë mendjeshkurtësinë e vet. Sot, ajo i…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Të mëdhenjtë e kësaj bote pa u hamendur u rreshtuan krahë Izraelit dhe thanë: Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Por askush nga këta ‘mbrojtës’ të paqes nuk tregoi nëse këtë të drejtë e ka edhe populli palestinezë dhe kush do i mbrojë fëmijët e Gazës nga terrori shtetëror izraelit? Po pra, bota e ‘civilizuar’ verbërisht i duartroket dhe e mbështetë Izraelin me çka në njëfarë mënyre e ‘legjitimoi’ vrasjen e fëmijëve palestinez. Ndërkohë Izraeli e shpalli Hamasin më të rrezikshëm se ISIS-i me çka e promovoi luftën e re të botës Perëndimore kundër ‘terroristëve islamik’ dhe spastrimin…

Lexo më Shumë

Stabilizohet tregu i peletave. Këtë vit ka balancë mes ofertës dhe kërkesës dhe çmimi i peletave është ulur për rreth 50 për qind, krahasuar me vitin paraprak, shkruan Alsat. Kështu thotë kryetari i Shoqatës së importuesve të peletave, Vlladimir Stojanovski i cili nënvizon se çmimi i një qese me peleta këtë vit mund të blihet madje edhe për 260 denarë. “Këtë vit për dallim prej vitit të kaluar ka stabilizim të tregut të peletave. Vitin e kaluar kishte disbalanc të madh mes ofertës dhe kërkesës dhe si rezultat i kësaj çmimet shkuan shumë lart, jo vetëm në Maqedoni, flas në…

Lexo më Shumë

Rasti “Parcelat në Dellçevë” për të cilin PTHP nuk ngriti aktakuzë, sipas opozitares VMRO-DPMNE është rast i montuar. Ata kërkojnë që pushteti t’i kërkojë falje VMRO-DPMNE-së për shkak se, siç thonë, kanë shpikur dhe montuar rast që nuk ekziston. Nëse ka mbetur një pikë morali në këtë pushtet, atëherë duhet menjëherë t’i kërkojë falje VMRO-DPMNE-së për këtë rast i cili u bë që t’i shkaktojë dëm partisë, thuhet në kumtesën e kësaj partie. Për “Parcelat e Dellçevës” u përmend edhe shefi i partisë opozitare Mickoski se ka qenë i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë, për çka ai këto ditë tha…

Lexo më Shumë

Përdorimi i substancave narkotike në Maqedoninë e Veriut është në rritje, sidomos te të rinjtë. Ekspertët thonë se institucionet duhet të përfshihen më aktivisht në parandalimin e kësaj dukurie negative sepse procesi i risocializimit të të rinjve më pas është i vështirë. Me synim të parandalimit dhe vetëdijesimit të të rinjve për pasojat e shumta negative nga përdorimi i lëndëve narkotike, Portalb.mk sjell një rrëfim tronditës nga një 21 vjeçar nga Tetova i cili tanimë dy vite ka ndaluar përdorimin, por dëshiron që t’i porosisë të rinjtë që të mos i futen asaj rruge, pasi që sjell vetëm shkatërrim. “Kurioziteti” për të “provuar vetëm njëherë”,…

Lexo më Shumë