Nga MPB njoftojnë se mbrëmjën e djeshme kanë arrestuar 34-vjeçarin A.J. nga Manastiri. Gjatë bastisjeve në ambientet e të njëjtit është gjetur drogë, një pushkë dhe plumba. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar: pushka e gjuetisë “Zastava” kal.12, kondak pushke prej druri, fishekë, lëndë e bardhë në formë të ngurtë, lëndë pluhuri e bardhë, thikë me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë, thërrmues me mbetje marihuane dhe sende të tjera”, thonë mes tjerash nga MPB.
Author: Jeta almakos
919 KALLËZIME PENALE, KONFISKOHEN 97.000 METËR KUB DRUNJ Krahas masave preventive, seriozisht punohet edhe për masat represive për të zbuluar prerjet e jashtëligjshme të drunjve nëpër pyje – ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për Televizionin publik – MTV, njofton KlanM. Sipas një materiali të shpërndarë për mediat nga MPB-ja, Ministri Spasovski, sic percjell KlanM, ka njoftuar fillimin e mbikqyrjes nga ajri të vendeve potenciale ku ka denoncime se po shkatërohen pyjet. Për këtë qëllim janë angazhuar edhe pjesëtarë të Departamentit të njësive ajrore. “Kemi pasur aksione në Shkup, Strugë. Është një operacion ku punojnë zyrtarë…
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu ka uruar Naim Tërnavën me rastin e rizgjedhjes së tij për kryetar të Bashkësisë Fetare Islame në Kosovë, përcjell TV21. Fetahu thotë se kombi ynë ka nevojë për guximin dhe mençurinë e Tërnavës. “I nderuari Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava. Me rastin e zgjedhjes suaj Myfti i BIK- ut në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal ju shprehim urime të përzemërta. Dija dhe përvoja e juaj është më se e nevojshme në këtë kohë dhe situatë. Andaj, zgjedhja e juaj edhe njiherë dëshmon…
Të paktën 16 gazetarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor, tha të premten Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), transmeton Anadolu. Grupi me bazë në Bruksel tha se disa gazetarë janë plagosur, ndërsa të tjerë janë të zhdukur. “Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Sindikata e Gazetarëve Palestinezë (PJS) dënojnë vrasjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve. IFJ-ja bën thirrje për një hetim të menjëhershëm për vdekjet e tyre”, thuhet në deklaratë. Federata tha se po verifikon gjithashtu informacione për gazetarë të tjerë që mund të jenë vrarë në luftën e Gazës. IFJ-ja u bëri…
Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike. Dëshmitarët kanë parë policinë që ka shoqëruar zotin Malltezi në momentin që ka mbërritur në aeroport për të udhëtuar jashtë vendit, ndërkohë që Top Channel mëson se arrestimi është bërë me urdhër të SPAK. E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje…
U rrit, dhe u shkollua në vendlindje! Por kjo nuk mjaftoi që të vazhdoj jetën këtu. Në të njëzetat e saj, Dorina Ajdini vendosi të zhvendoset për të jetuar dhe punuar në Gjermani. Ajo tashmë ka rregulluar dokumentet e qëndrimit të përhershëm pasi ka gjetur një punë prestigjioze atje. Dorina po bën gati valixhen për tu nisur drejt aeroportit me biletë një drejtimeshe, duke theksuar se shkaqet kryesore të largimit nuk janë vetëm pagat, por edhe cilësia e jetesës. “Tash më nuk është problemi vetëm te gjendja financiare, të rinjtë nuk ikin për atë se ndoshta më parë ka qenë…
Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, ka reaguar ndaj sulmeve që Izraeli po i bën në Rripin e Gazës. “Ka disa ditë që po i ndjek me shqetësim lajmet mbi mizoritë, vrasjet që po ndodhin ndaj civilëve dhe fëmijëve në Rripin e Gaza-s. Sulmi ndaj spitalit, shfaqi masakrën e këtij shekulli të trishtuar: thjesht po ju pyes: a keni derdhur së paku një lot, a e keni trazuar shpirtin tuaj, ose a keni përjetuar pagjumësi qoftë edhe një çast?! Nëse vërtet, keni përjetuar shqetsim në shpirt, mbi ngjarjet që po ndodhin në Gaza, atëherë ju lumtë, jeni…
Nga MPB njoftojnë se janë ndaluar dy të mitur nga Tetova pasi të njëjtit nuk kanë ndaluar në shenjë ndalimi të dhënë nga policia dhe me veturën pa targa kanë tentuar që ta godasin policin. “Me datë 20.10.2023 në ora 13:00 në fshatin Zhelinë të Tetovë nga ana e punonjësve policorë nga SPB-Tetovë është ndaluar një i mitur nga fshati Kopaçindoll i Tetovës dhe një i mitur tjetër nga fshati Dobarcë i Tetovës, për shkak se rreth orës 12:00 në Tetovë, me automjetin e pasagjerëve “BMW”, pa targa, i cili drejtohej nga i mituri, nuk janë ndalur në shenjë ndalese…
Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së sotme në fshatin Belicë të Makedonski Brodit policia ka intervenuar me helikopter në shuarjen e zjarrit, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se me helikopterin “Bel 412” janë hedhur mbi 10 ton ujë.
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka publikuar një shkrim në rrjetet sociale, në të cilin pyet zëvendëskryeministrin Artan Grubi, për gjoja, siç thotë Mexhiti, tentativën për ta kthyer ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut. “Artan Grubi, a të dështoj edhe një tentativë për ta kthyer Gruevskin sepse nuk arrite që me rrena duke i keqpërdorur dhe duke u thirur në ndërkombëtarët, t’i bindësh gjykatësit e Gjykatës Supreme të sjellin vendim për ta pranuar abolicionin e Gjorge Ivanovit?!?”, ka shkruar Mexhiti.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës nga Banjica e Epërme deri në Banjicën e Poshtme, rrugë kjo e gjatë 1.2 kilometra, që është arteria kryesore që lidh këto dy fshatra por dhe pjesë të fshatrave të malsisë së Gostivarit. “Asfaltojmë rrugën Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme, e gjatë 1.200 metra, një rrugë e cila ka pasur nevojë të trajtohet tash e sa vite. Premtim i realizuar ✅🤝”, ka shkruar Taravari.(INA)
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti bëri të ditur se sot filloi instalimi i përshpejtuesit të ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ministri Mexhiti bën me dije se dy fazat e para të demontimit të akseleratorit njëzet vjeçar kanë përfunduar dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit. “Ne i zgjidhim problemet shpejt dhe me efikasitet. Me kënaqësi ju njoftoj se nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Deinstalimi i akceleratorit linear 20-vjeçar, i cili filloi në gusht, ka përfunduar dhe bunkeri është përshtatur dhe rinovuar. Faza e parë parashikon…

