“Tani dua të më ndalë policia sepse më në fund arrij të dëshmoj identitetin tim”, u shpreh i ngazëllyer Valentin Rakip, i cili pas 21 vjetësh është pajisur me dokumente të rregullta të shtetësisë në Maqedoninë e Veriut. Ai për dy dekada ka jetuar pa identitet ligjor në Maqedoninë e Veriut. Problemi me shtetësinë për të ka lindur në momentin që filloi procedura e atësisë. Gjatë kësaj procedure i kishte vdekur i ati dhe nëna e tij ishte larguar në vendin e lindjes, në Serbi. Ai tha se jeta pa identitet të privon edhe nga gjërat më elementare siç është…
Author: Jeta almakos
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në dhjetë ditët e ardhshme do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë. Në kabinetin e tij tashmë po punojnë për përgatitjen e pikave që do të shqyrtohen. Pika e parë do të jetë situata në veri të Kosovës, gjegjësisht shqyrtimi i vendimit për dërgimin e ushtarëve shtesë në ARM-së në kuadër të kontingjentit paqeruajtës që tashmë është pozicionuar në Kosovë. Ky vendim rishikohet me kërkesë të NATO-s. “Deri më tani në Kosovë kishte rreth 4500 ushtarë, duhet të jenë rreth 5000, secili shtet po e forcon kontingjentin e tij sipas kapaciteteve të tij. Nuk është sekret,…
Sipërmarrësi i njohur Lazim Destani ka njoftuar se dje ka qenë një ditë e veçantë për biznesin e tij, pasi kompania “Next.e. Go Mobile” që merret me prodhimin e veturave elektrike është bërë pjesë e Bursës “NASDAQ” me seli në Neë York. Destani ka thënë se kjo shënon një arritje të madhe për kompaninë “Next.e.Go Mobile”, pas një pune të madhe që është bërë, raporton Zeri.info. “Listimi i Next.e.Go Mobile në këtë bursë amerikane dhe shpallja e djeshme e bërjes publike përbën kulmin e një pune të madhe e me përkushtim të një ekipi të tërë. Kjo arritje është dhe…
“Nikolla Gruevski do të arrestohet nëse vjen në Maqedoninë e Veriut. Për të nuk është vetëm një rast, ka më shumë raste. Nuk ka zgjidhje ligjore që e amniston për të gjitha vendimet e marra për paraburgim apo burgim, as edhe lëndët që ndiqen mund të vjetërsohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në TV24. Ai shtoi se që të ketë qetësi në shoqëri, duhet të mbahet përgjegjësi dhe se nuk ka mënyrë tjetër që Gruevski të kthehet në vend përveç që të vuajë burgun. “Më e mira është që të kthehet Gruevski, kurse nëse kthehet do të…
Një avion i kompanisë EasyJet i nisur nga Gjeneva në Zvicër me destinacion Shkupin është ulur pak më parë në Rinas. Siç mëson AlbEu, avioni nuk ka mundur të ulet në aeroportin e Shkupit duke u vërtietur për minuta të tëra në ajër, por në fund kontrollorët ajrore kanë vendosur që ta nisin avionin me rreth 180pasagjerë për në aeroportin e Rinasit. Nuk ka të dhëna ende për shkakun që ka çuar në këtë devijim të destinacionit nga avioni i EeasyJet. Zakonisht, avionët zgjedhin të ulen në aeroportet pranë destinacionit në rastet e motit të keq, por siç duket nga…
Në mbledhjen parlamentare të caktuar për më 2 nëntor do të debatohet për Propozimin për interpelancën e prokurorit publik Lubomir Joveski të iniciuar nga deputetët e opozitës. Interpelanca është vënë si pikë e 13-të e rendit të ditës në seancë plenare. Deputetët, madje do të diskutojnë edhe për Propozim vendimin për shpalljen publike për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit, mandati i të cilëve skadon në shkurt. Në të njëjtën seancë si pikë e 15-të është vënë edhe Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është zgjedhur anëtare e Këshillit drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave. Ajo, siç informon Qyteti i Shkupit është zgjedhur në Asamblenë e përgjithshme të mbajtur dje ku morën pjesë kryetarë komunash nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika. “Këshilli drejtues si organ drejtues i Parlamentit global të kryetarëve të Komunave ka për qëllim të vendosë për kahet strategjike, politikat dhe përcaktimet e kryetarëve të komunave, ndërsa nëpërmjet rrjetëzimit të veprojë me projekte konkrete të përbashkëta për të mundësuar një gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri më të madhe të qyteteve në nivel…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Televizionit Kanal5, “Samo Vistina”, tha se gjatë vitit 2016 ai kishte inicuar shkëputjen përfundimisht me Gruevskin dhe regjimin e tij dhe krijimin e qeverisë me LSDM-në, kryesisht për shkak të debllokimit të anëtarësimit të vendit në familjen euro-atlantike. “Por më vonë e kuptuam se as atëherë dhe as sot, BDI nuk ishte ndarë kurrë me Gruevskin dhe jemi dëshmitarë se e rregulluan gjithë terrenin që ti hiqen gjitha barrierat ligjore dhe ai të mund të kthehet në vend, ndërsa njejtë vepruan edhe me lëndët e njeriut që ishte bashkëfajtor…
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është hapur qendra tregtare “Diamond Mall”, e ndërtuar nga grupacioni “Limak” nga Türkiye, raporton Anadolu. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, kryetari i nderit i grupacionit “Limak”, Nihat Özdemir, ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, përfaqësues të institucioneve turke në vend, kryetarë komune dhe shumë të ftuar. Özdemir, në fjalën e tij në hapje tha se janë të emocionuar të…
Pas deklaratës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari se nëse nuk kalohen ndryshimet kushtetuese do të hapen temat legjitime për riorganizim të brendshëm të shtetit, akademikët maqedonas filluan ta kundërshtojnë duke thënë se kjo çon në federalizim të shtetit dhe se hapen çështje të ndjeshme të vitit 2001. Për analistin politik, Sotir Kostov deklaratat e kryetarit të Alaencës për Shqiptarët, Arben Taravari me propozimet e tij për parlament dydhomësh dhe riorganizimit të brendshëm janë propozime të papranueshme ku “prishet” marrëveshja e Ohrit, dhe shndërrohet në Marrëveshje të Ohrit 2. “Taravari i aktivizon çështjet e vitit 2001 dhe e…
Vaksinimi i rregullt mund të shpëtojë jetë. Megjithatë, në vendin tonë të dhënat për vaksinimin e fëmijëve janë ende shqetësuese. Mbulimi i rekomanduar prej mbi 95 për qind nuk është arritur për asnjë vaksinë në vend, prandaj rreziku i shpërthimit të fruthit është veçanërisht i lartë pasi mbulimi i imunizimit zvogëlohet. Autoritetet u bëjnë apel prindërve që të vaksinojnë në kohë fëmijët e tyre, sepse përvojat e kaluara kanë treguar se sëmundjet që mund të çojnë në vdekje janë zhdukur me vaksinim të rregullt. PËRFSHIRJE E ULËT Analizat e fundit të prezantuara tregojnë se targeti i regjistruar për vaksinimin parësor…
Arratisja e përkohshme, dy herë infektimi me Kovid brenda dy muajsh, kthimi i lëndës në rigjykim, mosjellja e të akuzuarit nga Burgu i Strugës dhe shumë skandale e zvarritje të tjera, sollën vjetërsimin e lëndës dhe lirimin e Sashi Mijallkovit nga akuza për përgjimin masiv dhe prishjen e pajisjeve të përgjimit. Procesi gjyqësor për “Target-Fortresa” filloi në dhjetor të vitit 2017 dhe institucioneve ju desh katër vjetër për të dhënë vendimin e shkallës së parë në vitin 2021 me të cilin ish kreu u Policisë Sekrete Sasho Mijalkov ishte dënuar më 12 vjet burg. Pak para dhënies së vendimit Mijallkov…

