Author: Jeta almakos

Shtrëngimi i politikës monetare kontriboi në rikthimin e inflacionit në një nivel njëshifror. Kështu deklaroi Agjencia e Vlerësimit të Kredisë “FIÇ” në raportin e saj të vlerësimit të kreditimit të Maqedonisë së Veriut. Vlerësimin e saj e konfirmoi Banka Botërore me një “perspektivë të qëndrueshme”. Ata theksuan se në tetë muajt e fundit rezervat valutore janë rritur si dhe sektori bankar është ende i “shëndetshëm dhe i kapitalizuar” në mënyrë adekuate. Agjencia e Vlerësimit të Kredisë “FIÇ” “Sektori bankar është ende stabil dhe fitimprurës dhe mjaftueshmëria e kapitalit shënoi rritje, duke arritur në 18.2%, ndërkohë që mjedisi ekonomik nuk pati…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), konsideron se gjuha e urrejtjes ndërmjet etniteteve në Maqedoninë e Veriut është prezente, sidomos ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në vend, maqedonasve dhe shqiptarëve, por këtu nuk përjashtohen as romët dhe bullgarët. Megjithatë, edhe përkundër gjuhës së urrejtjes që ushtrojnë dy etnitetet ndaj njëri-tjetrit, KE-ja vlerëson se situata nuk ka rezultuar në ndonjë nivel të konsiderueshëm të urrejtes dhe intolerancës fetare, por se nuk duhet lënë pa i kushtuar vëmendje. Komisioni rekomandon që autoritetet përkatëse të marrin seriozisht dhunën e motivuar nga urrejtja ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë dhe të përgjigjen në…

Lexo më Shumë

NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në Kosovë të premten, për ta përforcuar misionin e saj paqeruajtës Kosovë, KFOR, pas sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar dhe rritjes së tensioneve në rajon. “Zhvendosja e trupave është një hap i matur për t’u siguruar se KFOR-i i ka forcat që i nevojiten për ta përmbushur mandatin e saj të OKB-së për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe për ta siguruar lëvijen e lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë”, tha NATO-ja në një njoftim për media. Britania e Madhe vendosi të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shfaqet dukshëm i indinjuar dhe i frustruar gjatë një interviste për Sky News. Ai po kërkon që komuniteti ndërkombëtar të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj fqinjit të tij serb. “Ata [Serbia] e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”, ka thënë Kurti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kanë dënuar aktin e sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në Banjskë,…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për Televizionin ALSAT, sonte ka sfiduar drejtpërdrejt Artan Grubin dhe BDI që mos të shesin mjegulla por të mbyllin kazinotë njëlloj sipas shembullit të Kosovës e Shqipërisë. “Edhe pse është futur me dy këmbë në biznesin e kazinove në mënyrë të argumentuar pra duke filluar nga drejtori, bordi drejtues dhe nga shumë çështje të tjera, e sfidojmë që ta bëjmë atë që e ka bërë Shqipëria e Kosova dhe ti mbyllim krejtësisht kazinotë”, tha Mexhiti. Ai njashtu në intervistë tha se deri sa në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zv/kryeministër është…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në intervistë për Alsat zbardhi se në biznesin e kredive të shpejta në Maqedoni ka indikacione për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Millan Radoiçiqit, ish nënkryetari i Listës Serbe që mori përsipër përgjegjësinë  e sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator. “Bashkë me kazinotë, pra aty ku janë kazinotë hapen edhe kreditë e shpejta të ndërmarrjeve të ndryshme. Edhe këtu thoni se është e përfshirë BDI-ja? “Po. Sepse lejet nuk merren nga Banka Popullore siç merret për bankat, por këtu merren nga Ministria e Financave që udhëhiqet nga z.Fatmir Besimi. Këtu ka indikacione…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur në lidhje me sulmin e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka kërkuar nga Beogradi një hetim serioz. Hill u shpreh se lajm i mirë është fakti se aktualisht, në pjesën më të madhe të saj situata është e shtensionuar. “Numri i trupave[në veri] ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të…

Lexo më Shumë

Ndaj një banori të Shkupit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të përdhunimit. Bëhet fjalë për një 81 vjeçar, i cili dyshohet se ka prekur në pjesët intime një të vajzë të mitur, përcjell KlanM. Ngjarja e rëndë, siç raportohet nga MPB, ka ndodhur në 21 Shtator të këtij viti në Kisella Vodë të Shkupit. “Nga ana e Njësisë për krime të dhunshme në SPB Shkup në Prokurorinë Themelore në Shkup është paraqitur kallëzim penal në procedurë të shpejtë për veprën penale ‘përdhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare’, e dënueshme nga neni 188 paragrafi 5 i Kodit Penal.…

Lexo më Shumë

Qindra produkte ushqimore në Maqedoninë e Veriut nga e premtja, 6 tetor, do të shtrenjtohen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për rritjen e normës së TVSH-së nga 5-10 për qind. Rritja bazohet në ndryshimet e fundit në Ligjin e TVSH-së, dhe sipas Ministrisë së Financave, qindra produkte ushqimore janë etiketuar si “luks” andaj edhe do t’i nënshtrohen ngritjes së çmimeve deri dhjetë për qind. Por, në “luks” janë përfshirë edhe ushqime të konsumit të përditshëm si disa prodhime të qumështit, orizi, vezët, peshku, disa lloje të miellit, reçelra, ajvari e të tjera. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, tha…

Lexo më Shumë

Me datë 05.10.2023 në ora 10:00 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me lëndime te është dërguar Z.M.(38) nga Shkupi. “Lëndimet i ka pësuar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës”, njoftojnë nga MPB. Në vendngjarje kanë dalë policia, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe inspektori i punës.

Lexo më Shumë

Naser SELMANI Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjenera koloneli Vasko Gjurçinovski, sot ndodhet për vizitë zyrtare në ushtrinë e Serbisë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Armatës. Në Beograd, Gjurçinovski do të bisedojë me homologun serb, gjeneralin Milan Mojsiloviç, për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Vizita realizohet nëkuadër të iniciativës rajonale SEDM, e cila synon të promovojë bashkëpunimin dypalësh dhe stabilitetin rajonal. Vizita e gjeneralit Gjurcinovski në Beograd nuk do të kishte tërhequr vëmendjen e publikut nëse dhjetë ditë më parë nuk do të kishte ndodhur një sulm terrorist në fshatin…

Lexo më Shumë

NATO ka bërë të ditur se tashmë kontingjenti i parë prej 200 ushtarësh të Britanisë së Madhe kanë arritur në Kosovë për të përforcuar KFOR-in si mision paqeruajtës në kuadër të NATO-s, shkruan Express. NATO thotë se ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj që del nga OKB, për një mjedis të sigurt dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim. Këto forcat shtesë britanike vijnë pas sulmit të 24 shtatorit dhe pas lëvizjeve të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. Nga…

Lexo më Shumë