Author: Jeta almakos

Për këto 14 studentë të matematikës sot u ndanë bursa studimi nga kompanitë e sigurimeve në vend. Por a do të ishte kjo një mënyrë për të stimuluar studentet të regjistrojnë drejtimet deficitare neper universitetet e vendit?! Sipas studentëve nuk është vetëm pjesa financiare që do të ndihmonte në zgjedhjen e këtyre drejtimeve deficitare por si arsye e shohin edhe mungesën e njohurive bazë nëpër shkolla fillore dhe të mesme dhe mungesën e ligjëruesve të Shkencave Natyrore e sidomos drejtimin e matematikes. “Fakulteti ynë është pakës dinamik dhe kërkon më shumë përkushtim por mendoj se shumica e nxënësve të shkollës…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së ardhshme do të formohet grup pune i cili do të punojë në reformën e Këshillit Gjyqësor. Në grupin e punës, informuan sot nga Ministria e Drejtësisë (MD), do të përfshihen përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse. “Në drejtim të sigurimit gjithëpërfshirës në të gjithë procesin, ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës do t`u dërgohet edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend”, informuan nga Ministria e Drejtësisë. Për të siguruar një ekspeditivë dhe azhurnitet më të lartë, grupi i punës…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, i cili mundëson evakuimin e shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe…

Lexo më Shumë

Dy të rinj shqiptarë, Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bajramogllu, kanë fituar konkursin e NASA-s, e në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini kanë rrëfyer më shumë rreth kësaj ngjarje. Që të dy studiojnë inzhinieri softuerike në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë fituan vendin e parë. “Fillimisht gara që organizohej nga ana e NASA-s është një garë që organizohet çdo vit, prej ku mund të marrin pjesë njerëzit që kanë njohuri në informatikë. Të gjithë mund të krijojnë një aplikacion, ne kishim si një sfidë nga ana e tyre, zjarret. Ne zgjodhëm këtë sfidë sepse kishim vërtetë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot në takim të organizuar nga Asociacioni alumni i Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës, e theksoi rëndësinë e përfshirjes së kuadrove me kualifikim të lartë në të gjitha sferat e shoqërisë, që janë kontribut i madh për shtetin, informuan nga SÇE. Ai potencoi se nevojitet të gjendet mënyrë se si ata të përfshihen në pjesën e reformave sipas kapitujve të procesit negociues. Mariçiq theksoi se nevojitet të vendoset kornizë e bashkëpunimit me asociacionin alumni, kapaciteti i të cilëve janë resurs i rëndësishëm në momente të vendimeve dhe proceseve të rëndësishme të udhëheqjes së shtetit. Në fjalim, ceket…

Lexo më Shumë

Cili është roli i profesoreshës Dr. Snezhana Smichkoska në këshillin mjekësor të Klinikës së Onkologjisë dhe sa kontribuon ajo në marrjen e vendimeve për këtë klinikë, pyeti sot deputeti Antonio Milloshoski drejtoreshën e klinikës Violeta Klisarovska, e cila ishte dëshmitare tek Komisioni Hetimor në Kuvend për skandalin e Onkologjisë. Klisarovska theksoi se qëllimi i këshillit të onkologjisë është racionalizimi në përshkrimin e barnave sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi dhe sipas kritereve. Përderisa profesoresha ishte me kohë të plotë në klinikën tonë si drejtuese e një prej departamenteve klinike, ajo ishte anëtare e këshillit. Kjo ishte deri më 30 shtator,…

Lexo më Shumë

Qëndrimet e OBRM-PDUKM-së për ndryshimet kushtetuese janë të qarta dhe thelbi i politikanëve maqedonas është të përfaqësojnë interesat maqedonase për të cilat dhe për çfarë paguhen me paratë publike, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski në emisionin e sonte “Top Tema”. “Kushdo që dëshiron të bisedojë me OBRM-PDUKM-në dhe të dëgjojë argumentet tona është i mirëpritur. Argumentet tona mbeten të njëjta, besojmë se ajo që u tha në atë drejtim nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar qëndrimin tonë në amendamentet kushtetuese. Nga ajo që mund të konkludohet, sot është një ditë pas asaj vizite, nuk ka përmirësim as në…

Lexo më Shumë

BE-ja i ka hapur dyert, është një synim real dhe i arritshëm që deri në fund të kësaj dekade të përfundojmë negociatat dhe të bëhemi anëtare e BE-së, nga ne varet nëse do të anëtarësohemi apo do të bllokohemi, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq. “Vizita e Presidentes të KE-së Von Der Leyen është një tregues i shkëlqyer se ka vërtet një moment real dhe se ka vërtet një dëshirë nga ana e BE-së për të hapur portat për anëtarët e rinj nga rajoni ynë. Mesazhet ishin të qarta se ne po ecim përpara me një ritëm të mirë në atë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi ka uruar Nik Gjeloshajn për marrjen e postit të zëvendëskryeministrit për politika ekonomike në Qeverinë e sapo zgjedhur të Malit të Zi, transmeton TV21. Bytyqi në urim ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Gjeloshajn, për siç thotë, që dy shtetet bashkë të ndërtojnë rajon ekonomikisht të fortë dhe të zhvilluar. “Urime kolegut Nik Gjeloshaj për pozitën në Qeverinë e re të Malit të Zi. Vendet tona ecin së bashku nëpër histori dhe të ardhmen, dëshiroj që bashkërisht të ndërtojmë një rajon ekonomikisht të fortë dhe të zhvilluar”, shkroi Bytyqi. Kujtojmë…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Jo vetëm në rrafshim mbarëkombëtar, por edhe nëpër ‘Shqipëritë’ tona, gjërat qëllimisht janë vënë mbrapshtë, andaj edhe nuk i shohim siç janë, por ashtu siç duken. Ja për shembull, nëpër shoqëritë shqiptare shpeshherë ndodhë që narkodilerët e hajdutët të ndihmojnë materialisht ndërtimin e përmendoreve, faltoreve, shtëpive bamirëse…, kështu që ata të bëhen shenjë njohëse e krenarisë dhe mirësisë sonë, ndërkaq shqiptarët e ndershëm, por skamnorë, të duken si ‘paçavure’ të popullit? Apo, ndodh si në Shqipëri, të bëhen ‘reforma’ në drejtësi dhe SPAKU ta fillojë gjuetinë e ‘peshqve’ të mëdhenj, por vetëm që të mos shihen peshkaqenët e…

Lexo më Shumë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut që sapo i kanë mbushur 18 vjet dhe për herë të parë kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato parlamentare që pritet të mbahen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shumë pak i njohin udhëheqësit politikë. Ata thonë se nuk kanë njohuri as për politikat që promovojnë partitë e caktuara politike të vendit. Në një situatë të këtillë, të rinjtë thonë se vendimin do ta marrin nga sugjerimet e prindërve. “Duhet të mësoj pak më shumë për njerëzit në politikë, pak nga familja, pak nga rrethi i ngushtë,…

Lexo më Shumë

Teleferiku në Vodno nga nesër do të funksionojë sipas regjimit dimëror, pra, nga ora 10 deri në orën 17, informojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – Shkup. “Në periudhën prej orës 16:00 deri 16:30 do të jetë qarkullimi i fundit nga poshtë deri lartë, pra në orën 16:45 nga lartë poshtë”, thonë nga NQP-ja. Ky orar i punës do të jetë deri në mars të vitit 2024. Nga NQP Shkup informojnë se çdo të hënë dhe çdo të marte të fundit të muajit janë ditë jo pune për teleferikun.

Lexo më Shumë