Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ata pohojnë se reagimet janë pasojë e retorikës anti-perëndimore të përdorur prej vitesh nga vetë presidenti serb. Sidoqoftë, analistët me të cilët bisedoi kolegu Artan Haraqija vlerësojnë se politika serbe nuk ka një figurë më të fuqishme se sa zoti Vuçiç që të përballet me këto reagime dhe pranimi i propozimit evropian mund ta nxjerrë atë fitues në nivel ndërkombëtar. Pranimi i propozimit evropian për normalizimin e…
Author: Jeta almakos
Ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që nënshkruajnë marrëveshjen të propozuar nga Bashkimi Evropian. Përmes një postimi në Twitter, Bildt është shprehur se ajo është një marrëveshje e drejtë. “Është një marrëveshje e drejtë sepse kjo është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte që të dy të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, ka shkruar ai. Disa ditë më parë për vizitë në Kosovë qëndroi i…
Përpilimi i një ligji të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm pritet të shkurtojë procedurat e gjata dhe burokratike të botimit të teksteve shkollore. Kohët e fundit, Ministria e Arsimit u kritika ashpër për shkak të gabimeve të shumta në tekstet shkollore. Ministri I arsimit, Jeton Shaqiri zbuloi për Alsat se po bëhen analiza të shumta duke marr për bazë edhe ligjet nga shtetet e rajonit. Ai shtoi se me këtë propozim ligj parashikohet që pronësia ose autorësia e teksteve t’u jepet edhe shtëpive botuese. Gjithashtu, Shaqiri tha se çdo marrëveshje e lidhur mes Ministrisë dhe…
Nxënëset e medresesë së Tetovës kanë mbetur në një udhëkryq për shkak se nuk u mundësohet shkollimi i mëtejshëm. Ato kërkuan që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend, ata thonë se zgjidhja për problemin e tyre zvarritet për vite me radhë dhe institucionet nuk po punojnë në këtë drejtim. Nxënëset thonë se e drejta për shkollim si e drejtë njerëzore garantohet në të gjitha konventat ndërkombëtare, duke filluar që nga Deklarata Universale e Drejtave te Njeriut. Por sipas tyre kjo e drejte po shkelet vazhdimisht ne Maqedoninë e Veriut, kur u pamundësohet nxënëseve…
Pas gati 30 vjetësh, projekti i “Korridorit 8” kthehet si pjesë e infrastrukturës kryesore europiane TEN-T. Ky klasifikim do të angazhojë fonde për të përfunduar aksin rrugor, hekurudhën, portet etj., e me standardet më të larta të BE-së, deri në vitin 2030. Projektet në këtë aks, për momentin, janë kaotike, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e kanë shpallur këtë projekt strategjik. Situacioni i punimeve në pjesën shqiptare të rrugës dhe hekurudhës. “Korridori 8” është projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, pasi do të çojë në një rang tjetër flukset në porte, aeroporte dhe logjistikë Infrastruktura e Shqipërisë…
Ka ardhur koha që ta hapim diskutimin për nevojën për fuqi shtesë punëtore në tregun e punës, thot zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, për Bloomberg Adria. Bytyqi tha se derisa punojmë në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunësuarve në vend që t’i adaptojmë në nevojat e tregut, në mënyrë shtesë duhet të gjendet mënyrë që të plotësohet largimi i punëtorëve. “Në tregun e punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide nëse dëshirojmë të kemi rritje të shpejtuar ekonomike”, tha Bytyqi. Në pyetjen e Bloomberg Adria nëse në ato 14 për qind…
Zyrtarisht nesër pritet të fillojnë bisedimet mes qeverisë në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ekipit negociues të Aleancës për Shqiptarët për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në qeveri. Të dy palët janë shprehur se fillimisht në këto bisedime do të duhet të merren vesh për programin qeverisës ndërsa në fund të flasin edhe për ndarjen e posteve. Përveç Taravarit, në ekipin negociues të ASH-së janë edhe Ziadin Sela, Krenar Lloga, Isen Shabani, Ilire Dauti, Bujare Abazi dhe Elmi Aziri. Ndërkaq nga LSDM-ja nuk japin detaje se kush do të përfaqësojë qeverinë në këto takime, por thonë se vendit…
VMRO-DPMNE vlerëson se hyrja e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin qeverisës është të sigurohet shumica prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMR-së deklaroi se të gjithë janë të vetëdijshëm se një shumicë të tillë nuk ka. “Unë nuk e njoh këtë Arben Taravari, e njoh një tjetër. Më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje. Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës. Nëse matematika është byrek apo diçka tjetër, vetë…
Transportuesit privat nesër do të protestojnë para NPQ-së në Avtokomandë. Kjo pasi dje kompanive private të transportuesve privat u është lëshuar vetëm 5 mijë denarë nga borxhi prej 2 milion eurove që ka Ndërrmarja ka ndaj transportuesve privat. Transportuesit privat tashmë tre muaj kanë parkuar autobusat e tyre në garazha, ndërsa janë lënë edhe pa asnjë të ardhur për familjet e tyre. Reduktimi i autobusave privat ka ka shkaktuar nervozizëm dhe pritje të gjata qytetarëve të cilët përdorin transportin privat. Në mëngjes dhe pasdite autobusët janë të mbingarkuar, qytetarët nuk mund të hipin dhe të presin autobus tjetër që po…
Sot ka ndërruar jetë 40-vjeçari I.T që dje u hodh nga kati i tetë i ndërtesës në te cilën kishte jetuar në bllokun 82 në Tetovë. 40 vjeçari në fjalë kishte jetuar së bashku me nënën e tij, ndërsa nuk dihen akoma motivet që çuan deri në aktin e hedhjes nga banesa e tij.
Siç ka konfirmuar MPB-ja, Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, nesër në Shkup do të bisedojë me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por, sic njofton KlanM, nuk parashihen deklarata për gazetarët. “Ftojmë mediat e interesuara ta ndjekin ceremoninë solemne të pritjes dhe të xhirojnë inserte nga takimi zyrtar. Nuk parashihen deklarata nga Ministrat. Pa përfundimit të takimit zyrtar do të publikohet komunikata për media” – thuhet në paralajmërimin e MPB-së. Cfarë do të prodhojë takimi i nesërm në Shkup, pritet të shihet. Por, ardhja e grupeve të organizuara bullgare, mes tyre edhe radikalë sikurse Eurodeputeti Xhambaski, më 4 Shkurt në…
Pas formimit të ekipit negociator dhe gatishmërisë së ASH-së që sa më shpejtë të nisin negociatat, nuk ka detaje as nga ASH-ja e as nga LSDM-ja se kur pritet takimi I grupeve negociatore. Merret vesh se ka pasur konsultime gjatë fundjavës, kurse për javën e ardhshme pritet takimi zyrtar mes ekipeve negociatore, përfshirë edhe liderët Kovaçevski dhe Taravari. Për momentin ASH-ja dhe LSDM-ja thonë se për koalicionimin eventual fillimisht do të vendoset për qëllimet programore e më pas për zgjidhjet kadrovike. Zëdhënësi I LSDM-së, Darko Kaevski, sic njofton KlanM, përsëriti se do të negociojnë me secilën parti që është “pro”…