Të punësuarit në sektorin publik nuk duhet të presin që nëse zyrtarëve u shkurtohen pagat, ato para do të përfundojnë tek ata, tha zëvendëskryeministri për Ekonomi, Fatmir Bytyqi. Bytyqi konsideron se kjo pritje është e gabuar dhe dyshon se bëhet fjalë për manipulim politik nga opozita. “Ajo pritshmëri është e gabuar, dhe dikush thjesht dëshiron të krijojë një pritshmëri të tillë, sepse çdo ulje, apo nëse ka ulje, nuk do të mjaftojë për të mbuluar rritjen eventuale prej 135 mijë punonjësve në sektorin publik, sepse po flasim për 1260 persona të zgjedhur dhe të emëruar. Pra, po, krijimi i pritshmërive…
Author: Jeta almakos
Aktivisti nga Shqipëria, Adriatik Lapaj ka qenë këto ditë në Shkup me aktivitete qytetare. Ka qenë edhe mysafir në “10 Minuta” në TV21. I pyetur se ardhja e tij a do të sjellë edhe formimin e një lëvizjeje edhe në Shkup, Lapaj tha se jo. “Për vota kanë shkuar shumë të tjerë kudo. Po shkoj aty (në Shkup) sepse vlerësoj se Shqipëria pa vlerësuar rëndësinë e popullit të vet, në trevat ku jeton, nuk do të jetë kurrë një shtet që do të shkëlqejë”, tha Lapaj.
Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, ka paraqitur kallëzim penal kundër një banori të Dibrës, punëtor në “Postat e Maqedonisë” në Qendër Zhupë, për përvetësim të paautorizuar të mbi tre milionë denarëve. “Ndaj E.M.(29) nga Dibra është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Gjatë vitit 2023, si punonjës i Sh.A. “Postat e Maqedonisë” – filial në Komunën e Qendër Zhupës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimin zyrtar, ka kryer përvetësim…
“Kjo Qeveri ka treguar se si rriten pensionet në mënyrë sistematike. Kemi marrë vendim për rritjen e pensioneve, dy herë në vit, sipas rritjes së pagës mesatare dhe sipas rritjes së kostos së jetesës. Kemi rritjen më të madhe të pensioneve në historinë e shtetit, në një vit e gjysmë të fundit, prej 24%. Sa për krahasim, kemi 50% rritje të pensionit minimal dhe 50% rritje të pensionit mesatar në vend”. Këtë e tha sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me masat e reja ekonomike dhe kërkesat e pensionistëve për rritje të pensioneve. Ai deklaroi se…
Rritet mundësia që Malta të jetë kryesuesja e ardhshme e OSBE-së nga 1 janari 2024. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, informoi se në Vjenë u morën vendime të rëndësishme, të cilat hapën rrugën për arritjen e konsensusit për kryesues të ri të organizatës pas përfundimit të mandatit njëvjeçar të Maqedonisë në fund të vitit, shkruan Alsat. Më parë, vetoja ruse për kandidaturën e Estonisë ishte pengesë. Osmani ka njoftuar në rrjetet sociale se vendimi për kryesimin e Maltës do të merret zyrtarisht në mbledhjen e ardhshme të OSBE-së në Shkup këtë javë. “E dini që Estonia është kandidate zyrtare. Dihet…
Prokurorja Lençe Ristoska, në seancën e sotme për rastin e financimit të kundërligjshëm të VMRO-DPMNE-së, “Talir” në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka ndryshuar aktakuzën për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal me të cilën vjetërsohet vepra “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“ të Mile Janakieskit. Siç ka informuar gjykatësi Osman Shabani, Gjykata do të deklarohet për vjetërsimin e veprës penale për të akuzuarin Mile Janakieski në seancën e radhës të caktuar për 11 nëntor, ndërsa më pas do vazhdojë me debatin kryesor në përputhje me dispozitat e Ligjit për procedurë penale. Në këtë rast Janakieski akuzohet edhe për “pastrim parash…
Njësia për siguri në komunikacionin rrugpr pranë SPB Shkup, nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm në komunikacion në suaza të provës së përgjithshme për Këshillin e njëzet ministror të OSBE-së, që do të mbahet prej 29 nëntor deri më 1 dhjetor, në QRS “Boris Trajkovski”, kumtoi MPB. Për qarkullim, siç theksoi MPB, do të mbyllen rrugët në vijim: bul.”Ilinden” nga udhëkryqi me bul.”Shën Klimenti i Ohrit” deri tek udhëkryqi me rr.”Lublanska” dhe bul.”* Shtatori” nga udh[kryqi me rr.”Skupi” deri tek udhëkryqi me bul.”Aradhat partizane”. MPB u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë.…
OBRM-PDUKM vazhdon me debatet që i ka zhvilluar gjatë periudhës së kaluar nën titullin “Është e rëndësishme – Platforma për të ardhmen”. Në këtë debat foli edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në pjesën për parimet e ardhshme ekonomike, ku theksoi se gjatë mandatit 4-vjeçar do të investohen rreth 1 miliardë euro ose 250 milionë euro. Ai e akuzoi ashpër Qeverinë për krijimin e politikave. “Nga njëra anë kemi ekstremin që është prezent në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Një ekstrem që është plotë me paaftësi, me shumë krime, me nënshtrim. Një ekstrem që në 6 vitet e…
Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar se mbrëmë është themeluar dega në Komunën e Çairit e “Lëvizjes Populli”. Ai thotë se do të jenë zëri për të gjitha nevojat dhe shpreast për një Çair ndryshe. “Ju falëminderit përkrahës nga komuna e Çairit, që as koha e vështirë nuk ju ndaloi të na nderoni me prezencën e juaj aq masovike në themelimin e degës së Lëvizjes POPULLI për komunën e Çairit. Nderi juaj është është obligim për mua dhe kryetarin e posazgjedhur të degës, mikun tim Onur Ali, që këtë nder nga ju ta shpërblejmë me premtim që do të…
Qendra tregtare East Gate dje pasdite u evakuua me shpejtësi pasi që ishin ndezur alarmet e zjarrit, përcjell. Nga MPB kanë bërë me dije për MIA bëhet fjalë për djegie të një makine “Reno Laguna” në parkingun nëntokësor të kësaj qendre tregtare dhe se zjarri me shpejtësi është shuar nga sigurimi. Më pas gjendja iu kthye normalitetit. Së fundi kjo qendër tregtare ka qenë pjesë e kronikës së zezë për incidente me armë në ambientet e saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në një darkë joformale në Këshillin Ministror të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Më herët është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e një delegacioni rus, ku do të duhet të jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Por, për ardhjen e tij të mundshme ende nuk ka konfirmim zyrtar. Më 24 nëntor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ta hequr…
Metereologët thonë se Kodra e Diellit me 22 centimetra dhe Dibra me 20 centimetra janë vendet me më shumë të reshura bore në vend, njofton KlanM. Temperaturë më e ulët në vend është shënuar në Kodrën e Diellit me minus 10 gradë Celsius, kurse në Gjevgjeli janë shënuar 4 gradë. Në disa vendbanime, sic njofton KlanM, mbretëron idilë e vërtetë dimërore, kurse shtresa dëbore shënohen edhe në vende më të ulëta. Nëpër rrjete sociale shpërndahen fotografi dhe pamje të shtresës së dëborës që ka kapluar shumë vende. Gjatë 24 orëve të fundit, QMK-ja njofton, se në numrin e urgjencës 112…

