Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, për të zhdukurën Vanja Gjorçevska është lëshuar fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli. Nga MPB njoftojnë se për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e vajzës 14-vjeçare, është marrë masa menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB Shkup në nivelin më të lartë, një sërë bisedash janë kryer me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat. “Informacioni për personin e zhdukur më 28 nëntor në ora 13:00 është vendosur në Stop-listë në pikat kufitare dhe me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është lëshuar fletarrest…
Author: Jeta almakos
Dje dy foshnja janë gjetur të vdekura, njëra në një kasolle në Shkup, e dyta u dërgua e vdekur në urgjencën në Negotinë. Hetimi dhe autopsia policore duhet të tregojnë se cili është shkaku i vdekjes së dy foshnjave në Shkup dhe Negotinë të vërejtura gjatë ditës së djeshme. SPB në Veles sot ka njoftuar se prindërit dje kanë dërguar një foshnjë të vdekur në Qendrën Emergjente Mjekësore të Negotinit. Mjekët konstatuan se foshnja ishte pa shenja dhune të dukshme, por me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të bërë të ditur shkaqet e…
Nuk duhet pritur që para zgjedhjeve të pranverës të ketë epilog gjyqësor ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko. Kështu mendon Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane “Eurothink”. Sipas tij, zgjedhjet dhe negociatat për koalicione të mundshme tani janë më të rëndësishme për partitë. “Ne e dimë që po afrojnë zgjedhjet dhe se aktualisht bëhen koalicione parazgjedhore dhe ka shumë kalkulime. Për ata që ka pasur raste më të mëdha të keqpërdorime, kanë fituar në zgjedhje. Nuk është në interes të autoriteteve që t’i ndjekin penalisht”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”. Rreth 5 muaj…
Kriteri kryesor në krijimin e masave nga pakoja e nëntë e masave anti-krizë ishte përkrahja për kategoritë më të ndjeshme dhe krijimi i masave më të targetuara, të cilat janë 662 milionë euro, prej të cilave 81 milionë euro janë përkrahje direkte nga Buxheti, ndërsa pjesa tjetër janë mjete jashtëbuxhetore përmes huave të favorshme për ekonominë dhe për EMV-në për subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi i ftuar në “TV24”. Ai nënvizoi se mjetet për këtë pako masash sigurohen në buxhet përmes të hyrave të rregullta publike dhe se nuk ka huamarrje…
Sonte fillon pjesa jozyrtare e Takimit Ministror të OSBE-së në Shkup. Në darkën joformale, pritet të marrin pjesë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Zhozef Borrell. Do të vijnë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Jozyrtarisht, delegacioni rus nuk pritet të marrë pjesë në darkën joformale. Takimi zyrtarisht fillon nesër, kur fillimisht do të votohet për agjendën, ndërsa gjatë ditës do të mbahen panele me tema të ndryshme, si digjitalizimi, ndryshimet klimatike e të tjera. Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i radhës i OSBE-së. Të premten në mëngjes është…
Samiti i OSBE-së, nisë sonte me darkën jo formale të ministrave të jashtëm të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë. Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë së Veriut, pas pavarsis së saj, por edhe më shumë peshë i japin pjesëmarrësit, si sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. Poashtu i pranishëm do të jetë edhe shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, edhe pse nuk ka paralajmërim për takim bilateral mes tyre, por këto të fundit, nuk kanë qenë në të njejtin vend prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës në shkurt të…
Pakoja e masave të përgatitura nga Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit nuk është gjë tjetër veçse një paketë për mitmarrje të lirë parazgjedhore që vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale, deklaroi Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE . Ai shtoi se kjo pako e masave nuk është për ndihmë sistematike ndaj kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, por për mito të lirë të dukshme të votave. IVICA TOMOVSKI NGA VMRO-DPMNE “Qeveria shpenzon 2 miliardë euro për ndërtimin e korridoreve nëpër kompanitë e BDI-së dhe LSDM-së, shpenzon miliona euro për gërmimin në REK Manastir si dhe kompanitë dhe…
Rusia pretendon se shtete perëndimore se kanë tentuar ta ndalojnë pjesëmarrjen e zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Shkup. Ajo akuzoi disa shtete, pa ua përmendur emrat, se siç tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova, po kërcënojnë “vetë ekzistencën e organizatës, vetëm që të kënaqin ambiciet e tyre”. “Ne shohim përpjekje nga një pjesë e Perëndimit për të bërë gjithçka të mundur që të pengohet pjesëmarrja normale e shtetit tonë në këtë takim”, tha Maria Zakharova. Kur Polonia ka organizuar takimin e OSBE-së vitin e kaluar, ky…
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i dënuari Bojan Jovanovski -Boki, 13 vjeç, është liruar. Gjykata penale mori raporte mjekësore nga disa klinika, si dhe disa mjekë, si dhe këshilla të tëra mjekësore. Avokati Vlladimir Tufegxhiq, mbrojtës i Jovanovski, tregon se e kanë marrë vendimin, për të cilin thotë se është i drejtë edhe pse është vonë. “Lidhur me çështjen për të cilën ju tregoni interesim, si avokat mbrojtës konfirmoj informacionin se Gjykata Themelore Penale Shkup ka marrë vendim për pezullimin e vuajtjes së dënimit me burg për personin e dënuar Bojan Jovanovski dhe i është dorëzuar të dënuarit.…
Si pjesë e e pakos së nëntë të masave antikrizë që Qeveria e harmonizoi në seancën e sotme, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ka theksuar se do të subvencionohet sektori privat, me mundësi rritje të pagës nga 3.000 në 10.000 denarë. Për dallim nga zgjidhja e paraprake ligjore, me të cilin pati mundësi të rriten pagat në sektorin privat nga 600 deri në 6.000 denarë, Bytyqi tha se masa e re ka disa kufizime, por me mundësi të rritjes së pagave nga 3.000 në 10.000 denarë, ndërsa për shumën e rritur të pagës, punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin…
Në suaza të manifestimit të festës së flamurit kombëtar koalicioni i partive Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, të njohur me koalicionin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot ka nënshkruar deklaratën e koalicionit nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti para të pranishmëve tha “Mbrëmë në televizionet tona më është kthyer koha e ish-Jugosllavisë, ku ministrave shqiptarë ju pengonte Vetëvendosja e nuk u pengon Sergej Lavrov. Këtë ditë të shenjtë e kanë shënuar me dhënien e koncesioneve për kazinot. Raporti më i keq deri tani nga BE, gjyqsori ka shënuar rrënie të madhe, korrrupsioni ka kapur sferat e…
Tashmë është bërë zyrtare. Në Samitin e OSBE-së në Shkup, krahas shumë figurave të rëndësishme të rajonet dhe botës, pjesëmarrës do të jetë edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov. Edhe pse egzistonin disa pengesa për të udhëtuar nga Rusia deri në Shkup, gjithëçka u bë e mundur për ardhjen e tij. Ambasada Ruse ka konfirmuar se edhe Bullgaria e ka lejuar, fluturimin e avionit të Lavrov në hapësirën ajrore të Bullgarisë, siç bëri paraprakisht edhe Maqedonia e Veriut, pasi vendet ju kishin bashkuar masave sanksionuese të shteteve të Evropës, për shkak të luftës ruse në Ukrainë. Kërkesën tek…

