Author: Jeta almakos

Me marrëveshjen që Malta të marrë presidencën e OSBE-së, fitoi bota demokratike. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, për portalin e Brukselit “Politiko”. Si kryesues aktual me OSBE-në, që ndërmjetësoi për arritjen e marrëveshjes, rrugës për në takimin e sotëm të NATO-s, në një bisedë me gazetarin e “Politiko” për zhvillimet, thekson se nuk e konsideron kompromisin si fitore për Rusinë. Bujar Osmani, ministër i Jashtëm “Kemi fituar, botën demokratike, ata që ndjekin rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Edhe me këtë marrëveshje organizata, mund të them, është e sigurt. Mendoj se Rusia nuk ishte aq e kënaqur…

Lexo më Shumë

Samiti i OSBE-së, në këtë fundnëntori në Shkup, padyshim që do të sfidoj sigurinë e vendit dhe gatishmërinë që RMV edhe si anëtare më e re e NATO-s, do ta ketë për ta “përballuar”, një ngjarje të përmasave të mëdha, siç është ky Samit.  Sfida është shumë e madhe, marrë parasysh se do të marrin pjesë mbi 70 delegacione-të 57 vendeve anëtare të OSBE-së dhe vendeve nga grupet mesdhetare dhe aziatike që janë partnerë bashkëpunimi. Maqedonia e Veriut, si kryesuese e OSBE-së, është zotuar se garanton sigurinë e delegacioneve dhe realizimin e suksesshëm të këtij takimi. Për delegacionet e vendeve…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së ardhshme do të zhvillohet takimi i liderëve ku në fokus si temë qendrore do të jenë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe caktimi i datës për mbajtjen e tyre. Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar sot edhe vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski në një konferencë me mediat ku shpalosi masat antikrizë. Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, ndërsa ende nuk është konfirmuar formati i tij.

Lexo më Shumë

“Këshilli Gjyqësor në vend që të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe të marrë masa kundër veprimeve të paligjshme të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave të caktuara, gjatë gjithë kohës në mënyrë të papërgjegjshme mbrohen me ftesë publike për pjesëmarrje të ministrit në seancat ku nuk mund të marrë pjesë për shkak të rekomandimeve të GRECO-s dhe ligji.” Ky reagim vjen nga ministri i drejtësisë, Krenar Lloga. Sipas tij, gjatë gjithë këtyre muajve që kur ka marrë përgjegjësinë e postit të Ministrit të Drejtësisë, nga ata është kërkuar vetëm të respektojnë ligjin dhe asgjë tjetër. “Në publik pretendojnë se janë…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, në një intervistë për “360 gradë”, ka pyetur nëse është nën presion për të ndërprerë hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, u përgjigj pozitivisht, përcjell Telegrafi. “Epo po. Nuk do të doja të ndërhyja. Unë kam tashmë dy padi për shpifje. Nuk dua të kem një tjetër. Seanca pas padisë së Arafat Muaremi është caktuar për më 22 dhjetor. Për tjetrin ende nuk kam informacion”, tha Ruskovska. Për rastin për të cilin ndaj saj është nisur procedimi disiplinor, e më pas është…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Sarajit më saktësisht tek semaforat ku lidhet autostrada Shkup-Tetovë, informon Klan M. Sipas informacioneve jozyrtare nuk dihet nëse ka persona të lënduar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton se si erdhi deri te aksidenti. Ndryshe në këtë vend shpesh ndodh që të kemi aksidente të tilla pasi sipas banorëve nevojitet një rrethrotullim që do të pakësonte aksidentet dhe do të lehtësonte trafikun. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Pala amerikane nuk kërkoi takim mes ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të OSbE-së në Maqedoninë e Veriut. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Ryabkov, tha në një deklaratë për gazetarët, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS. “Jo, (pala amerikane nuk pyeti) dhe nuk do të pyesë. Dhe nuk do të ketë takim – tha zëvendësministri”, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari të TASS. Siç raporton agjencia, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, nuk komentoi mundësinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u takua me përfaqësues të Asociacionit të portaleve “onlinemedia.mk”, njofton Ministria e Drejtësisë. “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vëzhgimet e shoqatës në fushën e reklamës politike, si dhe roli, statusi, të drejtat dhe detyrimet e medias në internet në vendin tonë, ishin diskutuan”, njofton Ministria e Drejtësisë. Nga aty theksojnë gjithashtu se të gjitha rekomandimet dhe mendimet do t’i kalojnë grupit të punës që përgatit ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat së shpejti do të kalojnë në procedurë qeveritare.

Lexo më Shumë

Në vazhdën e takimeve konsultative me ambasadorët e vendeve aleate, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, u prit sot në një takim nga ambasadori i Holandës në Shkup, Sh.T. Dirk Jan Kop. Në fokus të takimit siç thuhet ishte rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, përfshirë përshpejtimin e reformave, me theks të veçantë në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. “Palët u pajtuan se Maqedonia e Veriut duhet dëshmuar vullnet më të madh politik për reforma të mirëfillta në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e institucioneve antikorrupsion. Kryetari Taravari vlerësoi angazhimin e Holandës në…

Lexo më Shumë

Mbi 550 kg marihuanë janë grabitur nga një fabrikë për kultivimin e kësaj bime narkotike në Atar të Çegranit që bie në rajonin e Gostivarit. Sipas raportit policor, tre persona mbrëmë rreth orës 23:00 kanë sulmuar fizikisht rojen e kësaj fabrike duke e mbyllur në një dhomë, dhe më pas kanë grabitur sasinë e marihuanës, para dhe sende të tjera. Policia theksoi se ka marrë masat për të zbardhur rastin.

Lexo më Shumë

Lorena Beadini me prejardhje nga Tetova ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por dashurinë ndaj vendlindjes, traditave dhe kulturës shqiptare e ka kultivuar pa ndërpre. Në solemnitetin e organizuar me rastin e festave të Nëntorit në Xhaminë Will në Zvicër, Lorena ka interpretuar himnin kombëtar, kurse më pas edhe megahitin “Mora Fjalë” te këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, por paksa të përpunuar ne krahasim me origjinalin.

Lexo më Shumë