Opozita dyshon se politikanët e VMRO-DPMNE-së po ndiqen në mënyrë të paligjshme. Dyshimin e shpalosi nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikollovski pas mbajtjes së Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. Sipas Nikollovskit, në seancë u diskutua nëse në vend ndiqen komunikimet në mënyrë të paligjshme dhe nëse prodhohet softuer i paligjshëm për ndjekjen e komunikimeve. Pas debatit, opozita pretendon se nuk beson se te ne nuk ka ndjekje të paligjshme. Megjithatë, ai nuk ndau më shumë detaje, sepse raportet e të dy agjencive janë klasifikuar si sekret shtetëror.
“Ne nuk kemi marrë një mohim të besueshëm se në Maqedoni nuk ka ndjekje të qytetarëve me të ashtuquajturin softuer malicioz, përkatësisht softuer të përparuar që tekstualisht hyn në shtëpi. Ajo që mund të them gjithashtu është se në vendin tonë, si partia më e madhe politike në Maqedoni, ekziston dyshim serioz se jemi nën mbikëqyrje fizike të kontrolluar”, tha Aleksandar Nikolovski – deputet i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk