Author: Jeta almakos

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri të Kosovës, duke thënë se është shqetësues sulmi i orkestruar ndaj forcave të rendit në Kosovë. Ajo tha se pamjet fillestare shfaqin personat e armatosur janë “milici e financuar dhe e pajisur mirë, duke përfshirë edhe automjete të blinduara”. “Përgjegjësia duhet të mbahet dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Le të shpresojmë që askush tjetër të mos lëndohet”, tha Kearns, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Kearns i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në krye të detyrës.

Lexo më Shumë

Ka reaguar familja e Afrim Bunjaku, policit që mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familjarët thonë se Bunjaku u vra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit. “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës,…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Kosovës, e cila u mbajt pas rastit të sotëm në veri ku një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Ende nuk dihet se çfarë vendimi është marrë në këtë mbledhje. Ndërkaq në veri po raportohet se ka sërish të shtëna mes grupeve kriminale serbe dhe Policisë së Kosovës. Telegrafi ka raportuar më herët se grupet kriminale të cilat janë maskuara po qëndrojnë brenda Manastirti në Banjskë, ku edhe u vra reshteri i Policisë së Kosovës. Gjithnjë sipas raportimeve jozytare thuhet se këto grupe po furnizohen me armatim nga Nishi.…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë në veri, ndërsa të lënduarve i ka uruar shërim të shpejtë. Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me ShBA-në dhe BE-në, për gjetjen dhe dënimin e kriminelëve dhe urdhërdhënësve të tyre. Tutje ai shtoi se në koordinim me aleatët, duhet të evitohet përshkallëzimi i gjendjes, e cila iu intereson këtyre strukturave kriminale, transmeton Klankosova.tv. “Ky sulm terrorist mbi Policinë e Republikës së Kosovës është dëshmi se struktura kriminale, që sigurisht mbështeten nga fqinji verior, përmes krizave dhe konflikteve duan të pamundësojnë paqen dhe integrimin euro-atlantik…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së tij të punës në SHBA me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, dje pasdite në Çikago, si mysafir i nderuar, mori pjesë dhe u drejtua në darkën e donatërove “Rrugët drejt prosperitetit” organizuar nga “Maqedonia2025”. Siç kumtoi Kabineti i Presidentit, në ceremoni Pendarovski nderoi kryeshefin ekzekutiv të Boeing, Dejvid L. Kalhun me Urdhrin “8 Shtatori” për kontributin e veçantë dhe të përkushtuar në zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve strategjike dhe afariste maqedono-amerikane dhe në përparimin ekonomik të vendit tonë. Presidenti Pendarovski ndau edhe mirënjohjen “Diaspora Recognition Awards…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit në konferencë për media, duke folur për vrasjen dhe plagosjen në veri të Kosovës, tha se policët janë sulmuar me armë të ndryshme përfshirë edhe granata dore dhe me zolla. “Sot është një ditë e rëndë për shtetin tonë, nga sot do t’i mungojë një polici i përkushtuar, ai do t’i mungojë familjes së tij dhe mbarë shoqërisë tonë”, tha Kurti, raporton SHENJA. Kurti tha se sulmet e grupeve të armatosura afër vendit ku është vrarë polici po vazhdon ende. “Ne e dënojmë këtë sulm kriminal dhe terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-ja opozitare thonë se përfundimisht nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese, ku sipas tyre, janë nën diktatin bullgar dhe të planifikuara nga plani i treshes, Gruevski, LSDM dhe BDI. “Boshti BDI, LSD dhe Gruevski nuk ia dolën as planit të fundit, i cili me kohë u pengua dhe u ndalua, ku bëhej tregti me amnisti, me çka u mbrojtën interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Për të mos humbur kohën e qytetarëve dhe shtetit duhen zgjedhje të shpejta, ku populli të shprehë mendimin e tij për këtë çështje, kjo është e vetmja mënyrë e përgjegjshme dhe konsekuente”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka reaguar pas vrasjes dhe plagosjes së policëve në veri të Kosovës. Mexhiti këtë veprim e ka cilësuar si një provokim të radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës. Sipas tij, transmeton SHENJA, tani është koha për të treguar maturi dhe gjakftohtësi. “Akti i sulmit të mbrëmshëm ndaj Policisë së Kosovës si pasojë e të cilit kanë mbetur të vrarë një polic dhe një është i plagosur, paraqet edhe një provokim i radhës nga Serbia për shtetin demokratik të Kosovës. Me këtë veprim të shëmtuar vërehet qartë se kush për çfarë është përcaktuar…

Lexo më Shumë

Ky bërllok që është këtu nuk është punë e qeverisë, këto mbeturina janë nga populli, tani ka mbi 50 njerëz këtu dhe çdonjëri ka nga një qese me vete dhe do haje do pije mbeturinat i len këtu, përse të mos i merr me vete në shtëpi. Banjat e Tetovës frekuentohen shumë nga vizitorët. Mbase, për shkak të vetive shëruese të burimit të ujit mineral. Islam Deari, një pensionist tjetër i cili 50 vitet e tij i ka kaluar në Austri, ishte aty për të shijuar këtë vend të qetë. “Këtu jam për qejf, dhimbje nuk kam asgjë, gruaja ka…

Lexo më Shumë

Grindjet midis kreut aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe ish-drejtuesit të partisë, Nikolla Gruevski që kanë për zanafillë ndryshimet e fundit të Kodit Penal po nxisin debate edhe tek partitë tjera më të mëdha në vend, raporton VOA. Zoti Mickovski, ndërkohë po përpiqet të përfshijë partitë e pushtetit, Lidhjen Social Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim në atë që këto të fundit e quajnë “intriga dhe sherr brenda VMRO-së”. Ndërkohë që zënkat midis drejtuesit aktual të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski dhe ish-kreut të partisë dhe ish-kryeminisër Nikolla Gruevski po shikohen në mënyra të ndryshme tek përkrahësit e opozitës maqedonase, nga ana tjetër…

Lexo më Shumë

Shërbimi sekret bullgar bëri një mbikëqyrje të madhe në atë që Arkimandriti Vasian dhe dy zyrtarët e tij të Kishës Ruse nuk u dëbuan shumë më herët, dhe gjithashtu mungesa e proaktivitetit nga ana e shërbimeve tona është evidente sepse Maqedonia nuk mund të ketë informacion më të mirë për spiunët rusë në Bullgari se shërbimet tona, thotë ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, në një intervistë për televizionin bullgar Nova. Sipas tij, përderisa shërbimet bullgare nuk punojnë në mënyrë proaktive, siguria kombëtare e Bullgarisë do të jetë e kërcënuar. “Është për të ardhur keq që shërbimet e huaja duhej të…

Lexo më Shumë

Një milion denarë janë planifikuar nga Qyteti i Shkupit për mbështetjen financiare të zejtarëve që janë afër shuarjes, transmeton Portalb.mk. “Në përputhje me Programin për aktivitetet nga fusha e zhvillimit lokal ekonomik në Qytetin e Shkupi për vitin 2023, nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë miratuar mjete në vlerë prej 1.000.000, 00 denarë”, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit. Qyteti i Shkupit sqaroi që për mbështetjen e aktiviteteve zejtare që çdo ditë e më pak janë duke u përdorur, do të ketë mbështetje financiare prej 10 mijë denarë. Mbështetje financiare nuk do të mund të fitojnë subjektet që kanë…

Lexo më Shumë