Author: Jeta almakos

Është plagosur Milan Radojicic. Kështu bëjnë të ditura burimet e Indeksonline. Siç pohojnë këto burime, ai tashmë gjendet për trajtim në spitalin ushtrak në Beograd. Po ashtu mësohet se një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo më Shumë

Taulant Balla ishte sot pjesë e varrimit të efektivit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut. “Përulje dhe nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës! Samadregj Vushtri, KOSOVA”- shkruan Balla. Sic eshte lajmeruar me heret, ministri i Jashtëm, Igli Hasani si dhe ai i Brendshëm, Taulant Balla kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë pjesë e homazheve në nder të dëshmorit, Afrim Bunjakut në Kosovë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë dhe disa foto ndërsa shkruan për përuljet dhe nderimet e efektivit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut. Atij iu…

Lexo më Shumë

Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në një konferencë për media, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist. “Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është…

Lexo më Shumë

Ngjarja e së dielës në Banjskë të Zveçanit tronditi Kosovën. Si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist serb, mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku. Një ditë më pas rreth ngjarjes në veri ka reaguar Lista Serbe. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kjo parti fajëson kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti mbi zhvillimet. Partia më e madhe serbe në Kosovë, ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që urgjentisht të vendosen në veri. “Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar se së shpejti Kosova dhe Serbia do të ftohen për një takim tjetër urgjent në Bruksel. Kjo pas zhvillimeve, ku mbeti i vrarë një polic nga Kosova, pas akteve të grupeve terroriste serbe, transmeton klankosova.tv. ”Përfundimisht po”. ”Është pjesë e dialogut që ai [Josep Borrell] i fton ata [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin] në Bruksel për takime të nivelit të lartë kur është e nevojshme”, tha ai në një diskutim me gazetarë.

Lexo më Shumë

Ligji për amnisti që është në procedurë qeveritare vlen për një kategori të caktuar të burgosurish dhe të dënuarish, të cilët tashmë janë duke vuajtur dënimin dhe nuk kanë të bëjnë për rastet e PSP-së, të dënuarit nga 27 prilli dhe funksionarët parlamentar ndaj të cilëve po zhvillohet ndjekja penale, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur akuzave të liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov se LSDM-ja dhe BDI-ja po përgatisin amnisti në marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për të siguruar vota për ndryshimet kushtetuese. Ligji për amnisti për vepra më të vogla penale pritet nesër të gjendet në mbledhjen e…

Lexo më Shumë

Prindër të nxënësve të komunitetit maqedonas protestuan kundër hapjes së paraleles shqipe në sh.f. “Njegosh” të Idrizovës. Këtë video na dërgoi një prind i cili tha se i ka xhiruar fshehurazi. Rizvan Seferi, njëri prej prindërve shprehet se asgjë nuk kërkojnë më tepër sesa ajo që u takon me ligj, përcjell TV21. “Unë u ndala dhe e pyeta këshilltarin e Komunës së Gazi Babës i cili quhet Filip. Më tha, çfarë kërkon ti këtu?! A ke ardhur për të provokuar?! Unë e pyeta për çfarë keni dalë? Tha kemi dalë kundër paraleles të gjuhës shqipe, ju, tha, e keni transportin dhe…

Lexo më Shumë

Banorët e Tetovës sot i janë bashkangjitur organizimit mbarëkombëtar për homazhe për dëshmorin e kombit Afrim Bunjaku, i cili mëngjesin e së dielës u vra nga terroristët serb në Kosovë. Homazhet për policin Afrim Bunjaku janë bërë në sheshin “Iliria” në Tetovë, ku janë ndezur qirinj. Ndryshe, sot me ceremoni shtetëror është varrosur polici Bunjaku, i cili e humbi jetën në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në varrimin e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, pjesëmarrës ishin krerët e shtetit, po ashtu, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog. Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së…

Lexo më Shumë

I pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në “Click Plus” në TV21 komentoi edhe deklaratat e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, për rë ashtuquajturën USB dhe zarfet. Mexhiti thotë se sipas informacioneve që ka, në këtë USB dhe në zarfe kanë qenë planet se si të amnistohet ish kryeministri Nikolla Gruevski. “Sipas informatave që i kam dhe që i kam dëgjuar, dmth, pjesë e këtyre plikove, USB-së, ka qenë edhe kjo që ndodhi me Kodin Penal, dhe ajo që nuk falet, dmth veprat që mbeten, që nuk shlyhen me ndryshimet e Kodit Penal, po përgatisin Ligjin e Amnistisë për ta…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Jo sot kur u vra edhe një polic i saj, po prej moti, Kosova tregon sa e rëndë është të ndërtosh ‘shtëpi’ pranë fqinjëve të etur për gjak njeriu. Si dhe në kohë kur i ligu – Serbia – miklohet dhe shpërblehet, për ta joshur të shmangë udhën e krimit dhe kur i urti dhe viktima – Kosova – dënohet pse nuk janë më të kujdesshme ndaj vrasësve të tyre. Po Kosova vështirë e ka të konsolidohet si shtet sepse ajo duhet të bashkëbisedoj për të ardhmen e vet me vrasësit e deridjeshëm të saj, të cilët…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës dhe Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë sot në varrimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku që mëngjesin e djeshëm u vra nga një sulm terrorist i ndërmarrë nga grupe të armatosura serbe. Kasami përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ishte i pranishëm në këtë ceremoni për t’ia bërë nderimet e fundit, rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. “Në Samadrexhë të Vushtrrisë, për t’ia bërë nderimet e fundit heroit më të ri të Republikës së Kosovës, rreshterit e dëshmorit të atdheut, Afrim Bunjaku. Shprehëm ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit,…

Lexo më Shumë

“Maqedonia është e sigurt, ngjarjet në veri të Kosovës nuk rrezikojnë sigurinë e vendit”, tha sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Ajo shtoi se situatën në veri të Kosovës po e ndjekin nga afër, jo vetëm si fqinj, por edhe si vend anëtarë i NATO-s, megjithatë theksoi se “nuk është çështja vetëm nëse ne jemi të sigurt, por duhet të gjithë të kontribuojmë që të ketë paqe dhe stabilitet në gjithë rajonin”. Petrovska dënoi sulmin mbi policinë e Kosovës, ndërsa shtoi se është prioritet që Prishtina dhe Beogradi t’i rikthehen dialogut. “Siç thashë edhe më parë situatën në Kosovë e…

Lexo më Shumë