Author: Jeta almakos

Avokati Goran Petronijeviq ka lexuar para pak minutash një letër të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Rajodiçiq. Në atë letër, Radojiçiqi pranoi se ka qenë organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Por, ku është Petronijeviq? Radio Evropa e Lirë raporton se Goran Petronijeviq ka qenë “vëzhgues” në zgjedhjet e mbajtura javë më parë nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara ukrainase. Një vëzhguese në një qendër votimi gjatë zgjedhjeve lokale të organizuara nga autoritetet ruse në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia, Ukrainë, më 9 shtator 2023. Përgjatë regjimit…

Lexo më Shumë

Millan Radoiçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 Shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi. Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues. “Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së në Click Plus në TV21 shprehu pretendime se personi që ia ka dhënë USB-në kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i ka sjell edhe “kërkim falje” nga ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Kërkim falja e Gruevskit i cili për momentin gjendet në Budapest të Hungarisë, ka të bëjë sipas Mickoskit për incidentin me gotën e ujit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Mickoskit, edhe pse thotë se Xhaferi do ta demantojë këtë, ai ka thënë: “Mirë pra, nuk është problem, me ujë më ka gjuajtur, jo me acid” “E gjitha kjo…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga foltorja e kuvendit duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amandament nëse ekziston mundësia që të amnistohen persona të dënuar nga vrasja në Liqenin e Smillkovës. “Sapo ligji të hyjë në procedurë kuvendore, nëse ka raste të tilla të cilat i përmendni, grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtrojë amandament me të cilin të njëjtët do të përjashtohen nga mundësia për amnisti”, tha Kovaçevski. Deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE e pyeti kryeministrin nëse si prind është i gatshëm që t’i aministojë ndihmësit në vrasjen në Liqenin…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kjo thirrje e liderit serb vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen, në Beograd më 28 shtator i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe”, njoftoi Presidenca serbe. Vuçiç e cilësoi…

Lexo më Shumë

Gazetari Ilir Mirena, i ka reaguar publicistit Veton Surroi i cili ka krahasuar “Grupin Kumanova”, me grupin terrorist i cili vrau policin Afrim Bunjaku. “Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi. ” dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” – shkroi Surroi. Mirena e ka pyetur Surroin, se si mund ta krahasoj Beg Rizajn, i cili u vra në Maqedoninë e Veriut, me Milan Radojiçiq Postimi i plotë: Qysh bre Beg Rizajn e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot njoftoi se do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, shkruan TV21. Lloga tha se deri sa të zgjidhet çështja kushteve përmes objekti të ri, duhet të miratohet Ligji për amnisti, në mënyrë që të lirohen vendet në burgje. “Janë kryer procedurat për ndërtimin e burgut të ri dhe besoj se deri në fund të nëntorit do të fillojë tenderi publik dhe besoj për afat prej 6 muajve, sepse deri në 9 muaj mund të marre masa, do të fillojë në vitin 2024 edhe me gurthemelin e burgut të Idrizovës, me çka…

Lexo më Shumë

“Prania e fëmijëve në rrjete sociale të zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe atij vendor, është e patolerueshme pasi kërcënon të drejtat dhe dëmton imazhin e tyre, madje edhe në rastet kur marrin leje nga prindërit”. Kështu theksojnë organizatat merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Ky reagim u bë pasi gjatë promovimit të aktiviteteve të tyre, zyrtarët e lartë të shtetit në forma të ndryshme përfshijnë edhe praninë e fëmijëve të moshës nën 16-vjeçare, megjithëse të gjithë theksojnë se kanë autorizim nga prindërit. Në gusht, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq paralajmëroi se me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10d, përgjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen 23 kilometra rrugë për çdo vit. Ai shtoi se këto autostrada do të sjellin 8.000 vende pune të reja dhe  investim prej 1.3 miliardë euro, por gjithashtu ai theksoi se këto korridore hapin  edhe mundësi për krijimin e bizneseve të reja. BOJAN MARIÇIQ, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Me ndërtimin e një lidhjeje të re moderne rrugore në lindje dhe perëndim, ne po sigurojmë gjithashtu zhvillim të balancuar rajonal dhe lidhje me portet në Durrës dhe Burgas për…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-së për politikat e saj strategjike për anëtarësimin e plotë të vendit në BE, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, si sublimat i qëndrimit të tij në SHBA, ku u takua me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Financave të SHBA-së, si dhe me përfaqësues të Bankës Botërore dhe FMN-së. FATMIR BYTYQI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Bashkërisht vlerësuam se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e…

Lexo më Shumë

Në Ligjin e ri për Amnisti do të mund të përfshihen edhe dy të dënuarit e rastit “Monstra”, Haki dhe Fejzi Aziri. Mirëpo, këtë as nuk e pranoi dhe as mohoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Ai tha se është tendencioze të përmenden emra konkret dhe se të burgosurit që do të lirohen, do të kalkulohen më vonë nga shërbimet e Ministrisë. Ai përmendi se ky ligj është i njëjti me atë të vitit 2018 që e kishte propozuar VMRO-DMNE. Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë “Është ligji i njejtë si në vitin 2018, nëse vepra të tilla janë amnistuar, do…

Lexo më Shumë

Këtë javë në emisionin “Intervistë në Shenja”, ishte i ftuar këshilltari i Albin Kurtit nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, ku temë ishte situata pas sulmit terrorist në veri të Kosovës. Nëse nxirret një konkluzion për të gjithë atë që ka ndodhur nga mëngjesi i së dielës e deri më sot, Qoku tha se është pikërisht efikasiteti i Policisë së Kosovës dhe menaxhimi i situatës i shkëlqyer në aspektin politik. BEKIM QOKU, KËSHILLTAR I KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI “Flasim për një polici e përgatitur jashtëzakonishtë mirë dhe me një efikasitet të jashtëzakonshëm, në duart e një menaxhmenti të mirë…

Lexo më Shumë