Author: Jeta almakos

Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka mbajtur sot konferencën e parë për media nga marrja e detyrës së tij  për të udhëhequr me këtë komunë. Ai tha se borxhi i komunës momentalisht është 3 milionë euro, ndërsa Elmazi prezantoi edhe borxhet që komuna ka pasur nën udhëheqjen e menaxhmentit të kaluar. MUHAMET ELMAZI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT  “Nga të dhënat e dalura nga dita e sotit , mund të themi lirishtë se borxhi i komunës së Sarajit, flasë si komunë, nga të dhënat e reja të azhoruara është 3 milion euro. Borxhi i ndërmarrjes publike,…

Lexo më Shumë

Dihet se për çfarë do të japin përgjegjësi (llogari) 2 çobaneshat e lopëve dhe babai i tyre nga Kriva Paklanka. Babai akuzohet gjithashtu për rrezikim të sigurisë së të pranishmëve… Prokuroria Themelore Publike e Kriva Pallankës ka ngritur padi penale kundër babait dhe dy vajzave, pronarë të më shumë se 500 lopëve, për veprën penale “Pengim të personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “, lidhur me incidentin që ndodhi më 2 dhjetor, në qytetin Samokov, pranë fshatit Luke. Të pandehurit gjatë këtij rasti (incidenti) nuk kishin lejuar të punësuarit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, t’ua konfiskonin bagëtitë, pas…

Lexo më Shumë

Pa zyrtarizimit të kandidaturës së Nevzat Bejtës për kandidat të VLEN-it për Gostivarin për zgjedhjet lokale, ka reaguar edhe Arben Taravari. Ai me një postim të shkurt në rrjetin social facebook shkruan: “Nëse do të duhej vleni në tërësi të identifikohet me një person, pa dyshim ky do të ishte Nevzat Bejta!” Kujtojmë se AKI në Gostivar do të garojë me Valbon Limanin i cili fitoi zgjedhjet por nuk u arrit censusi i nevojshëm. Kësisojë zgjedhjet janë caktuar të mbahen më 11 janar.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë. Kryetari ai bëri të ditur se në vendbanimin Vizbeg po zhvillohen punime intensive për asfaltimin e disa rrugëve. Sipas tij, ofensiva ndërtimore po realizohet me dinamikë të fuqishme dhe do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera të komunës që janë përfshirë në projektin e gjerë të rikonstruksionit rrugor. Komuna e Butelit ka planifikuar asfaltimin dhe rehabilitimin e gjithsej 70 rrugëve, me një investim prej 150 milionë denarësh. Postimi i plotë i Kostovskit: Vazhdojmë me…

Lexo më Shumë

Tifo-grupi i KF Shkupit “Shvercerat” kanë njoftuar se do ta mbështesin protestën e 13 dhjetorit (e shtunë) në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim nga ky tifo-grup thonë se “kjo nuk është betejë individuale e as politike, por betejë kombëtare”. “Shvercerat Shkup do ta mbështesin protestën e së shtunës ndaj Gjykatës Speciale me 13 dhjetor në sheshin Skenderbeu në Shkup. Jo vetëm se shumë anëtarë të shvercerave kanë qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit. Kjo…

Lexo më Shumë

Duke folur për protestën që do të mbahet në Shkup më 13 dhjetori kundër Gjykatës Speciale të Hagës, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se përgatitjet për këtë protestë janë duke u zhvilluar në përputhje me procedurat dhe komptentenca. “MPB po merr masat e duhura për të siguruar mbarëvajtjen e ngjarjes dhe për të ruajtur besoj sigurinë publike. Besoj se gjitha kushtet janë pjekura që kjo protestë të kaloj në mënyrë sa më të mirë”, tha zv/ministri Iseni, në emisionin “Debat në Shenja”. Sa i përket veteranëve të UCK-së, të cilët do të vijnë atë ditë në protestë…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar 2026. Pas dorëzimit të dokumenteve, Limani deklaroi se pret zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike, ku – siç tha ai – qytetarët do ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik. Limani njoftoi se kjo fushatë do të jetë më ndryshe nga herët tjera: pa tubime të mëdha, duke u fokusuar tek komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, në terren. I pyetur për faktin se koalicioni VLEN ende nuk ka…

Lexo më Shumë

Pas disa muajve hetime, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton se sot në mëngjes u kryen bastisje në fshatrat Brezë, Inxhikovë, Haraçinë dhe lagjet Hasanbeg dhe Çair në Shkup, 12 persona u ndaluan nën dyshimin për “Shoqërim kriminal” dhe “Tregtim të paautorizuar me armë dhe eksplozivë”, ndërsa një tjetër dyshohet për “Prodhim dhe shpërndarje të drogës. Nga Prokuroria thonë se dyshohet se në periudhën nga prilli 2025 deri në dhjetor 2025 ata krijuan dhe u bënë anëtarë të një organizate kriminale të organizuar për të kryer krime të dënueshme me të paktën tre vjet burgim. “I…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe  vazhdon të insistojë për marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe për migrantët. Ai tha se  do të dorëzojë një rezolutë në Kuvend, me të cilën do të parandalohej sjellja e migrantëve. Sipas Filipçes, LSDM-ja nuk gënjen, por VMRO-DPMNE-ja është ajo që gënjen. Ai theksoi se planifikojnë edhe një protestë të madhe mbarëpopullore. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Nga Kuvendi do të kërkojmë që të miratohet një rezolutë për ta ndalur këtë. Nëse rezoluta nuk pranohet, një nga mënyrat për të luftuar është të bëjmë thirrje për një protestë të madhe popullore,…

Lexo më Shumë

Avokati Elenko Millanov theksoi se mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të tregojë se veprimet që i atribuohen të akuzuarit nuk mund të krijojnë asnjë lidhje kauzale me veprën penale për të cilën ai akuzohet. “Prokuroria përpiqet të krijojë përshtypjen se veprimet që dyshohet se janë kryer nga 26 shkurt 2018 deri më 11 shkurt 2022 kanë lidhje me ngjarjen tragjike, por një lidhje e tillë kauzale nuk ekziston”, tha Millanov. Ai theksoi se Bekteshi ka ushtruar detyrën e ministrit të Ekonomisë deri në qershor t; vitit 2024 dhe se Mbrojtja do të dëshmojë se licencat që përmend…

Lexo më Shumë

Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka ngritur padi penale në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovskit (49) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Përkatësisht thekuan se bëhet fjalë për periudhën gjatë vitit 2021, ku i ka mundësuar një personi juridik inspektim teknik në komunën e Sarajit të përfitojë dobi të paligjshme pasurore në shumë prej 5.565.927…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025, liria e medias dhe siguria e gazetarëve në Ballkanin Perëndimor mbetën nën presion serioz dhe të vazhdueshëm. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Rrjeti SafeJournalists kujton se liria e shprehjes dhe e drejta e publikut për t’u informuar janë të drejta themelore të njeriut, pa të cilat nuk mund të ekzistojë një shoqëri demokratike. Edhe pse tregjet e medias në shumicën e vendeve janë formalisht pluraliste, hapësira reale për gazetari të pavarur po zvogëlohet për shkak të lidhjeve të ngushta midis politikës, biznesit dhe medias, pasigurisë ekonomike të redaksive dhe përpjekjeve gjithnjë e më…

Lexo më Shumë