Zëvendëskryeministri Artan Grubi njofton se sot është nënshkruar protokolli mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc. Grubi thotë se ndërkohë që sot është nënshkruar pjesa formale mes ministrave, nga nesër fillon rregullimi infrastrukturor për hapjen e tij, por pa bërë me dije se kur do të hapet konkretisht ky kalim kufitar kaq i përfolur. “Me nënshkrimin e sotëm të Protokollit mes dy ministrave të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, Spasovski dhe Gashiq, përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së…
Author: Jeta almakos
Naser Pajaziti “Nuk ka lënë njeri në shpi pa punë. Ngado i rrjedhin çezmat e shtetit. Mangut pa punë veç nanë e babë, por edhe atyre u është gjet zgjidhja me trajtime e dallavere nga çezmat e shtetit. E tash mrrini koha që t’ia bëj hallin e punës nipit e mbesës”. Këtë muhabet e dëgjova në një nejë çarshie të Shkupit e si shkas u bë se pse Talat Xhaferri paska punësu djalin si prokuror! I rodha krahët, çka t’i them këtij ‘idealisti’ opozitar në moshë, që as veten se kishte rregulluar, e që s’ka pasur fatin ta kërkoj çezmen…
Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se të thuhet se është shumë mirë, nuk do të ishte pasqyrë e realitetit. Ai tha se gjendemi në një situatë goxha të vështirë për shkak krizave të cilat e kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por rajonin edhe kontinentin e Evropës. “Duke pasur parasysh që kjo qeveri daton që nga gushti i vitit 2022, kur ishte vrulli i pandemisë kovid, pastaj në vitin 20221 kur mendonim se do të jetë rimëkëmbja ekonomike, filluan shenjat e para të krizës energjetike, tërë viti 2022 me krizë energjetik,…
Për dy javë pas thirrjes së Komunës së Tetovës në llogarinë për donacione të paguhen mjete për ndihmë rajoneve të goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë mbledhur 2.890.318,00 denarë (46 mijë euro). Një mundësi e tillë ishte prej 9 deri më 21 shkurt. “Aksioni për donacion (pagesë) të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës për të goditurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka përfunduar. Në periudhën prej 09.02.2023 deri më 21.02.2023 janë mbledhur 2.890.318,00 denarë. Transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë. E falënderojmë secilin qytetar për çdo denar të dhuruar. Shpresojmë se tërmete të këtilla…
Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke folur për zërat se në rikosntruimin e Qeverisë, ai do të largohet nga pozita, tha se “kjo ka mund të jetë dëshirë e dikujt por se do ta lejë këtë në prizmin e spekulimit”. “Brenda partisë cilës i përkas nuk ka pasur diskutim për çfarëdo këmbimi të këtij resori”, tha Bytyqi në emisioni “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se fatkeqësia e këtij shteti është se në 27 vitet e fundit, të mos flasim këto pesë vitet e fundit, fokusi ka qenë ekonomia, por tre vite ka qenë kriza dhe shumë pak ka pasur…
Organizatat “Merhamet”, “Vizioni M”, Shtëpia Botues “Logos-A” që nga 6 shkurti, dita kur ndodhën tërmetet e tmershme në Turqi dhe Siri kanë realizuar një sërë aktivitetesh humanitare për të kontribuar sadopak në zonat e prekura nga tërmetet. Që nga 6 shkurti OKH “Merhamet”, ka mbështetur iniciativën e Matusitebit, ku nëpërmjet llogarisë së hapur donacionet bamirëse drejtoheshin në llogarin e hapur të “Matusiteb”-it. Gjithashtu, OKH “Merhamet”, ka qenë pjesëmarrëse edhe e iniciativës së Universitetit Ndërkombëtar Ballkanit në Shkup, iniciativë kjo ku u bë tubimi i ndihmave materiale për zonat e prekura të tërmetit në Turqi. Nënkryetari i TIKA-s, përgjegjës për Europë…
Para pak çastesh është goditur një këmbësor para hyrjes tek ura në Saraj, informon Klan M. Personi siç mëson Klan M është goditur nga një veturë Citoren, ndersa menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejt. Shoferi i veturës është ndalur dhe ka qëndruar në vendin e ngjarjes duke pritur policinë për të hetuar rastin e plotë. /KlanMacedonia/
Kim Mehmeti Është e frikshme, është poshtëruese për gjithë ne shqiptarët, videoja ku shihet dhuna që policia e Malit të Zi ushtron mbi profesor Petraq Milon. Ajo video shpalos shumëçka për ata që marrin vesh. Si për shembull atë se Mali i Zi mund ta ketë edhe kryeministrin edhe presidentin shqiptar, por antishqiptaria të mbetet ‘institucionale’ dhe e pa rrezikuar nga askush. Po, ajo video shpërfaq edhe të vërtetën se sa më i madh është përkushtimi i Kryeministrit të Shqipërisë për projektet serbo-ruse, si ai për ‘Ballkanin e Hapur’, aq më shumë forcohet bindja antishqiptare se ne nuk kemi ku…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës ndaj një polici, që ka ndodhur dje, në ora 04:55, transmeton TV21. “Në një kazino në rajonin e Qendrës, nëpunësi policor i Stacionit Policor në Qendër ka arrestuar D.P.(29) nga Krivo Pallanka, pasi ka rrahur policin gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, qëndron në njoftim.
Një ditë pasi djali i tij u shfaq në listën e prokurorëve të ardhshëm dhe ngjalli reagime në opinionin publik për ndikim të mundshëm politik si dhe nepotizëm, Talat Xhaferi sot arsyetoi djalin e tij, Barlet Xhaferin, me atë se edhe ai, ka të drejtë punësimi si gjithë tjerët. “Sa i përket çështjes së djalit që përmendet, s’do mend që unë si kryetar parlamenti dhe si bartës funksioni publik jam i vetëdijshëm se sensacioni është shumë më i lartë kur bëhet fjalë për anëtarë të familjeve të bartësve të funksioneve, konkretisht siç është tani”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i…
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka njoftuar se ka parandaluar hyrjen në shtet të 76 kg duhan, në një veturë me targa të Bosnjës, duke mos paguar taksat në vlerë prej 221.6 mijë denarë, transmeton TV21. “Nëpunësit doganorë në kufirin Bogorodicë, më datë 20.2.2023, në hyrje në shtet, gjatë kontrollit të veturës me targa të Bosnjës, kanë konfiskuar 76 kilogramë duhan për nargile, të paketuar në 135 pako nga 0.5 kg dhe 10 pako nga 1 kg. Malli është gjetur në hapësirën mbi gomën e majtë dhe të djathtë, në hapësirën ndërmjet ulëses së shoferit dhe të bashkudhëtaritt”, thuhet mes…
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Sarajit ku një veturë “Volkswagen” është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Pritet policia të arrijë në vendngjarje dhe të hetojë rastin e plotë. /KlanMacedonia/