Ky është momenti tragjik kur dy trenat përplasen kokë më kokë në Larisa të Greqi. Përplasja është kaq e fortë, sa menjëherë shpërthejnë flakët. Nga ajo që mund të shihet edhe në video trenat udhëtonin në të njëjtën hekurudhë, me shpejtësi prej 166 km/h, duke e bërë të pamundur shmangien e përplasjes. Të paktën 40 persona humbën jetën nga ky aksident fatal. 85 të tjerë mbetën të plagosur, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë. 66 nga të plagosurit ndodhen të shtruar në spital. Burime për Televizionin Klan konfirmuan se 9 prej tyre janë shqiptarë, ndër të cilët 2…
Author: Jeta almakos
Arrestohet i shumëkërkuari Dan Hutra, autor i dyshuar i vrasjes së tre grave sot në Tiranë dhe plagosjes së tre të tjerave. Kapja e tij është bërë në Sharrë. Në operacion ka marrë pjesë dhe RENEA. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua arma e krimit kallashnikov. Tri gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën në 3 vendngjarje të ndryshme, me vetëm 1 autor të dyshuar, 40-vjeçarin Dan Hutra. Pas kishte lënë qelinë 2 javë më parë, Hutra ka shkuar mesditën e të mërkurës në banesën e ish-të dashurës së tij, Marjana Gurakuqi, të cilën e ka plagosur…
Kërcënimet e rreme për vendosje të bombave janë shndërruar në përditshmëri të hidhur, ndërsa kohëve të fundit cak i kërcënuesve janë nxënësit e shkollave fillore. Përderisa prindërit thonë se nuk ka kushte për mësim online dhe nuk funksionon paltforma Tims,TVM 2 kërkoi sqarim nga numri një i dikasterit të Arsimit, Jeton Shaqiri. Sipas tij, ky problem është kompleks, për të është biseduar në qeveri, por edhe është dërguar shkresë deri te MPB për zgjidhjen e kësaj problematike. Një nga variantet që do t’i propozohet MPB-së është që para fillimit të mësimit shkollat të kontrollohen nga njësiti antiterror dhe nëse konstatohet…
Kur tashmë kemi përbërje të kompletuar të Qeverisë, siç paralajmërova publikisht, jami të gatshëm sërish për dhënien e euroobligacionit me ato kushte që do të vlejnë në treg, por me procedurë më adekuate, tha sot ministri i Financave, Fatmir Besimi. Besimi, i cili merr pjesë në panelin “Strategji për mbajtjen e rritjes ekonomike në kohë të pasigurisë” në kuadër të Forumit ekonomik – Shkup, tha se kredibiliteti i politikave jep hapësirë që sërish të ketë kërkesë adekuate për letrat tona me vlerë. “Kredibiliteti i politikave jep hapësirë që sërish të ketë kërkesë adekuate për letrat tona me vlerë, respektivisht investime…
Me të hyrë në fuqi ngrirja e çmimit të bukës, tre organet mbikëqyrëse janë aktivizuar në terren. Inspektorati i Tregut, Inspektorati i Punës dhe Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë kanë mobilizuar 250 inspektorë për ti verifikuar shitësit me pakicë. Sipas burimeve të Alsat, organet kompetente për rregullimin e konkurrencës në treg kanë dhënë tre ditë afat për prodhuesit e mëdhenjë të produkteve të brumit që nëse vazhdojnë më kryeneqësinë e tyre, do të zëvendësohen me furrtarët më të vegjël për furnizim me bukë. Zyrtarët thanë se janë katër kompani “oligarkë” të cilët operojnë në Shkup dhe rrezikojnë të mbyllen, që…
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Lubomir Fërçkoski, thotë se është e rëndësishme që në raportet e KB-së ekziston pakicë maqedonase në Bullgari dhe se qëndrimi bullgar në lidhje me kjo çështje nuk ka ndikim. Sipas Fërçkoskit, bëhet fjalë për fakte dhe jo për deklarata politike, nëse ka apo jo një pakicë të caktuar. “Është fjala për fakte që përcaktohen me raportet ndërkombëtare dhe shkrimet faktike të organizatave ndërkombëtare. Ndërsa faktet janë se një pjesë e raporteve të KB-së shënojnë se ekziston kjo pakicë, një pjesë e raporteve të Departamentit të Shtetit, një pjesë…
Nuk ka rritje të çmimeve të barnave nga lista pozitive, nënvizojnë nga Ministria e Shëndetësisë për AIM, duke u përgjigjur në pyetjen se a shtrenjtohen barnat që janë nën mbulim të Fondit të Shëndetësisë. “Bëhet fjalë për barna OTC, gjegjësisht barna që jepen ose shiten pa recetë të mjekut, në barnatore ose në dyqane me pakicë. Çmimet e këtyre barnave në treg, formohen lirisht dhe nuk janë objekt rregullimi, sipas rregulloreve pozitive në fushën e barnave”. “Në këtë kategori përfshihen produkte të tilla si kombinimi i vitaminave, mineraleve, preparatet për trajtimin e simptomave të dhimbjes, hundëve të zëna, etj. Pra,…
Në pajtim me Kodin Zgjedhor, çdo gjashtë muaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikisht u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe nëse konsiderojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim. Duke e pasur parasysh këtë, KSHZ-ja sot e bëri thirrjen publike për verifikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore. Të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të bëjnë shqyrtim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, atë do të mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve http:…
Një 37 vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia pasi paraprakisht kishte tntuar t’i sulmojë zyrtarët policorë që po kryenin detyrat e punës, përcjell KlanM. Ndaj tij, siç thonë nga MPB, do të ngrihet kallëzimi përkatës pasi të hetohet dhe të zbardhet rasti në tërësi. “Me 1 Mars 2023 në ora 00:05 në rrugën ‘Kozle’, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Karposh e kanë privuar nga liria B.A (37) nga Tetova, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare”, thonë nga MPB./KlanMacedonia
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në kuadër të Forumit Ekonomik, që mbahet sot në Shkup, një nga takimet më të mëdha rajonale, në organizim të Forumit Ekonomik nga Delfi, Greqia dhe Asociacioni i Biznesit të Greqisë në Maqedoninë e Veriut, në partneritet dhe bashkëpunim me kompanitë vendase. Në takim, dy kryeministrat biseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, për të cilat bashkërisht u konstatua se janë në vazhdimësi miqësore dhe pa çështje të hapura. Kovaçevski dhe Abazoviq shkëmbyen mendime rreth thellimit të mëtejmë të…
Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27. 2.2023 solli vendim për donacion të mjeteve financiare Qeverisë së Republikës së Turqisë, për rajonin e prekur nga tërmeti i 6 shkurtit të vitit 2023. Me këtë vendim, Universiteti i Tetovës ka ndarë 10.000 euro në kundërvlerë në denarë nga mjetet financiare vetanake.
Një tjetër tërmet është shënuar në Shqipëri, pas lëkundjeve në Elbasan. Kësaj here, në orën 19.47, me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter është ndjerë pak momente më parë në Shqipëri. Por ndryshe nga herën e parë, kësaj herë epiqendra ka qenë në Detin Adriatik me thellësi 5 km.