Author: Jeta almakos

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se po punohet në identifikimin e autorëve të vrasjes së dyfisht që ndodhi në Shkup më 6 mars në lokalin Shisha. “Kemi avancuar në hetim, por nuk mund të jap detaje. Në kornizën e hetimit përfshihen edhe informacionet nga kolegët në Holandë”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Ndryshe, gjatë ditës së sotme mediat në Holandë kanë shkruar për njërin nga të vrarët Enes Iseini. Sipas tyre autoritetet holandeze e kanë ndjekur penalisht Enes Iseinin për pjesëmarrje në vrasjen e një shtetasi të Kolumbisë më 16 shkurt të vitit 2021 në Bergen të Holandës.…

Lexo më Shumë

Për mua përkatësia etnike nuk është profesion, kushdo që i plotëson kriteret profesionale që fitohen me njohuri, përvojë, përkushtim dhe punë mund të jetë kryetar i Qeverisë, sidomos në mandat teknik. Kishim edhe një kryeministër që ishte vlleh dhe i përballoi me sukses sfidat. Prandaj mendoj se kjo është diçka që është bërë publike para tre viteve”, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në paraqitjen e tij në ditarin qendror të televizionit “Sitel”, Kovaçevski tha se çështja e zgjedhjeve të parakohshme është mbyllur dhe se në vitin 2024 fillimisht do të mbahen zgjedhjet presidenciale, e më pas ato të rregullta parlamentare.…

Lexo më Shumë

“Ne i kemi shërbyer dhe i shërbejmë Ali Ahmeti për 20 vjet. Ne kemi komunikim, por nuk merremi vesh. Problemi është se ne nuk kemi hasmëri, por kemi dallime politike”. Kështu u shpreh Izet Mexhiti nga Grupi i zjarrit teksa u përgjigj se a janë për unitet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Megjithatë, tregoi se ku qëndron problemi se nuk po ndodh ky unitet përskaj thirrjeve të vazhdueshme. “Ne nuk jemi si Artani që ditën shtron dorën e pajtimit, kurse në mbrëmje shkarkon ata që mendojnë ndryshe ose që nuk pajtohen me zotëri Grubin”, tha Mexhiti nga Tetova, transmeton…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur kryeministrit Dimitar Kovaçevski, pasi ky i fundit e krahasoi me nipin e tij, të mos përfshijë familjen në batuta politike pa shije, duke dashur të ofendojë liderin e opozitës. “Jam i sigurt që nipit të tij do t’i vijë turp për atë që po i bën xhaxhai. Uroj që ai të rritet si një maqedonas krenar dhe i fortë, e kundërta e asaj që është xhaxhai i tij. Të luftojë dhe ta dojë atdheun e tij Maqedoninë dhe të mos lejojë atë që Dimitar Kovaçevski ia bën sot Maqedonisë”- ka shkrua…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rritur pagën minimale nga 18.000 në 20.175 denarë apo në rreth 330 euro, ndërsa nga muaji prill do të rriten edhe pensionet për 8.4 për qind. Rrogën minimale kryesisht e marrin të punësuarit në industrinë e tekstilit, konfeksionit dhe lëkurës. Ky sektor përfshin rreth 35.000 punëtorë që përbëjnë rreth 32 për qind të të gjithë punonjësve në sektorin e prodhimtarisë ose rreth 6.7 për qind të numrit të përgjithshëm të punonjësve në Maqedoninë e Veriut. Rroga mesatare, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës, ka arritur në rreth 33.000 denarë apo në 550…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk planifikon të nënshkruajë asgjë” në takimin e 18 marsit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një fjalim drejtuar kombit të enjten pasdite, Vuçiç tha se “nuk ka ende një draft të asaj që do Bashkimi Evropian” në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë. “Ne e kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin. Nuk kemi marrë ende asgjë nga Brukseli dhe ai dokument ende nuk ekziston”, tha Vuçiç. Kurti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar zbatimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka dashur ta komentojë fushatën e re të BDI-së në opinion për Kryeministrin shqiptar. Për Kovaçevskin bëhet fjalë për marrëveshje koalicioni dhe nuk ka asgjë kontestuese. “Kryeministri shqiptar nuk është diçka e re. Kjo është publikuar në vitin 2020, pas zgjedhjeve, me pjesëmarrje të Zaevit dhe Ahmetit pas fitores së LSDM-së dhe me BDI-në formoi Qeverinë. Kështu do të jetë edhe në vitin 2024 kur LSDM-ja do të fitojë dhe do të formojë Qeveri. LSDM respekton marrëveshjet e koalicionit”, tha Dimitar Kovaçevski. Për VMRO-DPMNE-në nuk ka dilema. VMRO-DPMNE është gati të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare,…

Lexo më Shumë

Policia e Velesit bën me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm një shtëpi në rrugën “Kole Cvetkov” në Veles ka marrë flakë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pronari i saj M.C.(58) nga Velesi. “Me datë 16.03.2023 në orën 04:27 në Stacionin Policor në Veles është lajmëruar se në një shtëpi në rrugën “Kole Cvetkov” në Veles ka shpërthyer zjarri dhe është gjetur i vdekur pronari M.C.(58) nga Velesi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Velesi, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Velesi”- thuhet në raportimin e policisë.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme policia me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në Resnjë dhe Manastir, ku janë gjetur armë dhe municione. Nga MPB njoftojnë se tre persona janë thirrur në stacion të policisë për rastin në fjalë dhe se me ta është bërë bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë kallëzime përkatëse. “Në fshatin Ezerani të Resnjës, në shtëpinë e G.A. (44) nga fshati Ezerani, janë gjetur 19 copë municion të kalibrit të ndryshëm. Gjatë kontrollit në një shtëpi në fshatin Çapari të Manastirit, në pronësi të J.M.(29) nga fshati Çapari janë gjetur dhe…

Lexo më Shumë

Me vota 41 PRO, 58 kundër dhe 1 abstenim, nga gjithsej 99 deputetë të pranishëm në sallë nuk kaloi Propozimi i Ligjit për amnisti e të dënuarve të “27 Prillit”, bëri të ditur avokati Janaki Mitrovski, ekipi juridik i të cilit bashkë më zyrën e avokatëve Peshevski dhe Timovski e parashtruar këtë iniciative në Kuvend. Është hedhur në votim nëse kjo pikë duhet të jetë në rendin e ditës së Kuvendit, por nuk ka pasur vota të mjaftueshme nga deputetët që të kalojë, kështu që kjo nismë përfundon këtu. Kjo nismë ka nisur kohë më parë dhe VMRO-DPMNE e ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Alexander Soros. Grubi ka shpërndarë në rrjetin social disa fotografi nga takimi i sotëm teksa ka treguar dhe temat për të cilat kanë diskutuar. Statusi i plotë: Bashkëbisedim miqësor mbi situatën aktuale politike, perspektivën europiane të vendit dhe mbarë rajonit me filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, z. Alexander Soros.

Lexo më Shumë

Deputeti i ASH-së Syrija Rashidi nga sot do të drejtojë Shoqërinë Aksionare MEPSO, si rezultat i marrëveshjes për shumicën e re qeveritare. Në vend të tij në ulësen e Kuvendit do të vijë Remzi Mehmedi nga e njëjta parti, informon Klan Maqedoni. “Sot pranova detyrën e Drejtorit të SH.A. nga drejtori paraprak, Orhan Murtezani, të cilin e falenderova për mikpritjen dhe punën e deritanishme. Mbetem i përkushtuar që si edhe në obligimet e deritanishme publike, të punoj me nder dhe në shërbim të qytetarëve e të vendit”, ka shkruar Rashidi në rrejtin social “facebook”. Rashidi ishte deputet i Aleancës për…

Lexo më Shumë