Lideri i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur kryeministrit Dimitar Kovaçevski, pasi ky i fundit e krahasoi me nipin e tij, të mos përfshijë familjen në batuta politike pa shije, duke dashur të ofendojë liderin e opozitës.
“Jam i sigurt që nipit të tij do t’i vijë turp për atë që po i bën xhaxhai. Uroj që ai të rritet si një maqedonas krenar dhe i fortë, e kundërta e asaj që është xhaxhai i tij. Të luftojë dhe ta dojë atdheun e tij Maqedoninë dhe të mos lejojë atë që Dimitar Kovaçevski ia bën sot Maqedonisë”- ka shkrua Mickoski në profilin e tij në fejsbuk.