Author: Jeta almakos

MPB njofton se policia ka ndaluar një 52-vjeçar, pasi në automjetin e tij janë gjetur tapeta dhe qilima pa dokumentacion përkatës. “Më 15.12.2025, oficerët e policisë në kuadër të Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion në zonën e SPB Ohër, më saktësisht në vendin e quajtur Podmolje, kanë ndaluar A.J. (52) nga Shkupi. Përkatësisht, pasi u ndalua një automjet mallrash “Ford Transit” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J., gjatë një kontrolli të automjetit në ndarjen e bagazhit, u gjetën 300 qilima dhe tapete, pa dokumentacion përkatës. Personi u ndalua, ndërsa automjeti dhe mallrat iu konfiskuan. Pasi rasti të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, shpreh fillimisht ngushëllimet më të sinqerta për prindërit. “Me qëllim të përcaktimit të rrethanave dhe sqarimit të plotë të rastit, ministri Azir Aliu ka iniciuar një mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pas së cilës do të vijojë edhe një mbikëqyrje profesionale. Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me inspektoratin, do të veprojë në mënyrë profesionale, të specializuar dhe transparente, me qëllim informimin e saktë dhe objektiv të opinionit publik mbi rrethanat e këtij rasti, si…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani edhe sot ka reaguar lidhur me ligjin për përfaqësim të drjtë dhe adekuat. Osmani thotë se ky ligj është shembull klasik i mashtrimit politik. Ja dhe postimi i tij i plotë: I ashtuquajturi propozim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është shembull klasik i mashtrimit politik. Shumë fjali t’bukura, shumë “vullnet të mirë”, por asnjë garanci reale. Ligjet nuk bahen për njerëz me qëllime të mira, ligjet bëhen pikërisht kur vullneti i mirë mungon, për t’i mbrojt qytetarët nga padrejtësia dhe arbitrariteti i pushtetit. Dhe këtu është dallimi thelbësor me Balancuesin. Balancuesi ishte instrument…

Lexo më Shumë

Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022. Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro. Në…

Lexo më Shumë

Qeveria nuk do të hyjë në procesin e ndryshimeve kushtetuese pa përmbushur dy kushte kryesore, tha kryeministri Hristijan Mickoski. “Është e rëndësishme që dy gjëra të mbeten konstante dhe të pandryshueshme. Së pari, duhet të kemi garanci të qarta nga Këshilli Evropian, se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë të paprekshme dhe se kur Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së, gjuha maqedonase do të jetë zyrtare. Gjithashtu, procesi duhet të zhvillohet në bazë të kritereve të Kopenhagës, pa çështje të reja dypalëshe”, thekson Mickoski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel. Kushti i dytë, sipas tij, është përmbushja e detyrimeve nga fqinji…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, deklaroi se kandidatura e tij gëzon mbështetjen e plotë dhe unanime të të gjithë liderëve të VLEN-it. Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Bejta mohoi ekzistencën e ndonjë konflikti brenda koalicionit, duke theksuar se qëndrimi i liderëve ka qenë i përbashkët në përkrahje të tij. “Nuk ka asnjë konflikt. Të gjithë liderët e VLEN-it kanë qenë unikë në përrahjen e kandidaturës sime për kryetar të komunës së Gostivarit. Jam i mbështetur nga të gjithë liderët e VLEN-it dhe kërkoj votën e partive që e përbëjnë VLEN-in, por edhe…

Lexo më Shumë

Ish shefi i Avokaturës Shtetërore, Femi Stafa që u arrestua mbi dyshimet për ndikim të paligjshëm në favor të interesit material, gjatë viteve e kanë karakterizuar disa veprime që krijojnë bazë për ndeshje me ligjin. Stafa sa ishte Avokat i Shtetit i zgjedhur në atë pozitë në vitin 2018 më mbështetjen e partisë Alternativa, kishte ngritur disa herë pluhur kundër ish prokurorëve special Artan Ajro dhe Gavrill Bubevski. Akuzat dhe sulmet e tij kishin ardhur mu në kohën kur Prokuroria e krimit të organizuar kishte hapur lëndë kundër Stafës për veprimet e tij në kundërshtim me ligjin në rastin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV Sitel, duke folur për vonesat e pagesës së ndihmës sociale, theksoi se Qeveria nuk do të lejojë keqpërdorime, pasi siç tha, ka pasur raste që kanë marrë 60-65 mijë denarë në muaj për arsye të ndryshme. “Situata është e qëndrueshme, por duhet të mësojmë rendin dhe disiplinën. Paratë nuk mund të shpenzohen spontanisht dhe buxheti nuk mund të thithet dhe mjelet përmes faturave të rreme. Kur bëhet fjalë për ndihmën sociale, ka shumë raste ku ndihma sociale, dhe ne tashmë po i analizojmë, merret për disa arsye. Kemi përfitues të ndihmës sociale…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup ka rrit dënimin me burg të Vasill Jovanovit në 13 vjet. Jovanov u dënua në shkallën e parë me 12 vjet burg për “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Ai në janar të këtij viti, duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91km/orë, pa patentë shoferë dhe nën ndikimin e alkooolit, ka kaluar në semafor të kuq në vendkalimin për këmbësor dhe goditi Frosina Kulakovën, e cila ka vdekur në vendngjarje. “Gjykata e Apelit në Shkup në interes të publikut dhe mediave informoi se, duke vepruar sipas lëndës penale KZH-696/25, pas…

Lexo më Shumë

Durmish Behluli, shefi i Durmo Tours, i dënuar për tragjedinë e Laskarcit, kërkon një shtyrje të re të dënimit të tij me 10 vjet burg. Gjykatësi Kjerko Mihajloski i tha Telmës se të premten, gjykata e Gostivarit mori një kërkesë së bashku me një raport nga një mjek specialist, sipas të cilit Behluli duhet të pushojë pas operacionit, të paktën 20 deri në 30 ditë pas operacionit që iu nënshtrua më 1 dhjetor, raporton Portalb.mk. Mihajloski tha se nesër do të marrë përsëri një deklaratë nga mjeku që operoi Behlulin për një hernie testikulare në spitalin e Tetovës dhe do…

Lexo më Shumë

Siç mëson jozyrtarisht Almakos nga burimet e saj, VLEN dhe VMRO-DPMNE duke vendosur para së gjithash interesin e qytetarëve, bisedojnë me intensitet të madh që të arrihet një marrëveshje për ndarjen e pozitave komunale. Siç thotë burimi i Almakos, bisedohet që VLEN të marrë postin kyç që është sekretari i Komunës, pozitë që mbahej nga LSDM, ndërsa VMRO-DPMNE ta ketë kryesuesin e Këshillit Komunal. Në Komunën e Strugës janë në proces edhe emërimet dhe zgjedhjet e funksionarëve të tjerë të institucioneve komunale, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti./Almakos/

Lexo më Shumë

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që do të konfirmojë vazhdimin e rënies politike. Pas disfatës së rëndë në zgjedhjet lokale, BDI ndodhet përballë një prove historike, ku ndryshimet rrënjësore në strukturën e ngushtë drejtuese paraqiten si kushti kryesor për mbijetesë dhe rikthim të fuqishëm. Edhe pse Ali Ahmeti do të vazhdojë ta drejtojë partinë e dalë nga Lufta, portali TS mëson lideri i BDI-së e ka kuptuar se pa largimin e figurave të konsumuara dhe të komprometuara në sytë e opinionit publik,…

Lexo më Shumë