Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani edhe sot ka reaguar lidhur me ligjin për përfaqësim të drjtë dhe adekuat.
Osmani thotë se ky ligj është shembull klasik i mashtrimit politik.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
I ashtuquajturi propozim ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është shembull klasik i mashtrimit politik.
Shumë fjali t’bukura, shumë “vullnet të mirë”, por asnjë garanci reale.
Ligjet nuk bahen për njerëz me qëllime të mira, ligjet bëhen pikërisht kur vullneti i mirë mungon, për t’i mbrojt qytetarët nga padrejtësia dhe arbitrariteti i pushtetit.
Dhe këtu është dallimi thelbësor me Balancuesin. Balancuesi ishte instrument konkret për zbatimin e amandamentin 6 të Kushtetutës, jo deklaratë politike.
I ka mbrojtur të gjitha komunitetet, në çdo nivel. I ka mbrojt maqedonasit që në asnjë institucion të mos bien nën përqindjen e tyre në shtet, edhe aty ku nuk janë drejtues. I ka mbrojt shqiptarët, turqit, romët, vllehët.
Ia hiqte drejtuesve të institucioneve mundësinë të zgjedhin njerëz sipas preferencave etnike apo politike dhe i ka detyru t’i nënshtrohen një mekanizmi objektiv, ligjor dhe të automatizum, duke respektu plotësisht proceset e përzgjedhjes profesionale dhe meritokratike.
Balancuesi nuk e ka anashkalu meritokracinë, përkundrazi, e ka mbrojt nga kapja politike.
Heqja e Balancuesit është si heqja e klauzulës së inkluzionit në çdo shtet evropian.
Nuk është modernizim, është regres institucional. inkluzioni nuk është opinion dhe as modë ideologjike, është standard i përfshirjes dhe funksionimit të institucioneve moderne.
Më e rëndësishmja, Balancuesi ka vepru para punësimit, ex ante, e ka parandalu shkeljen, nuk e ka regjistru pasi është bë dëmi.
E ka kthy barazinë nga vullnet i lirë në detyrim kushtetues.
Ky propozim ligj i ri e bën të kundërtën. E zhvendos barazinë nga e drejtë në dëshirë, nga obligim në politikë publike, në një shoqëri me paragjykime reale etnike.
Dhe kur ligji len hapësirë, padrejtësia gjithmonë e shfrytëzon.
Prandaj ky ligj nuk duhet të kaloj.
Është paketim i një çmontimi, me titull të bukur dhe përmbajtje bosh.
Data 10.11.2026
Aktuale
- Flora Kadriu zgjidhet kryetare e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
- Kurti: Njohja e Kosovës, një domosdoshmëri për Serbinë e re
- Alarmi i sigurisë rrugore: 93 jetë të humbura në 10 muaj
- Qoku: Fjalën e dhënë e kthejmë në vepër,jurisprudenca tashmë flet shqip!
- Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!
- Anthropic në rrugën për një IPO historike prej 64.4 miliardë dollarësh
- 10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin
- Analiza/ Bashkim për një fitore të vonuar



