Author: Jeta almakos

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Drejtorja e Përgjithshme e Drejtorisë për Treg të Brendshëm, Industri, Ndërmarrësi dhe Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme të Bashkimit Evropian Kesrtin Jorna, sot nënshkruan marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendin tonë në Programin e Tregut të Përbashkët të Bashkimit Evropian. Programi i Tregut të Përbashkët ofron një set të plotë shërbimesh për të forcuar dhe mbështetur administrimin dhe funksionimin e Tregut të të Përbashkët. Ky program është një program modern, i qartë dhe i adaptueshëm që ndërthur një gamë të gjerë aktivitetesh. “Programi i Tregut…

Lexo më Shumë

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot ka marrë pjesë në hapjen e panelit të diskutimit “Mjedisi dhe transformimi kulturor”, të organizuar nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” dhe Universiteti i Tetovës. Në fjalën e tij para ekspertëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, Rektori i UT-së, është shprehur se institucioni që ai e udhëheq i kushton rëndësi të veçantë ndërtimit të një kulture të bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë drejtim, ai veçoi shënimin në Universitetin e Tetovës të 22 Prillit – Ditës Botërore të Tokës, ku u zhvilluan disa ligjërata, me qëllim për t’u vetëdijesuar dhe…

Lexo më Shumë

KOVAÇEVSKI: GJITHÇKA KONFORM MARRËVESHJES, S`KA PENALITETE” Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut para dy ditëve, kompanisë që realizon Korridorin 8 dhe 10D tashmë I ka paguar shumën prej 120 milion euro, njofton KlanM. “Kam informacione të sigurta se para dy ditëve nga arka në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërote janë transferuar para përmes Ministrisë për Transport, rreth 7 miliardë e 250 milion denarë – rreth 120 milion euro. Këto mjete supozoj se tashmë ka hyrë në llogarinë e kompanisë që ndërton pjesë të Korridorit 8 dhe 10D” – tha Hristijan Mickoski. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se…

Lexo më Shumë

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetasit S.S.(39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat penale “përfaqësim i rremë” nga neni 391 dhe “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 i Kodit Penal. Gjatë identifikimit nga ana e zyrtarëve policorë, i akuzuari është paraqitur rrejshëm si punonjës i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka përdorur letërnjoftim të rremë zyrtar për atë pozicion që pretendonte se mbante.

Lexo më Shumë

Sot Ministria e Punës e Gjermanisë duhet të bëjë një dispozitë sipas së cilës 50 mijë persona në vit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të mund të punësohen dhe të vendosen në Gjermani. Berlini ka lejuar më parë 25.000 njerëz nga Ballkani Perëndimor të emigrojnë në Gjermani në vit, kështu që kjo shifër do të dyfishohet në të ardhmen. Ministria gjermane e Punës do të zgjasë sot të ashtuquajturin rregull në Ballkanin Perëndimor me një vit, raporton Deutsche Welle. Sot në Bundestag deputetët do të diskutojnë propozimin për një ligj të ri për emigracionin që do të rregullonte më…

Lexo më Shumë

Më shumë se 3,500 njerëz nga më shumë se 35 vende, duke përfshirë shumë turq, kanë ikur në Etiopi për t’i shpëtuar konfliktit në Sudan, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së (IOM). Për shkak të rritjes së numrit të të ardhurve nga Sudani, IOM vuri në dukje se ka rritur praninë e saj në zonën kufitare të Metema, e cila ndodhet në veriperëndim të Etiopisë, në rajonin Amhara, ku ka një arterie që lidh vendin në kryeqytetin sudanez Khartoum. Më shumë se 40% e njerëzve që gjetën strehim në Etiopi janë turq, ndërsa 14% janë etiopianë, tha për AFP…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar sot se është kapur dhe arrestuar një i burgosur që ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës, përcjell KlanM. Bëhet fjalë për një 29 vjeçar nga Gostivari. “Më datën 26.04.2023 rreth orës 15:15 minuta në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 29-të vjeçarin Z.I. nga f. Debreshë-Gostivar. Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tre vjetëve për vepra penale të kryera në bazë të nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal, kurse është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhëresës gjyqësore…

Lexo më Shumë

Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe akuzat e ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja palëve për mospërmbushje të detyrimeve ndërkombëtare, përshkuan debatin e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Debati u zhvillua mbi një raport të Misionit të OKB-së për situatën në Kosovë, nga tetori i vitit të kaluar që përfshinë tensionet që përfshinë veriun e Kosovës. Të dyja palët e kritikuan raportin si të paplotë, por ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të vazhdojë të funksionojë, ministrja…

Lexo më Shumë

Sofja dhe Shkupi nuk do ta shënojnë së bashku 120 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit më 4 maj, deklaroi sot ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov. Në konferencën për mediat në Sofje, siç raportojnë mediat bullgare, Millkov tha se nuk është arritur marrëveshje me Republikën e Maqedonisë së Veriut për shënimin e përbashkët të vdekjes së Dellçevit më 4 maj, edhe pse kishte marrëveshje të tilla dhe praktika në vitet e kaluara. “Do ta shënojmë në Bullgari në qytetin e Goce Dellçevit me pjesëmarrje të nivelit më të lartë. Në këto festime janë të mirëseardhur edhe përfaqësues…

Lexo më Shumë

Autoritetet as nuk mohojnë dhe as nuk duan të konfirmojnë, nëse dhe sa para janë transferuar në llogarinë e Behtel dhe Enka deri më tani. Alsat i kërkoi drejtorit të NPRRSH Ejup Rustemi të shpjegojë se si do të shkojë pagesa e parave që konsorciumi turk do ti marrë këtë vit, por nga Ndërmarrja Publike u përgjigjën me shkrim, sepse Rustemi nuk ishte në gjendje të jepte deklaratë para kamerave. Dhe në vend të përgjigjeve që janë në interes të publikut, ne morëm të dhëna të pakta që publiku i di tashmë një muaj. “Bazuar në obligimet e Marrëveshjes, dhe…

Lexo më Shumë

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhuruar libra për Bibliotekën shqipe të Manastirit. Osmani është në një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Në një ceremoni të mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Osmani ka dhuruar një kontingjent librash Bibliotekës shqipe të Manastirit, që është në themelim e sipër.Osmani ka përgëzuar nismëtaren Emira Selimi për punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm për hapjen e bibliotekës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Manastirit. Tutje, presidentja ka potencuar se kjo iniciativë studentore nuk do të mund të ndodhte në ndonjë qytet më adekuat se ai i Manastirit, aty…

Lexo më Shumë

Me përkushtim, solidaritet, bashkëpunim dhe kreativitet do të sigurojmë stabilitet dhe prosperitet në kushtet aktuale, tha presidenti Stevo Pendarovski para pjesëmarrësve të edicionit të 12-të të Samitit Maqedonia 2025, në të cilin në dy ditët e kaluara mbi 500 pjesëmarrës – liderë, biznesmenë, investitorë, ndanë informacione, përvoja dhe njohuri dhe hodhën bazat për bashkëpunim dhe projekte. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë për zhvillimet ekonomike, mundësitë dhe potencialet e investimeve, teknologjitë e reja, si dhe zgjidhjet inovative dhe kreative të biznesit. Pendarovski shprehu besimin se si rezultat i agjendës intensive dyditore në të ardhmen e afërt do të jemi dëshmitarë të…

Lexo më Shumë