EVN Home, gjatë kësaj jave, do t’i propozojë Komisionit Rregullator për Energji që çmimi i energjisë elektrike të rritet me rreth 6 për qind nga 1 janari 2026. Në përllogaritjet e furnizuesit universal është përfshirë edhe çmimi i ri prej 65 euro për megavat-orë, me të cilin ESM do t’ia shesë energjinë elektrike EVN Home nga viti i ardhshëm. Sipas informacioneve të EVN Home për televizionin Telma, pasi të mblidhen të gjitha kostot dhe të aplikohet marzhi prej 9,9 për qind për furnizuesin universal, rezulton një rritje e përgjithshme e çmimit për amvisëritë, me përfshirjen e tarifës së rrjetit, mesatarisht…
Author: Jeta almakos
Drejtoria e Doganave pajiset me një sistem për analizën e rrezikut dhe ruajtjen e të dhënave që pritet të përmirësojë kontrollin e tregtisë dhe të parandalojë përpjekjet për krim dhe ekonominë gri. Ky sistem është një grant nga Republika e Koresë në shumën prej 4.75 milionë dollarësh, i cili u promovua sot. “Të gjitha të dhënat mbi të gjitha importet, eksportet, tranzitin, të dhënat mbi mallrat e akcizës, i gjithë regjistri i sekuestrimeve, akuzat për kundërvajtje dhe penale janë integruar në Sistem ku analizohen me mbështetjen e inteligjencës artificiale të përparuar. Në të njëjtën kohë, ai ofron të dhëna mbi…
Sipas të dhënave në kohë reale nga “IQAir”, kompani me bazë në Zvicër që monitoron cilësinë e ajrit në botë, Shkupi dhe Sarajeva janë renditur ndër qytetet e mëdha me ajrin më të ndotur globalisht, transmeton Anadolu. Në listën e qyteteve të mëdha me indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit (AQI), Sarajeva ndodhet në vendin e dytë në botë, me një nivel të lartë të grimcave PM2.5, që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin. Në këtë renditje, kryeqyteti i Bosnjë dhe Hercegovinës është e radhitur vetëm pas qytetit Lahore në Pakistan. Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, renditet gjithashtu…
Gjuha shqipe – përdorimi dhe mos përdorimi i saj ështē bërë mollë sheri mes pozitës dhe opozitës. Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari kritikoi Kuvendin për shkelje ligjore dhe mos përdorim të shqipes. RINA AJDARI, DEPUTETE E FRONTIT EUROPIAN “Materialet nuk janë të përkthyera ka një kohë të gjatë që materialet nuk përkthehen në gjuhën shqipe dhe ne e kemi adresuar këtë si problematikë edhe deri tek shërbimet edhe deri tek ju si kryetar i Kuvendit. Të gjitha materialet të cilat janë vendosur sot në rend dite në seancë, nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe. Të gjitha të na…
Debat i nxehtë për Propozim ligjin për Përfaqësim të Drejtë mes partive shqiptare të pushtetit dhe opozitës. Nga VLEN theksojnë se për herë të parë përfaqësimi i drejtë nuk do të varet më nga vullneti politik i qeverive apo nga marrëveshjet partiake, por do të rregullohet përmes një ligji të qartë, të detyrueshëm dhe të mbikëqyrshëm. “Për të njëjtin ligj, mendim pozitiv ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, autoriteti më i lartë evropian për çështje kushtetuese dhe juridike. Kjo e rrëzon përfundimisht propagandën e BDI-së, e cila për vite fliste për përfaqësim, por kurrë nuk pati guximin, vullnetin dhe ndershmërinë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi ka pësuar “një dëm të madh” pas vendimit të kompanisë “Affinity Partners”, në pronësi të Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, për t’u tërhequr nga projekti i ndërtimit të një kompleksi luksoz në Beograd. Projekti, me vlerë të paktën 750 milionë euro, ishte planifikuar në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, dhe parashihte ndërtimin e një kompleksi banimi dhe biznesi nën markën Trump. Vuçiq fajësoi protestuesit antiqeveritarë, opozitën dhe Prokurorinë për Krim të Organizuar për, siç tha ai,…
Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Bastri Dubova. Ai ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. “Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit! Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i…
Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të tyre për ushqim, shkruan euronews. Ushqimi është një nga shpenzimet më të mëdha familjare në Evropë, duke përbërë mesatarisht rreth 11.9% të shpenzimeve në të gjithë BE-në dhe duke u rritur deri në 20% në vende të tilla si Rumania. Çmimet e ushqimeve gjithashtu ndryshojnë shumë në të gjithë Evropën. Indeksi i nivelit të çmimeve të ushqimeve i Eurostat ofron një bazë të dobishme për krahasim. Nëse shporta mesatare e…
Spanja i është bashkuar pesë vendeve të tjera të Bashkimit Evropian duke i kërkuar shefes së politikës së jashtme të BE-së të marrë “të gjitha masat e mundshme” për të garantuar “hyrjen masive” të ndihmës humanitare në Gaza, transmeton Anadolu. Duke folur të hënën në Bruksel, ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se një letër i është dërguar Kaja Kallas përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së. “Spanja, së bashku me pesë vende të tjera të BE-së i ka dërguar letër Përfaqësueses së Lartë Kaja Kallas, duke i kërkuar asaj të sigurojë të gjitha ndihmat humanitare…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot se shënjestrimi i anijeve tregtare dhe civile në Detin e Zi nuk i sjell dobi askujt, duke iu referuar sulmeve të fundit të lidhura me luftën Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu. Duke iu drejtuar Konferencës së 16-të të Ambasadorëve në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se sulmet kërcënojnë sigurinë e lundrimit në Detin e Zi dhe se Ankaraja u ka përcjellë paralajmërime të dyja palëve (Rusisë dhe Ukrainës) për këtë çështje. Turqia më parë i ka quajtur të papranueshme sulmet ndaj anijeve brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike. Erdogani tha se “Turqia nuk ka zgjidhje…
“Për herë të parë, vetë prokurori pranon atë që e gjithë publiku e ka thënë – se Prokuroria Publike nuk mund të vazhdojë të funksionojë me legjitimitet të humbur, nën barrën e ndikimit politik dhe me drejtësi selektive”. Kjo u theksua sot në një konferencë për shtyp nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, në lidhje me dorëheqjen e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski. “Fakti që kjo dorëheqje po vjen vetëm tani, dhe jo që nga dita e parë kur ishte e qartë se institucioni ishte i kompromentuar, vetëm sa konfirmon më tej thellësinë e problemit dhe përpjekjet për muaj…
Ish-shefi i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi, i cili së fundmi kërkoi ndërprerjen e funksionit në Prokurorinë e Lartë Publike, ka komentuar dorëheqjen kryeprokurorit Lubço Kocevski, përcjell TV21. Ai ka adresuar serioze për gjendjen në Prokurori, duke theksuar se nën udhëheqjen e Lupço Kocevskit lëndët zvarriten qëllimisht dhe trajtohen pa një synim të qartë për të arritur në një vendim gjyqësor. “Ja, Kocevski dha dorëheqje – ky është karakteri i tij. Ai është një njeri gënjeshtar, pa as edhe një grimë vlerash morale. Për mua ishte e pashpjegueshme se si një profil i tillë njeriu, analfabet dhe që nuk…

