Sot, Zv.ministri Bekim Rexhepi së bashku me Zv.kryeministrin e parë, Artan Grubi dhe ministrin Blagoj Boçvarski sot ishin në inspektimin e punimeve në rrugën lokale Parashqevi Qiriazi ( Arhiepiskop Dositej ). Punimet zhvillohen me tempo të shpejt dhe parashikohet që të kryehen në kohë. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me realizimin e projekteve konkrete lokale në çdo komunë në vend tha zëvendësminitri Rexhepi. Ne si Qeveri respektivisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve mbetemi të përkushtuar në realizimin e projekteve kapitale lokale që kanë ndikim të drejtpërdrejt në përmirsimin e jetës së qytetarëve dhe jo vetem në realizimin e projekteve…
Author: Jeta almakos
Demokratët amerikanë dhe republikanët kanë rënë dakord për efektet negative të mediave sociale tek të miturit. Ata kanë paraqitur një projekt-ligj dypartiak në Senatin amerikan, “Akti i mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale”. Masa do të përcaktojë që fëmijët nën 13 vjeç janë të ndaluar nga rrjetet sociale dhe ata midis 13 dhe 17 vjeç kanë nevojë për pëlqimin e prindërve për të krijuar një llogari. Sipas ligjvënësve që propozuan ligjin, media sociale është përgjegjëse për përkeqësimin e krizës së shëndetit mendor në vend dhe gjithashtu ka kontribuar në rritjen e sjelljeve vetëvrasëse tek fëmijët dhe të rinjtë. Masa vjen…
Revista javore e gazetës Nju Jork Tajms, ka botuar sot një artikull të gjatë, ku zbulon lidhje të pretenduara të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me botën e krimit në Serbi. Artikulli përmban hollësi rreth krimeve të kryera nga një grup kriminal, udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Kolegu Artan Haraqija bisedoi me autorin e artikullit, gazetarin Robert F. Worth dhe profesorin amerikan, njohësin e hershëm të zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer të cilët thonë se Presidenti Vuçiç ka vënë nën kontroll gjithë levat e pushtetit në Serbi. Një artikull i gjatë, i publikuar…
Sipas llogaritjeve të OSBE-së, nga viti 2015 me gjasë janë disa qindra mijëra fëmijë që janë rrëmbyer nga Ukraina e janë dërguar në Rusi. Që nga viti 2015 me gjasë disa qindra mijëra të mitur janë marrë nga zonat e pushtuara në Ukrainë dhe janë dërguar në Rusi. Kjo deklaratë ka ardhur nga tre ekspertë të angazhuar nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE. “Duket se ka një plan, që fëmijët të asimilohen në stil të gjerë”, tha ekspertja e OSBE, Veronika Bilkova para mediave. Ekipi i ekspertëve deklaroi po ashtu, se ka pasur “një sërë shkeljesh kundër…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është lajm shumë i mirë fillimi i projektit për ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës moderne që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë. Krasniqi ka shkruar në Facebook se me një gjatësi prej 68 kilometrave, kjo autostradë me gjashtë korsi, do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në lidhjen, afrimin dhe fuqizimin e shqiptarëve të cilët jetojnë nëpër këto qytete. “Përgëzoj faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe…
Tre kryetarë për pesë muaj në Maqedoninë e Veriut janë ndërruar në institucionin më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, Këshillin Gjyqësor. Dy të parat, Pavllina Cërvenkovska dhe Vesna Dameva postin e lanë me akuza nga më të ndryshmet edhe atë nga ndikimet politike e biznesore, deri të drejtimi i gishtit kolegëve se e kanë shndërruar këtë institucion në anarki dhe vend që kënaqë apetitet e gjykatësve të korruptuar dhe politikanëve. Në momentin kur opinioni publik, sidomos ata të fushës së drejtësisë, prisnin që “puçistët” të cilët nxitën krizë të paparë më herët në këtë institucion të japin përgjegjësi, njëri…
Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiç, ka bërë të ditur në Twitter se ia ka dorëzuar dorëheqjen, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. Dorëheqja vjen pasi një nxënës i shkollës së mesme “Vladisllav Ribnikar” në Vraçar, ka vrarë tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe gjashtë nxënës tjetër, dhe mësuesi që ka qenë në klasë.
Gratë dhe burrat janë të barabartë, por ekziston diskriminim gjinor gjatë punësimeve dhe gratë shpeshherë janë viktima të mobingut. Kështu janë qëndrimet e qytetarëve gjatë hulumtimit të fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, njofton KlanM. Sipas anketës, 52.6% vlerësojnë se gratë dhe burrat në RMV janë të barabartë, respektivisht se kanë të drejta të njëjta për progres professional, edhe pse, sic percjell KlanM, nuk është e vogël përqindja e qytetarëve që janë t bindur në të kundërtën. 32.4% vlerësojnë se gratë dhe burrat nuk janë të barabartë. Sipas strukturës gjinore, 59.8% e burrave…
Një 45-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në polici pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij 70 vjeçe. Nga MPB shtojnë se i njëjti gjithashtu e ka kërcënuar nënën e tij. “Me datë 06.05.2023 në ora 18:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria M.Ç.(45) nga Shkupi pasi rreth orës 17:50 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht nënën e tij 70 vjeçare dhe e ka kërcënuar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Një 23-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tyre familjare. “Me datë 06.05.2023 në ora 18:50, zyrtarë policorë të SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.S.(31) nga Shkupi për shkak se rreth orës 18:30 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 23-vjeçar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare se sa armë ilegale ka në rajonin e Pollogut, nga aktiviteti i policisë dhe sasia e armëve pa leje të zbuluara, mund të thuhet se janë të shumta. Vitin e kaluar, me armë pa leje janë kapur 22 persona, ndërsa në 4 muajt e kaluar janë kapur 5 persona, transmeton Portalb.mk. “Në katër muajt e kaluar të këtij viti janë regjistruar 6 vepra të tilla penale, në të cilat janë përfshirë 5 persona, të cilët janë përfshirë me 3 kallëzime penale. Atyre janë gjetur dhe konfiskuar: 3 pistoleta, 1 pushkë gjuetie, 1 bombë dore…
Para 15 vitesh, kur u hap fakulteti i drejtësisë i disperzuar në Kërçovë kishte 500 student të regjistruar në vit, e sot numri i studentëve ka rënë në rreth 100. Situata është e njëjtë thuajse në të gjitha qytet ku ka fakultete ose degë të disperzuara fakultetesh. Profesor doktor Svetllana Vejlanoska thotë se së fundi ka filluar të rritet interesimi për të ndjekur studimet Master dhe doktor të shkencash. Këtë vit diplomojnë 65 studentë dhe 35 magjistra të drejtësisë. “Tre ose katër vitet e fundit numri i studentëve në ciklin e parë ka rënë në 100 student në gjeneratë d.m.th.…