Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi kjo e fundit do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare. “Bullgaria nuk ka asnjë pretendim ndaj Shqipërisë”, deklaroi zyrtarja e lartë bullgare, duke shtuar Tirana duhet të vijojë procesin e ndarë nga Shkupi. Për dy vite me radhë Shqipëria u bllokua në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian për shkak të vetos që Bullgaria vendosi ndaj Maqedonisë së Veriut.…
Author: Jeta almakos
A do të mbetet VMRO-DPMNE-ja me “Levicën” apo do të kyçet në bllokun evropian?! E ardhmja e vendit është në BE. Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit – thonë socialdemokratët duke dërguar mesazhe edhe për opozitën, njofton KlanM. “Përgjegjësia e 120 deputetëve është që të kyçen në procesin e reformave të rëndësishme për të ardhmen evropiane. VMRO-DPMNE duhet patjetër duhet të vendos nëse do të mbetet me “Levicën” pro-ruse në bllokun anti-evropian ose interesin shtetëror do ta vendos në vend të parë dhe do t`i bashkangjitet bllokut…
Me datë 20.05.2023 në ora 01:00 në një objekt hotelerik në rrugën “Boris Kidrich” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar shkupjanen S.J.(37) nga Saraj, Shkup, pasi e ka sulmuar fizikisht punonjësin respektivisht kamarierin T.K.(31) nga Tetova, njofton SPB e Tetovës. Pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.
Në një aksion të koordinuar të policisë është arritur të asgjësohet një grup i organizuar kriminal, që merrej me shitjen e drogës. Aksioni është kryer gjatë ditës së djeshme, në zonat e Shtipit, Koçanit, Vinicës e Berovës. Sipas MPB-së, grupi i dyshuar kriminal ka pasur mbështetje logjistike nga një punonjës policie nga Berova, i cili iu ka ndihmuar duke dhënë informacione. “Gjatë hetimeve penale në prill dhe maj të vitit 2023, tashmë janë siguruar prova dhe janë sekuestruar marijuhanë dhe amfetamina, për çka janë ndjekur penalisht dy persona në Shkup dhe një në Vinicë, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim”,…
Largohet nga puna punëtori që lejoi të miturin të hyjë në bastore Me xhirime të kurdisura dhe në mënyrë të ulët e të pamoralshme, dikush po përpiqet ta njollosë emrin e kompanisë “Mozzart”. Në këtë mënyrë ka reaguar kjo kompani për lojra fati, pasi Klan Maqedoni, publikoi një video ku shihet një i mitur duke “provuar fatin” në një nga aparatet në këtë bastore. “Pas bisedës me punonjësin dhe shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të objektit, është më se e qartë se e gjithë kjo situatë ishte e planifikuar paraprakisht për të dëmtuar kompaninë. Kur punonjësi ka vërejtur…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në një takim me qytetarë ka bërë një sërë akiuzash dhe krahasimesh për qeverisjes LSDM-BDI dhe projekteve të drejtuara prej tyre, përcjell KlanM. “Më duhet t’i përgjigjem kolegut Kaevski se VMRO-DPMNE është dashur të hipë në trenin evropian. VMRO-DPMNE ka kohë që ka hipur në trenin evropian, treni në të cilin lëviz LSDM është tren mallrash dhe ai tren është i ngarkuar me paratë e qytetarëve që po grabiten nga BDI dhe LSD. Ai tren drejtohet nga BDI-ja, ndërsa LSDM-ja qëndron vetëm në vagonin e saj dytësor. Se ai tren nuk ec nëpër binarët evropianë…
Një autobus i kompanisë “Galeb” nga Ohri është djegur tërësisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Kërçovës. Sipas policisë, në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në të, sepse ka qenë duke u parkuar. Në momentin kur shoferi ka vënë re flakët, ka braktisur menjëherë autobusin dhe ka lajmëruar zjarrfikësit që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajo që ka mbetur nga atobusi. “Autobusi i cili morri flakë është i linjës “Galeb” ka qenë duke shkuar për tu parkuar, nuk ka pasur pasagjer në autobus, gjatë lëvizjes në rrugë shoferi ka vërejt…
“Për shkak të politikave katastrofike të kuadrove jokompetente të LSD-së dhe BDI-së që udhëheqin sektorin e energjisë në 7 vitet e fundit qytetarët paguajnë rrymën 100% më shtrenjtë”, reagojnë nga VMRO-DPMNE pas paralajmërimit të LSDM-së që së shpejti do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektike. “Kthimi i tarifës ditore është një pikë në oqean, në krahasim me gjithçka që u kanë bërë keq qytetarëve të Maqedonisë. Tani është vonë që ata të bëjnë PR pasi i kanë varfëruar nqytetarët e thjeshtë ndërsa vetës dhe oligarkëve të tyre u kanë siguruar prona dhe para për tre breza”. Nga…
Pas paralajmërimit të BDI-së gjatë mbledhjes së mbrëmshme në Reçicë se 5 anëtarë të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim janë vetëpërjashtuar nga partia, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Grupit të zjarrit. Në reagim thuhet se ata nuk janë vetëpërjashtuar por se janë larguar në shenjë proteste nga mbledhja e asaj nate të 1 prillit dhe se e gjithë kjo është një lojë fjalësh për të hutuar publikun. Ata, po ashtu, akuzojnë Kryesinë e BDI-së se nuk jemi ftuar në mbledhjen e partisë si anëtar të Kryesisë, gjë që paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve…
VMRO-DPMNE nuk ndryshon qëndrim, nga partia opozitare thonë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. “Kur LSDM dhe BDI e kishin përkrahjen e shumë institucioneve, nga prokuroritë e tyre, gjykatat e tyre, atë e bënë me një qëllim, që ta robërojë popullin maqedonas, të nisen kundër VMRO-DPMNE-së, kundër kryesisë së VMRO-DPMNE-së dhe në fund të ndryshohet emri, të ndryshohet rendi kushtetues në Republikën e Maqedonisë. Tani vazhdojnë më tutje, vazhdojnë me ndryshime kushtetuese, që kjo çështje të mbetet aktuale, por nuk do të arrijnë.”, deklaroi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
Vrasja e nëntë nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd më 3 maj, nga një nxënës 13 vjeç, ka nxitur ndërmarrjen e masave për mbledhjen e armëve pa leje që posedojnë qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu është paralajmëruar edhe ashpërsimi i dënimeve për armëmbajtje pa leje. Vetëm gjatë javës së fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur dy vrasje me armë zjarri. Në qytetin juglindor maqedonas, Demir Kapi, një person ka vrarë fqinjin e tij dhe më pas është vetëvrarë. Ndërkohë, autoritetet gjyqësore në Shkup kanë shqiptuar një muaj paraburgim ndaj 14 personave, që dyshohet se janë anëtarë…
Informacionet fillestare thonë se falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, dëmet në objekt janë minimale dhe nuk kanë rezultuar në cenim të integritetit konstruktiv të urës, deklaroi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot në një konferencë për media e mbajtur në urën “Bellasica”. DANELLA ARSOVSKA, KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT “Përfitoj nga rasti për t’iu lutur të gjitha institucioneve që konsiderohen të prekura që të mos përhapin frikë dhe panik te qytetarët me pretendime të plota në lidhje me ndonjë dëmtim të pretenduar strukturor të urës”. Arsovska theksoi se Shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe ajo vetë që…